Lista/Shqipëria në 10 vendet më të
varfër të Europës, lë pas Kosovën

Lista/Shqipëria në 10 vendet më të<br />varfër të Europës, lë pas Kosovën
Gazeta amerikane Gazzete Review  në një artikull publikuar këtë të shtunë ka renditur 10 vendet më të varfra të Europës në të cilën renditet edhe Shqipëria. Shqipëria •shte ne vendin e 4-tërt duke lënë pas Kosovën.

10-Rumania
9-Bullgaria
8-Mali i Zi 
7-Serbia 
6-Maqedonia
5-Bosnie-Herzegovina
4-Shqiperia
3-Kosova
2-Ukraina
1-Moldavia 
 
Shpesh kur mendojmë për Europën njerëzit mendojnë për gjërat më të bukura të saj si bukuria natyrore, qytetet më të bukur kufinjtë, prosperitetin. Por Europa ashtu sikurse në çdo vend të botës ka njohur luftra dhe varfëri shkruan gazeta e cila rendit një listë me disa vende të Europës të llogaritura nga producentë të Bankës Botërore.

Ndërkohë që Shqipëria ka një numër të madh burimesh natyrore si hekur gaz natyral apo burime minerare duket se këto nuk janë përkthyer në para për shtetasit e saj. Agrikultura renditet si më kryesorja në punësimin e njerëzve megjithatë Shqipëria po bën përpjekje të jashtëzakonshme për tu integruar në organizata botërore e Europiane në luftë për ringritjen ekonomike-thuhet në artikull

Gazeta shprehet optimiste për të ardhmen e vendit tonë pasi në vitet në vijim nuk e sheh në këtë listë për shkak të ndryshimeve dhe përpjekjes së saj drejt Europës.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për financime ruse dhe para të pista në periudhën kur PD drejtohej nga Berisha, SPAK zbarkon në KQZ

Dyshime për financime ruse dhe para të pista në periudhën kur PD drejtohej nga Berisha, SPAK zbarkon në KQZ