Foto: Zllatan Ellek
Pjesëtarë të Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, kanë dalë për të votuar në mënyrë kolektive nga qendra e Mitrovicës së Veriut, në krye me kryetarin e partisë, Zllatan Ellek.
Votimi kolektiv është bërë një praktikë e zakonshme sa herë që Lista Serbe merr pjesë në zgjedhje.
Në garë për dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, përveç Listës Serbe, janë regjistruar edhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiçit dhe Lidhja Kosovare e Goran Marinkoviçit.
Lajmi kryesor:
Në 9 muaj 'Vetëvendosja' dështoi të krijonte qeverinë, sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë! Kurti: Sot jemi këtu pasi u refuzua koalicioni që unë kam ofruar






