Listat, Imami e Topalli kërkojnë
shkarkimin e Lulzim Bashës

Listat, Imami e Topalli kërkojnë<br />shkarkimin e Lulzim Bashës
TIRANE- Dy deputetët e PD të lënë jashtë listave, Jozefina Topalli dhe Arben Imami, kërkuan sot mbledhjen e forumeve drejtuese të PD dhe shkarkimin e Lulzim Bashës.

Gjatë një konference urgjente për mediat, dy ish-drejtuesit e lartë të PD, Imami themelues dhe Topalli nënkryetare për 17 vite, akuzuan Bashën se ka shkelur rëndë statutin e PD, duke anashkaluar strukturat në miratimin e listës së kandidatëve.

Sipas tyre, vendimin për listat përfundimtare e ka marrë një person i vetëm, kryetari i PD, Lulzim Basha.

Topalli: Basha mban logon e PD për interesa klienteliste
Ish-kryetarja e PD, Topalli u shpreh se prej datës 26 maj, PD nuk është më parti e dhjetorit 90, por një forcë politike klienteliste në duart e Bashës.

"Prej datës 26 Maj, PD nuk është më ajo e dhjetorit '90. Edi Rama do sundojë dhe do qëndrojë në krye të qeverisjes për një kohë të gjatë. Nuk i di hollësitë e marrëveshjes Rama-Basha, por preokupimi im është PD, asaj që i kemi falur 20 vite të jetës dhe sigurisht na ka privilegjuar duke na dhënë besmin ndër vite", u shpreh Topalli.  

Imami: Listat e Bashës, nul, u miratuan në shkelje të statutit
Arben Imami shkoi edhe më tej kur kërkoi mbledhjen e forumeve për shkarkimin e Bashës, i cili sipas tij ka shkelur rëndë statutin e PD, duke i miratuar listat pa pyetur strukturat drejtuese të PD-së. 

"Gjendja e krijuar pas publikimit të listave ka krijuar një shqetësim të madh, probleme serioze, reagim qytetar, të militantëve të partisë, të kandidatëve që janë në lista. Ne e kuptojmë që mesazhi i tyre është nuk mund të largohet Rama duke shkatërruar PD-në.

Vendimi për këtë listë është marrë nga një njeri i vetëm, në shkelje të statutit, në shkelje të çdo procedure normale, është marrë në shkelje me ligjin pasi statuti i partisë është i regjistruar në gjykatë dhe ky fakt është nul.


Me gjithë reagimet e këtyre ditëve s’ka qenë traditë e kësaj partie të mos konsultohet dhe mos merren vendime aty ku duhet të merren në forumet e partisë.

Kërkojmë mbledhjen e forumeve të PD dhe shkarkimin e personit përgjegjës, në këtë rast, zotin Basha
", u shpreh Imami.  

Ndërkohë, Jozefina Topalli renditi më herët përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, një sërë akuzash në drejtim të Bashës, pas vendimit të tij për ta lënë atë jashtë listave të kandidatëve.

Topalli tha se PD është shndërruar në parti klienteliste në duart e Bashësi cili po e përdor atë për interesa personale. Sipas saj, Basha nuk ka luftuar asnjëherë për PD-në, ndërsa e cilësoi me Edi Ramën dhe Republikën e Re të promovuar nga Basha me Rilindjen. 

Konferenca e plotë e Topallit dhe Imamit
Arben Imami: Atë njerëz që kontribuan në zgjedhjet lokale dhe patën rezultate, nuk flasim për themeluesit dhe prurjet e 2013 dhe më pas. Ne jemi për të rinjtë, por në 26 qershor do të jetë shumë vonë.
 
A do jeni në garë me Bashën për postin e partisë?
Topalli:
Në po flasim për një moment kritik të rrezik të Shqipërisë. Ne kemi qenë bashkë në parlament ku kam denoncuar krimin, ndonjëherë e kam ndjerë veten të vetmuar, por edhe për drogën, ku reagimi nga selia ka qenë i vonuar, pavarësisht se merrja edhe kërcënime. PD më ka dhënë cdo gjë, nuk ka në Shqipëri një grua sa Jozefina Topalli, por me më dhemb shpirti, ku është katandisur nga Basha për interesa dhe axhendën e tij personale dhe klienteliste.
 
Qëndrimi juaj para zgjedhje a e dëmton PD?
Imami:
Data 26 qershor është shumë vonë, ka një reagim paraprak, mesazh të qartë që thotë se nuk mund të rrëzohet Rama kështu dhe këtij shqetësimi janë orët e fundit me të cilat mund të merremi dhe ti japim një përgjigje para datës 26, më pas do të ketë kryer punë.
 
Topalli: Ndihma më e madhe ndaj Ramës nëse do ta mbajë peng PD Lulzim Basha. Vendi po ikën tre greminës, po sot ata janë tre. Sot është koha pë të filluar betejën kundër Ramës, Bashës dhe Metës, që bëjnë garë me njëri tjetrin.
 
A do te reagonit keshtu nese do te ishit ne lista?
Imami:
Shkelet do ti denoncoja. Ligji nuk është cështje e pragmatizmit politik.
 
Topalli: Kam qenë që ditën e parë, që ditën e parë që ka zbritur Basha nga avioni, por nuk e kam mbështetur asnjëherë, kam pasur rezerva dhe i kam thënë. Unë kam diferenca të mëdha me Bashën gjatë gjithë këtyre viteve. Por jam e shqetësuar. Falenderoj fort Berishën për bashkëpunimin. Nuk ecet duket menduar a do të jem unë në pushtet, për të punuar për intersat dhe bizneset. Ndaj edhe jam e vendosur, nuk do jem në parlament, por jam e vendosur për të vazhduar luftën kundër korrupsionit, kundër Ramës, Bashës dhe Metës.
 
A jeni takuar me Berishën?
Topalli:
Ai i di të gjitha mendimet e mia
Imami: Nuk jam konsultuar me Berishën

A e keni fituar Bregun dhe Patozin?
Topalli:
Do të ftojmë cdo të ri dhe të re që është i zhgënjyer nga këto aleanca të turpit, që diku e ka emrin Rilindje, diku Republikë e re dhe diku ‘Me qetësi dhe dashuri’...

Aleati i Bashës tërhiqet nga kandidimi: S'pranoj i 4 në Dibër
Dorëheqje nga listat e kandidatëve ka bërë edhe një prej aleatëve të Lulzim Bashës. 

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana, është tëhequr sot nga lista e PD në qarkun e Dibrës.

Ka qenë vetë Gjana i cili ka komunikuar vendimin përmes një deklarate në rrjetet sociale, duke deklaruar se nuk pranon renditjen i katërti, nga gjashtë kandidatë, në listën e këtij qarku.  

"Të dashur miq,

Ju njoftoj se dje në mëngjes lajmërova Kryetarin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha se, nuk e pranoj renditjen e emërit tim në vendin e katërt të listës së PD në Qarkun e Dibres.

Këtë vendim e mora pasi të shtunën zhvilluam një mbledhje të kryesisë të PLL, pas shumë konsultimesh me miq e dashamirës të mi dhe të Legalitetit, por edhe pas një reflektimi të thellë mbi realitetin e ri që krijoi marrëveshja Basha-Rama dhe perspektiva e maxhorancës dhe opozitës së ardhshme.

Fakti që unë kam bindjen se pluralizmi politik në Shqipëri është në rrezik dhe se vlerat dhe kauzat e përqafuara dhe mishëruara prej dekadash nga PLL nuk mund të jenë objekt pazaresh meskine e të cilat nuk lejoj që të nëpërkëmben prej askujt, më përforcojnë qëndrimin tim se as Legaliteti dhe as unë nuk mund të shërbejmë si garniturë apo fasadë.

Për më tepër, renditja e kryetarit të PLL në pozicionin e katërt të listës së PD në Qarkun e Dibres, jo vetem që ështe e padenjë dhe fyese për mua personalisht dhe PLL, por është edhe një tregues i qartë se PD nuk e dëshiron prezencën e PLL në Parlament as zërin e shtresave që ne përfaqësojmë, dhe si rrjedhojë as edhe bashkëpunimin me ne.

Besoj se legalistët dhe simpatizantët e PLL do të kuptojnë siç duhet thelbin e vendimit tim që, në vazhdim, do të sqarohet më gjerësisht nga unë por edhe me një deklaratë politike të PLL"
.

Plas në PD e Shkodrës, Çobaj: Fyerje të isha i teti në listë
Kryetari i PD së Shkodrës, Ramiz Çobaj, e ka konsideruar fyerje sjelljen e Lulzim Bashës me të.

Për këtë arsye, ai një ditë më parë u tërhoq nga lista e kandidatëve të PD-së.

Sot gjatë mbledhjes së kryesisë së PD ku u prezantuan kandidatët për deputetë, Çobaj ka dhënë shpjegime për vendimin e tij. Çobaj ka sqaruar se arsyeja e dorëheqjes ka qenë pikërisht renditja i teti në listën e kandidatëve, çka nënkupton listën humbëse.  

Ne liste jam i 8-ti pa me pyetur, ndaj dhashe doreheqjen.

Une kam refuzuar qe te plotesoj dokumentacionin, sepse eshte fyerje qe kreu i PD te renditet i 8 ne liste.

PD Shkoder ka dhene kontributin e saj ne protesten e 18 shkurtit, per 90 dite Shkodra e mbajti gjalle çadren.

Ne vitin 2009 u rendita i 8, ne vitin 2013 u rendita i 9, ndersa ne keto zgjedhje po i 8.

Duhet t’i leme inatet, merite me njeri tjetrin, qellimi jone eshte te zhdukim nga skena politike Edi Ramen
”, tha ai.

PD në Qarkun e Shkodrës është kështu më e përçarë se kurrë, pasi përveç Çobajt, që u tërhoq, Basha la jashtë listave dhe një tjetër emër me peshë për këtë Qark, si ai i Jozefina Topallit.

PD-së po i dorëhiqen të kandiduarit për deputetë
 Pas ‘shpërthimit’ të deputetëve të përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë që Basha hartoi, duket se ka humbur qetësia në PD.

Dy kandidatë të propozuar nga Partia demokratike për deputetë kanë lënë garën pa e nisur fare atë.

Të radhitur në fund të listave të kandidatëve, Sazan Guri i pesti në listën e kandidatëve për deputetë për Beratin e Ramiz Çobaj për Shkodrën, i teti në listën e PD, largohen duke i hapur punë strukturave për të zgjedhur emra të tjerë në vend të tyre.

Pas Bregut, Patozit, duket se dhe baza është rebeluar mbi listat që konsiderohen të pakonsultuara me bazën. Kjo u reflektua me largimet e 2 kandidatëve për deputetë, si dhe debati që po zien në Shkodër e Elbasan, ku strukturat ndihen të papërfaqësuara në këto lista.

Dy kandidatë të propozuar nga Partia demokratike për deputetë kanë lënë garën pa e nisur fare atë.

Të radhitur në fund të listave të kandidatëve, Sazan Guri i pesti në listën e kandidatëve për deputetë për Beratin e Ramiz Çobaj për Shkodrën, i teti në listën e PD, largohen duke i hapur punë strukturave për të zgjedhur emra të tjerë në vend të tyre.

Guri e Çobaj flasin për Report Tv e Shqiptarja.com.

Guri shprehet se, del nga gara pasi nuk sheh respekt të klasës politike ndaj asaj akademike.
“Renditjet nuk përkojnë me hierarkinë e vlerave”, tha Guri një ditë më parë për Report Tv.

Kurse Çobaj vuri në dukje se listat ishin të pakonsultuara me bazën dhe se ai si kryetar i PD nuk është pyetur mbi emrat e futur në to, madje as të tijin.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari