Lista Serbe presion në veri për serbët që nuk i zgjedhin në alternativë, qytetarët: Ka trysni nga partia, hakmerret për bindjet politike

Lista Serbe presion në veri për serbët që nuk i zgjedhin në alternativë, qytetarët: Ka trysni nga partia, hakmerret për bindjet politike

Veriu i Kosovës

KOSOVË- Situata në veri të Kosovës vijon të jetë problematike edhe pas heqjes së barrikadave. Së fundmi kanë nisur shenjat e “dëbimit” të serbëve në veri të cilët nuk mbështesin Listën Serbe. Sipas mediave të Kosovës, serbët në veri kanë nisur të shesin shtëpitë e tyre në Fushë-Kosovë me shifra shumë të ulëta. Sipas mediave të Kosovës, Lista Serbe është duke ushtruar presion monopol në veri dhe detyron serbët e veriut të kenë vetëm atë si alternativë. Ata nxisin fushata denigruese ndaj mbështetësve të qeverisë.

Megjithatë jo vetëm për shkak të çmimit serbët po i shesin pronat.

Në fshatin Sevcë, të Shtërpcës, Lazar Milenkoviq e ka vendosur në shitje të gjithë pasurinë e tij, por për një arsye tjetër, transmeton gazeta Express.

“Për shkak Listës Serbe dhe kryetarit të komunës, Dalibor Jevtiq.”, thuhet në njoftimin e shitjes, i publikuar edhe në llogarinë e tij në “Facebook”.

Edhe para disa muajve, një i ri tjetër nga Shtërpca, Daniel Vasijleviq, kishte hedhur akuza ndaj Listës Serbe dhe kryetarit të komunës për hakmarrje për shkak të bindjeve politike. Vasiljeviq kishte qëndruar në paraburgim disa javë, për shkak të raportimit në polici të kinse ngacmimit të vajzës së anëtarit të Listës Serbe, Dalibor Jevtiqit. Ndaj akuzave asnjëherë nuk ka pasur reagim nga Lista Serbe.

Jo vetëm në Shtërpcë, por edhe në qytete tjera sidomos në Mitrovicën e Veriut ka vazhdimisht raportime për presion nga kjo parti.

Edhe sipas gazetarit Branislav Kerstiq, nëse nuk votohet Lista Serbe ngelesh pa punë. Ai shprehet se për shkak të bindjeve, ai dhe rrethi familjar nuk kanë mundur kurrë të jenë të punësuar në sistemin publik.

“Me qenë i dëbuar nga Kosova, me u ushqy nga fondet ose resurset financiare nga Lista Serb edhe kabineti i z. Vuçiqit edhe në fund me shantazhim edhe presion në bazë ditore me kanë i urt ose vet me u largu nga Kosova…Nëse nuk jeni duke votuar Listën Serbe ose partinë “SNS”, partia e kryetarit të Serbisë, ju jeni prej natës së parë të zgjedhjeve pa punë”.

Edhe vet Kërstiq i cili jeton në Mitrovicën Veriore thotë se për shkak të bindjeve dhe punës që bënë e ka pësuar edhe rrethi familjar të cilët nuk kanë mundur asnjëherë të punësohen në sistemin publik. Ai thotë se Qeveritë në Prishtinë pa përjashtim në forma të ndryshme, bashkë me Beogradin kanë ndikuar në faktorizimin e Listës Serbe, shto këtu faktin se asnjëri nga të dyshuarit për krime pjesë e kësaj partie, nuk janë vënë para drejtësisë.

Monopolizimi i pushtetit dhe i përfaqësimit sipas përfaqësuesve politik në këtë komunë i ka bërë dëme më së shumti vet komunitetit serb.

Skender Sadiku, zëvendës Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut ka thënë se ndikimi i tyre politik ka arritur deri tek sistemi i drejtësisë, administrata dhe policia.

 “Ndikimi i tyre politik ka ndikuar tek gjyqësori, tek administrata edhe tek policia. Mund ta imagjinoni që një thirrje që e kanë bërë dhe ndikimin që e kanë lista serbe ka ndikuar që qytetarët serbë të cilët janë shumicë në veri të mos kenë drejtësi, të mos ketë kush t’i ruajë (dorëheqjet e policisë) por të mos kenë edhe shërbimin më elementare që bëhet nëpër komuna”.

Në javët e fundit Lista Serbe ka nisur një fushatë denigruese ndaj serbëve që janë pjesë e Qeverisë e jo e Listës Serbe. Sulme ka pasur edhe ndaj Rada Trajkoviçit e cila është një ndër kritiket më të mëdha të presidentit Aleksandër Vuçiç e për rrjedhojë edhe e Listës Serbe. Ata kanë përdorur terma ofenduese ndaj saj duke e cilësuar “gjyshe” dhe e kanë akuzuar se shfrytëzohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit