Listat, njeriu i Berishës: Basha "i
hoqi PD- së rripin e pantallonave"

Listat, njeriu i Berishës: Basha hoqi PD- së rripin e pantallonave"">
Gjergj Lezhja, një nga njerëzit më të besuar të Sali Berishës ka bërë akuza të forta kundër kreut të PD Lulzim Basha pas publikimit të listave të deputetëve.

Në një opinion për “City News”, Lezhja është shprehur se Basha nuk ka qene  vetë ideatori i listave, i cili i cilëson si një “kasaphane”.

Duke sqaruar nuk pretendon ndonjë ofiq politik, pasi nuk merr pjesë aktivisht  në politikë, ai tha se Basha i hoqi Partisë Demokratike “rripin e pantallonave”, duke iu referuar lënien jashtë të figurave kryesore të PD,  dhe se në këtë mënyrë “pantallonat do t’i bien në fund të këmbëve”.

Lezhja ka bërë krahasimin dhe me listat e deputetëve të PS, sipas të cilit Rama ka respektuar në vite ish funksionarët e vjetër të PS, e ndërsa Basha u tregua hileqar, duke i lënë ato jashtë listave “me një të rënë të lapsit”.

​Ai vijon më tej, duke shtuar se çadra në Bulevard ka qenë aksioni më i madh politik i Bashës,  e cila ka shërbyer sipas tij si në kamuflim për pamundësinë e tij për të organizuar partinë që Basha drejton.

Opinioni i plotë
Së pari dua të sqaroj se kam vite që nuk marr pjesë aktivisht  në politikë. Pra nuk meritoj asnjë ofiq, ndaj dhe i qetë bëj analizat e mia për zhvillimet politike.

Nuk jam aspak i çuditur nga lista e deputetëve të Partisë Demokratike, ndonëse sëpata e spastrimeve është e pa precedentë në politikën shqiptare.  As Edi Rama nuk ka bërë një spastrim të tillë me një të rënë të lapsit, por ka respektuar në vite ish funksionarët e vjetër të PS.

Mendoj se nuk është vetëm Lulzim Basha, ideatori i kësaj kasaphane, por është një filozofi dhe frymë e ndërtuar që pas humbjes në 2013.

Basha është dhe mbetet një ministër i mirë në një qeveri të mirë. Ai kurrë nuk mund të bëhet udhëheqës i një force politike që pretendon pushtet dhe kjo për të vetmen arsye se, “po t’i heqësh rripin e pantallonave, ato do t’i bien në fund të këmbëve”.

Këtë metaforë e përdor me përgjegjësi pasi e njoh shumë shumë mirë atë dhe të gjithë udhëheqjen e Partisë Demokratike nga krijimi i saj.

Çadra ishte marria më e madhe si aksion politik, duke përfshirë këtu kërkesat ekstreme, si alternativa për zgjidhje. Qesharake dhe foshnjarake ishte dhe është teza e Republikës së Re dhe më vjen shumë keq që pati dhe intelektualë qe shkuan deri në kufijtë e besimit të kësaj përralle.

Dalja nga çadra e Bashës më kujton daljen e Tritan Shehut nga stadiumi i Lushnjes në vitin e mbrapshtë ‘97. Vetëm se Tritani bëri një akt sublim dhe pësoi atë që çdokush mund ta pësonte, kurse Basha hyri dhe doli nga kjo histori si një personazh butaforik, por dhe hileqar në ndërmarjen e tij.

Them hileqar, sepse në pamundësi për të ngritur “ushtrinë” e PD në këmbë për 4 vjet, ngriti një çadër për të krijuar përceptimin e një lëvizje që për asnje moment nuk funksionoi, si dhe ndërtoi fabulën e humbjes, si rezultat i vjedhjes së votës. Të gjitha këto në funksion të një politike personale, të dështuar.

Jam terësisht i zhgënjyer me dy kandidaturat në qeveri. ministrja e Financës, një juriste medioker, me zero përvojë dhe me zero kurajo administrative, një intrigante dhe mjaft e përkëdhelur në të gjithë vitet e pushtetit tonë, kurse ajo e Ministrisë së Çështjeve Sociale, një individ i rritur rrugëve të pushtetit dhe të parave.

Kam qenë shumë i qartë për atë çfarë ndodhi sot. E kam parashikuar që para katër vjetësh, por gjithsesi nuk e kam menduar se pamëshirshmëria ndaj bashkëpunëtorëve e bashkë luftëtarëve, do të ishte kaq ekstreme dhe kaq imperative në realizim. Gjithsesi ndjehem i qetë dhe shumë i kthjellët që i kam ndenjur mënjanë gjithkujt, pa asnjë përjashtim në forcën politike, ku unë jetova pjesën më të bukur të jetës time.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi