LISTA/ Tirana e frikshme në Europë, UEFA 'konfirmon' largimin e dy futbollistëve

LISTA/ Tirana e frikshme në Europë, UEFA 'konfirmon' largimin e dy futbollistëve

Skuadra e Tiranës gjatë përgatitjeve në Ohër

Tirana dhe Dinamo Batumi luajnë të enjte në 20:00 në "Air Albania", me ndeshjen që vlen për turin e parë kualifikues në Conference League. UEFA ka zbardhur edhe emrat e futbollistëve që klubet kanë regjistruar për këtë duel, teksa bie në sy se Erhun Obanor nuk do jetë pjesë e Tiranës.

Edhe pse ai u afrua pak javë më parë dhe vijoi stërvitjen me grupin, afrimi i Hoxhallarit ka sjellë një efekt domino, me bardheblutë që ndryshuan mendim dhe nuk i ofruan kontratën. Edhe Besar Iseni nuk do jetë më pjesë e skuadrës, me mbrojtësin që është i dënuar nga FSHF-ja për të luajtur në Shqipëri, pas dhunës në ndeshjen kundër Bylisit në fundin e sezonit të shkuar.

Lista e Tiranës në Conference League:

Portierët: Ilion Lika, Gentian Selmani, Tomas Kiri

Mbrojtësit: Mici, Najdovski, Doka, Përgjoni, Hoxhallari, Ermal Meta, Lulaj

Mesfushorët: Abazaj, Jonuzi, Lushkja, Qefalia, Deliu, Hila, Tola

Sulmuesit: Hasani, Latifi, Haxhiu, Kaina, Nikqi, Ahmetaj

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu