Në faqen e vet zyrtare administrata tatimore ka publikuar të dhënat e subjekteve, motivin e gjobës, si dhe shumën përkatëse. Gjoba më e madhe i takon kompanisë OSHEE-së, e cila është penalizuar me plot 719 milionë lekë (afërsisht 7.2 milionë dollarë) për “për mosbërjen e një deklarate në formën e saktë”. Gjoba të kripura kanë marrë edhe kompania “ARMO” (afërsisht 5 milionë dollarë), por edhe “Kurum” (rreth 840 mijë dollarë).
Motivet e vënies së gjobave janë nga më të ndryshmet: një pjesë e kompanive është penalizuar për deklarime të pasakta tatimore, të tjera për mos lëshim kuponi tatimor, të tjera për mosdeklarim punonjësish apo për deklarata tatimore false.