Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriç deklaron se përfaqësuesit e serbëve nuk do të kthehen në Qeverinë e Kosovës dhe në institucionet e saj. Gjuriç tha se përfaqësuesit e listës “Serbe“ nuk do të hyjnë sërish në institucionet e Kosovës përderisa elementë të marrëveshjes së koalicionit me partitë shqiptare në Kosovë nuk janë respektuar e përderisa populli serb të mos merret parasysh.

Lajmi bëhet me dije nga mediat serbe pas takimit të përfaqësuesve serbë të Kosovës me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç. Me tej thuhet se lideri i qeverisë Serbe e ka përkrahur këtë vendim të listës serbe, pasi sipas këtyre të fundit ata nuk mund të pranojnë të jenë pjesë dekori e qeverisë së Kosovës.

Më tej Gjuriç ka paralajmëruar se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës do të mbajnë nga një takim mujor me kryeministrin e Serbisë Vuçiç.
serbi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)