TIRANE - Nuk kanë shpëtuar nga debati anëtarët e kryesisë së PS në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit të këtij viti. Ku më shumë dhe ku më pak nuk i janë shmangur debateve, teksa nuk kalon asnjë ditë qe të mos ketë lista të ndryshme kandidatësh, por dhe disa prezantime kreu i PS Rama i ka bërë në dy qarqe të vendit, duke nxitur kërkesën për t’i bërë publik të gjithë emrat e kandidatëve në të 12 qaerqet e vendit.
Nënkryetari i grupit parlamentar të PS Erjon Braçe është shprehur se duhet referuar ndaj statutit të PS, sipas të cilit kryesia e PS vendos për kandidatët për deputetë. “Ka disa rregulla. Ju lutem mos më pyesni më për lista deputetësh dhe emra të posaçëm. Nuk kam ç’ju them individualisht. Ky është statusi, neni 29, i vetmi ku flitet për kandidaturat për deputet, pika 14. Besoj mjafton për secilin”, deklaroi dje Braçe përmes prifilit të tij në rrjetin social Facebook. Po çfarë thotë neni 29, pika 14 e statutit të PS me precizimin ‘Kryesi Socialiste’. “Kryesia e PS mblidhet jo më rrallë se një herë në muaj dhe ka këto kompetenca kryesore: ...”14. Miraton kandidaturat për deputetë e drejtuesit kryesorë të organeve vendore..”. Nënkryetari i grupit të PS me sa duket nuk ka dashur të përfshihet më tej në këtë debat. Njëherësh anëtari i kryesisë së PS Arben Malaj nënvizon se ekipet janë të suksesshme kur krijojnë ekipe zinxhirësh, jo ekipe me trajnerë të fortë që vendosin kush do lozë e kush do rrijë në stol rezervë. Duke kërkuar listat e kandidatëve për deputetë nga kryesia dhe përmes një votimi të fshehtë.
“Politika është shkencë jo spontanitet, ka parimet si organizohet. Çdo organizim që mban parasysh këto parime, jep një rezultat më pozitiv. Kukësi në projeksionet e PS është një qark që duhet të merren dy deputetë. Për atë që diskutohet sot, mesazhi im publik është që ne duhet të gjejmë zgjidhje gjithëpërfshirëse edhe aty ku ka debate. Si mund ta ndërtojmë një ekip gjithëpërfshirës? Vetëm përmes garës, transparencës në garë dhe votimit të fshehtë. Kolegë të PS janë shprehur në emër të përgjegjësisë që ka PS kundrejt shqiptarëve”, ka deklaruar Malaj për mediat,duke kërkuar gjithnjë një debat të fortë për kandidatët, ata të cilët pas 23 qershorit do të jenë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. “Nuk është koha për batuta. Ka figura nga PS që janë shprehur dhe në mënyrë të drejtëpërdrejt , pasi nuk duan të përsëriten gabimet. Unë s’jam ekspert në sport, por di si menaxhohet një ekip. Ekipet fituese janë të suksesshme kur krijojnë ekipe zinxhirësh, jo ekipe me trajnerë të fortë që vendosin kush do lozë dhe kush do rrijë në stol rezervë” tha Malaj. Rrotacionin politik në 23 qershor PS e sheh jo thjesht një nevojë për tu ngjitur në pushtet pas 8 vitesh opozitë, por si një detyrim ndaj të gjithë shqiptarëve për t’i dhënë fund njëherë e mirë kësaj keqqeverisje. Malaj më se njëherë ka kërkuar që kandidatët të dalin nga anëtarësia përmes një diskutimi të gjatë, në mënyrë që të përzgjidhen figura që mbështeten në elektorat.
(Shkrimi ne gazeten Shqiptarja.com)
(bm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com