Lista/Partitë që drejtohen nga 9 deputetë ndëshkohen për fshehje financash! Gjobë edhe për subjektet politike të ‘Kaubojit’, Ngjelës, Sazan Gurit, Bojaxhiut e 75 kryetarëve të tjerë

Lista/Partitë që drejtohen nga 9 deputetë ndëshkohen për fshehje financash! Gjobë edhe për subjektet politike të ‘Kaubojit’, Ngjelës, Sazan Gurit, Bojaxhiut e 75 kryetarëve të tjerë

KQZ

Disa ditë më parë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, gjobiti rreth 100 parti politike me nga 1 mijë USD për refuzimin për të treguar burimet e financimit si dhe për mos deklarimi të raporteve financiare vjetore për vitin 2020. Në Shqipëri janë regjistruar 131 parti politike, nga të cilat vetëm 22 janë funksionale dhe reale. Sipas ligjit të vitit 2000 për partitë politike, i ndryshuar, partitë kanë detyrim që për çdo vit të dorëzojnë në KQZ raportet financiare, brenda datës 31 mars të vitit pasardhës. Meqenëse pjesa dërrmuese e subjekte publike janë parti fantazmë, pa adresë dhe pa anëtarë, 106 prej tyre nuk kanë dorëzuar raportet financiare në KQZ sipas ligjit.

Po kush janë kryetarët e partive politike, të cilat nuk tregojnë burimet e financimit? 9 parti të kësaj liste drejtohen nga deputetë aktualë dhe zgjedhur në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit 2021. Në listë nuk mungon ‘treshja e famshme’, Kujtim Gjuzi, Selami Jenishehri dhe Kostaq Papa, të cilët aktualisht janë deputetë, ndonëse partitë e tyre kanë vetëm ermin në letër. Është ndëshkuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve edhe Partia Balli Kombëtar me në krye Adriatik Alimadhin, aktualisht deputet. Pjesë e listës është edhe Partia Agrare Ambientaliste, me kryetar Agron Duka, i zgjedhur deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Janë ndëshkuar me gjobë edhe LZHK-ja e Dashamir Shehut, i rizgjedhur deputet si dhe Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare me në krye deputetin Myslim Murrizi.

Nuk ka treguar burimet e financimit për vitin 2020, as Balli Kombëtar Demokrat me kryetar Artur Roshin si dhe Partia Lëvizja për të Drejtat e Njeriut, me në krye Ligoraq Karamelon, gjithashtu deputet. Nuk ka paraqitur raportin financiar as Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, me kryetar Eduard Ndocaj, ish-deputet, i njohur edhe si ‘Kauboji’. Është gjobitur edhe Partia Bindja Demokratike, aktualisht pa kryetar pas dorëheqjes së Astrit Patozit. Pjesë e listës janë gjithashtu partitë më në krye Sazan Gurin, Gjergj Bojaxhi, Arian Galdini, Abdi Baleta etj. Në listën e subjekteve të ndëshkuara figuron edhe Partia Demokrate e Re, e drejtuar më parë nga Genc Pollo, pas konfliktit me Sali Berishën në ’98.

Partitë dhe kryetarët e tyre të gjobitur nga KQZ-ja

Partia Kombëtare Konservatore Albania, kryetar Kujtim Gjuzi

Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar, kryetar Selami Jenishehri

Partia e Emigracionit Shqiptar, Kostaq Papa

Partia Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi

Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë, Agron Duka

Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi

Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi

Partia Lëvizja për të Drejtat e Njeriut, Ligoraq Karamelo

Partia Lidhja e Blertë Shqiptare, Brixhida Kokedhima

Aleanca Evropiane Ekologjike, Sazan Guri

Partia “Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhi

Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, kryetar Eduard Ndocaj

Partia për Liri Demokraci dhe Etikë, kryetar Arian Galdini

Partia Bindja Demokratike, Astrit Patozi (dorëhequr si kryetar)

Partia “Ligj dhe Drejtësi”, Spartak. Ngjela

Partia Rimëkëmbja Kombëtare, Abdi Baleta

Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, kryetar Gaqo Apostoli

Aleanca Arbnore Kombëtare, me kryetar Gjet Ndoj

Partia Demokrate e Re, Genc Pollo ish kryetar

Partia G99, Ervin Mete

Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë, kryetar Zef Bushati

Aleanca Popullore për Drejtësi, kryetar Bilal Kola

Partia Punës Shqipërisë, Bardhyl Hazizaj

Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, kryetar Muharrem Doda

Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë, kryetar Kadri Isufaj

Partia e Pajtimit Kombëtar Shqiptar, me kryetar Spartak Dobi

Aleanca Demokratike, me kryetar Kujtim Spahiu

Partia Shqiptare Atdheu, kryetar Kreshnik Osmani

Partia e të Drejtave të Mohuara, kryetar Ilir Vata

Partia Toleranca e Re e Shqipërisë, kryetar Avni Keçi

Partia e Çështjeve Shqiptare, kryetar Bujar Shurdhi

Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve, kryetar Astrit Kostori

Partia për Europianizim dhe Integrim të Shqipërisë, kryetar Rivelino Cuno

Partia Ora e Shqipërisë, kryetar Zef Shtjefni

Partia Aleanca Kuq e Zi, kryetar Lumturi Ratkoceri

Partia e Biznesit Shqiptar, kryetar Luan Shazivari

Partia Përparimi Kombëtar i Shqipërisë, kryetar Myrto Xhaferi

Partia e Blertë Shqiptare, kryetar Nevruz Maluka

Partia e Prosperitetit Demokratik të Shqipërisë, kryetar Yzeir Fetahu

Partia Universale Shqiptare, kryetar Rasim Ciku

Partia Liberale Shqiptare, kryetar Valter File

Partia Ekologjike, kryetar Alban Rabo

Partia Socialpunëtore e Shqipërisë, kryetar Ramadan Ndreka

Partia Socialreformiste e Shqipërisë, kryetar Rustem Tare

Partia Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare, kryetar Ali Nezaj

Lëvizja Demokratike për Vlera, Mirëqenie, Progres, kryetar Arben Tafaj

Partia Alternative Republikane, kryetar Shemsedin Memia

Partia Konservatore, kryetar Armando Ruço

Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar, kryetar Agron Prebibaj

Partia Bashkësia Kombëtare Shqiptare, kryetar Henri Perolli

Partia Triumfi i Legalitetit, kryetar Muharrem Dashi

Partia Centriste Mirëqënies Popullore Shqiptare, kryetar Sinan Lulaj

Partia Alternativa Liberale e Shqipërisë, kryetare Angjela Hassani

Partia Komuniste e Shqipërisë, kryetar Qemal Cicollari

Partia e të Majtës Demokratike Shqiptare, kryetar Ardian Abdalli

Partia Ambientaliste, kryetar Nasi Bozheku

Partia Aleanca Nacionale Shqiptare, kryetar Eduard Perjaku

Partia Reformave Demokratike Shqiptare, kryetar Skender Halili

Partia Lëvizja Monarkiste Demokrate Shqiptare, kryetar Guri Durollari

Partia Lëvizja Shqipëria e Re, kryetar Edmond Vlasiraj

Partia Lidhja për Drejtësi dhe Progres, kryetar Elmaz Sherifaj

Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, kryetar Nikolin Staka

Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë, kryetar Pal Shkambi

Partia “Forca Rinia”, kryetar Dritan Broka

Partia “Shkodra 2015”, kryetar Vullnet Elbasani

Partia Mendimi i Djathtë Liberal, kryetar Mustafa Mici

Partia Demokracia Paqësore e Shqipërisë, kryetar Haki Hysa

Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, kryetar Ymer Kurti

Partia Aleanca Socialiste Shqiptare, kryetar Donald Shena

Partia Shpresa Demokrate, kryetar Pellumb Plinci

Partia Ardhmërija Shqiptare, kryetar Emin Subashi

Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori, kryetar Preng Çuni

Partia Demokratike Peza Gjirokastër e Shqipërisë, kryetar Fetah Dedej

Partia Integrimit Social Kombëtar Shqiptar, kryetar Petrit Memia

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, kryetar Edmond Themelko

Partia Demokracia e Re e Djathtë Shqiptare, kryetar Koci Tahiri

Partia Fronti i Majtë, kryetar Marko Dajti

Partia Shqipëria e Re, kryetar Oltion Kordha

Partia Lëvizja Elitare Kombëtare, kryetar Ergjent Bufazi

Partia Shqiptare e Rindërtimit, kryetar Ramiz Grifsha

Lista për Shqipëri Natyrale, kryetar Koço Danaj

Partia Aleanca Kombëtare, kryetar Krenar Tahiri

Partia Progresi Social Kombëtar, kryetar Agim Katana

Partia Aleanca për Europën, kryetar Tomorr Imeri

Partia Demokratike e Bashkimit Myslyman të Shqipërisë, kryetar Osman Mema

Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, kryetar Afrim Jeshili

Partia Sigurisë Kombëtare Shqiptare, kryetar Haxhi Bardhi.

Partia Socialiste e Vërtetë ’91...

Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare...

Partia Indipendentëve ( Centriste) të Shqipërisë...

Partia Nacional Demokrate e Shqipërisë...

Partia Lidhja Popullore Shqiptare...

Partia Nacionaliste Shqiptare...

Partia e Djathtë Demokratike e Shqipërisë...

Partia Drejtësia Shoqërore...

Partia Progresi Demokratik...

Partia Mbrojtja e të Drejtave Kombëtare...

Partia e Re Socialiste e Shqipërisë...

Partia Ideali Demokratik Shqiptar...

Partia Lëvizja për Demokraci...

Partia Ideali komunist....

Partia Lidhja Kombëtare Shqiptare...

Partia Qytetare Shqiptare...

I.K/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/08/2021 00:38

    Edhe ju te KQZ,tregohuni pak me te mirekuptuar.C'te ardhura e c'burime te ardhurash mund te kene keto parti e shoqata-parti?! Ne shumicen e ketyre partive, kryetari dhe anetari jane nje dhe i vetem,s'ka te tjere.Te ardhurat dhe burimet e tyre mund te jene rroga,ose pensioni i kryetar-anetarit te vetem.Eshte turp per ta, t'i deklarojne,keshtu qe,uleni pak kaparin,jo 1000 $/gjobe.Te themi 50-100 $ dhe shume e kane qyqaret.

    Përgjigju
  • Julia: 12/08/2021 19:48

    Atehere nxirri jashte ligjit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet