TIRANË - Një grup parlamentar të rinovuar. Ashtu siç kishte premtuar Partia Socialiste vjen me një listë kandidatësh të rinj, kryesisht në listën e mbyllur, me senatorët që do të përballen në atë të hapur. PS i publikoi përmes daljeve në selinë rozë të 186 emrave për kandidatë në 12 qarqet e vendit, njëri pas tjetrit.
Qarku i Tiranës i cili do të prodhojë 37 deputetë për Kuvendin e ardhshëm Partia Socialiste vjen me kryesocialistin Rama në krye dhe menjëherë pas tij 2 drejtueset politike Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali. E treta ish kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e ndjekur nga drejtuesi politik për diasporën Taulant Balla. 4 ministra të kabinetit aktual janë në listën e mbyllur të Tiranës Adea Pirdeni, Albana Koçiu, Igli Hasani dhe Delina Ibrahimaj, ndërsa spikatin Ilva Gjuzi, Iris Luarasi dhe Erjon Malaj, djali i ambasadorit Petrit Malaj.
2. Ogerta Manastirliu
3. Elisa Spiropali
4. Lindita Nikolla
5. Taulant Balla
6. Adea Pirdedni
7. Albana Koçiu
8. Igli Hasanaj
9. Delina Ibrahimaj
10. Ilva Gjuzi
11. Iris Luarasi
12. Erjon Malaj
Sa i përket listës së hapur të kryeqytetit, mes 37 emrave dallohen deputetët senatorë Arben Pëllumbi, Blerina Gjylameti, Erion Braçe, Ermonela Felaj, Fatmir Xhafaj, Klotilda Bushka, Mimi Kodheli, Olta Xhacka, Pandeli Majko, Toni Gogu të cilët përveccse votës për PS në fushatë do ta duhet ta kërkojnë edhe për vetën që të mund të prevalojnë mbi kolegët socialistë. Në listën e hapur të Tiranës dallon mes emrave edhe ish numri 2 i partisë së Metës, Endrit Braimllari.

13 drejtues qarqesh Taulant Balla i diasporës dhe Kryeministri Rama që do të drejtojë listën e kryeqytetit, janë në listë të mbyllur, ndërsa nga garda e vjetër vetëm 5 gra deputete janë mbyllur në listë të sigurt. Plot 24 deputetë aktualë nuk janë përfshirë fare në lista, edhe mes tyre emra të njohur si Nasip Naço, Petro Koçi, Lavdrim Krashi apo edhe Paulin Stërkaj në Shkodër.
Sa i përket 11 qarqeve të tjera, përveç krerëve politikë, numri i kandidatëve që dominon, sidomos në listat e mbyllura janë ata që vijnë nga platforma deputeti që duam.
Durrësi është qarku që pas Tiranës do të konfirmojë në Kuvendin e ardhshëm më së shumti deputetë aktualë pasi gratë Klodiana Spahiu Milva Ekonomi dhe Aurora Mara janë në listën e mbyllur.
Në Dibër përveçse drejtuesit, Blendi Klosi, në listën e mbyllur është emri i Alma Selamit, aktualisht kryetare e këshillit të qarkut. Dallon në listën e hapur kryebashkiaku i dorëhequr i Matit Agron Malaj.
Në Berat lista kryesohet nga tashmë ish kryebashkiaku Ervin Demo, i ndjekur në listën e mbyllur nga mjekja Enriketa Jaho.
Në Gjirokastër dhe Kukës në listat e mbyllura janë vetëm krerët e qarqeve, Mirela Kumbaro dhe Eduard Shalsi, me qarkun e skajit jugor që në listë të hapur ka edhe ish kryebashkiakun e Tepelenës Tërmet Peçi dhe në Kukës dallon i ardhuri nga Partia Demokratike, ish deputeti Alban Zeneli.
Në Lezhë kryeson Ulsi Manja, me një të ardhur nga “deputeti që duam” Ermal Pacajn që mbyll listën e sigurt me 2 deputetë, ndërsa në listën e hapur dallon djali i ish deputetit të ndjerë Gjovalin Kadeli, Admir Kadeli.
Në Korçë ku socialistët thonë se synojnë 7 mandate, pas Niko Peleshit si drejtues politik shkon kandidate në listë të mbyllur drejtuesja aktuale e Këshillit Bashkiak Tiranë, Romina Kuko. Në listë të hapur është i vetmi jo socialist i listës kreu i aleancës maqedonase Vasil Sterjovski, i cili në limite braktisi aleancën me Berishën.
Qarkun e Shkodrës, më i rëndësishmi në veri të vendit, ku socialistët duan të përsëritin rezultat shumë të mirë, e kryeson një emër surprizë. Marjana Koçeku, e njohur nga shqiptarët si ‘Neomalësorja’ një sipërmarrëse shumë e famshme në fushën e agroturizmit. Në listën e mbyllur është edhe Xhenis Çelaj, vajza e deputetit të deritanishëm që iu bashkua socialistëve nga Partia e Lirisë, Agron Çela, i cili së bashku me Paulin Stërkajn nuk do të jenë më mes ligjvënësve të ardhshëm.
Në Qarkun e Vlorës nuk ka surpriza, ku mes 4 deputetëve të listës së sigurt është edhe ministri i Mbrojtjes, Piro Vëngu, ndërsa në listë të hapur dallon Damian Gjiknuri dhe drejtori aktual i Arkivave në Tiranë, Ardit Bido.
Në Qarkun e Fierit kryeson Belinda Balluku si drejtuese politike, ndërsa emrat e tjerë të listës së mbyllur janë të rinj, ku dallon ministri Petrit Malaj.
Në Elbasan Arbjan Mazniku ndiqet nga ministrja Bora Muzhaqi, ndërsa mes listës së mbyllur është edhe deputetja Evis Kushi.
5 figura të opozitës i janë bashkuar PS: Zamira Sina e rekrutuar nga PD, Endrit Braimllari dikur pjesë e PL, Alban Zeneli ish-deputet i PD, Nusret Avdulla që la PDIU dhe Blendi Sulaj nga Partia Republikane. Nga 186 kandidate, kryeministri Rama ka kandiduar 69 gra, mes te cilave 21 ne liste të sigurt, ndërkohë që pothuajse i gjithë kabineti qeveritar është në lista.
Selia e PS-së
Vetëm 16 nga 74 deputetët aktualë të Partisë Socialistë që janë aktualisht në Parlament, gjenden në listën e sigurt (të mbyllurat).
Nga këta 5 janë ministra të kabinetit qeveritar, pa llogaritur edhe kryeministrin Edi Rama.
10 prej të cilëve janë drejtues politikë në qarqe, 5 janë gratë deputete që bënë përjashtim nga rregulli dhe vetë kryeministri Edi Rama si i pari në listën e Tiranës.
34 deputetë aktualë do të jenë në listë të hapur. 24 deputetë të legjislaturës aktuale nuk janë përfshirë në listat e kandidatëve.
Shqiptarja.com sjell emrat e deputetëve aktualë që kanë mbetur jashtë listave të PS. Ndërkohë, Petro Koçi, Nasip Naço, Laert Duraj e Klevis Xhoxhi u tërhoqën nga gara.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, drejtuese politike e qarkut të Tiranës për PS-në në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, prezantoi skuadrën me 49 emra kandidatësh.
Mes tyre 12 në listën e mbyllur dhe 37 në listën e hapur. Lista e mbyllur, ashtu sikurse Shqiptarja.com dhe Report Tv informoi më herët, do kryesohet nga kryeministri Edi Rama dhe vijon me Manastirliun, Elisa Spiropalin, Lindita Nikollën, Adea Pirdenin, Taulant Ballën e të tjerët.
Spikat fakti se 8 nga kandidatët e listës së mbyllur janë gra. Por edhe emri i Endri Brahimllarit, ish-drejtuesi që la Partinë e Lirisë për t'iu bashkuar PS-së në listën e hapur tashmë. Kurse në listë të mbyllur edhe Erjon Malaj, djali i aktorit të njohur Petrit Malaj.
Bie në sy mungesa në listën e mbyllur të deputetit Erion Braçe, por edhe Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko. Gjithashtu emri i ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, por edhe Blendi Gonxhes. Ndër deputetë të vjetër dhe emra të njohur në listë të hapur janë edhe emrat e; Etilda Gjonajt, Olta Xhaçkës, Mimi Kodhelit, Xhemal Qefalisë, Plarent Ndrecës, Etjen Xhafajt, Ermonela Felajt, Blerina Gjylametit, Toni Gogut, Halit Valterit etj.
Drejtuesja Polititike e Fierit Belinda Balluku ka prezantuar listën e Qarkut të Fierit. Balluku ka prezantuar listën e mbyllur, ku dhe ajo nis kryesimin. Në qarkun e Fierit rezultojnë se janë 5 në listën e mbyllur dhe 16 në të mbyllurën. Në listën e mbyllur bie në sy kandidimi i zv.Ministrit Ceno Klosi i cili ndjek drejtuesen Balluku dhe emri i kandidatës së re për Divjakën drejtoresha e gjimnazit Ana Nako, që ka pasur deputeti Erjon Braçe që po kandidon në Tiranë.
Nga ana tjetër në listën e hapur Balluku ka vendosur drejtuesin e AKUM-it, Klevis Jahaj një nga titullarët e saj në drejtoritë e përgjithshme të ministrisë që ajo drejton. Nga ana tjetër deputetja aktuale e Partisë Socialiste Antoneta Dhima do të garojë në listën e hapur.
Zahira Gjika
Ramion Kurti
Partia Socialiste prezanton ekipin e PS për qarkun e Elbasanit. Në listë të mbyllur është drejtuesi i qarkut Arbjan Mazniku që ndiqet nga ministrja Bora Muzhaqi. Në listë të sigurt është edhe deputetja e PS, Evis Kushi edhe pse është deputete prej 3 mandatesh.
Deputeti i PS-së, Eduart Shalsi, njëkohësisht kreu politik për qarkun e Kukësit në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, prezantoi listën me emrat e kandidatëve të listës së hapur dhe të mbyllur.
Në listën e mbyllur ndodhet vetëm emri i Shalsit, pasi Kukësi ka vetëm 3 mandate deputetësh, teksa ai prezantoi 4 emra.
Bie në sy përfshirja në listën e hapur e ish-deputetit të PD-së, Alban Zeneli, në legjislaturat 2013-2017 dhe 2019-2021, me profesion ushtarak.
Gjithashtu bie në sy edhe emri i Ali Hallaçit, myftiut të Kukësit, njëkohësisht ish-diplomat dhe ish-prefekt i Kukësit. E fundit në listë është Aristogena Poga (Geca), kryetarja e FRESH-it në Has.
Kryebashkiakja e Durrësit, njëkohësisht drejtuese politike e PS në të njëjtin qark, Emirjana Sako, ka bërë me dije emrat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 11 majit. Në listën e Durrësit bie në sy kryesimi i listës së mbyllur nga depuetja aktuala Klodiana Spahiu dhe rikandimi i Milva Ekonomit, që ka mbajtur postin e ministres së Ekonomisë. Nga ana tjetër ajo që vihet re është se listën e hapur të Durrësit ka një numër të konsiderueshëm kandidatësh të rinj për nga eksperienca, përveç Alban Xhelilit që është deputet aktual.
Drejtuesi politik i PS në Qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, ka bërë me dije këtë mbrëmje emrat e kandidatëve socialistë për deputet për zgjedhjet e 11 majit.
Drejtuesi politik i Shkodrës Benet Beci ka prezantuar listën e depuetëve për Qarkun e Shkodrës. Listën e Shkodrës në pjesën e mbyllur e kryeson Marjana Koçeku, një prurje nga platforma Depueti që Duam. Nga ana tjetër dy deputetët aktual të Shkodrës Edona Bilali dhe Frrok Gjini do të jenë në listën e hapur. Spikat neomalsorja Marjana Koceku. Largohet Paulin Sterkaj dhe Agron Çela. Ky i fundit fut në listë të sigurt vajzën e tij, Xhenis Çela.
Zbardhet edhe lista Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 11 majit.
Dy emra do jenë të listës së mbyllur, 7 në listën e hapur, 4 prej tyre janë gra. Në listën e mbyllur do jenë Ulsi Manja si drejtues politik i qarkut dhe Ermal Pacaj.
Lista u prezantua nga drejtuesi politik i qarkut, njëkohësisht ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Gjashtë nga kandidatët i përkasin rrethit Lezhë, 2 nga Kurbini dhe 1 nga Mirdita. Por bie në sy fakti se një prej emrave i përket Diasporës, teksa Manja e cilësoi se Lezha do bëhet me 4 bashki si qark.
“Janë të moshave, profesioneve dhe eksperiencave të ndryshme, vlera të shtuara”, tha ministri, teksa bie në sy fakti se pjesa më e madhe i përkasin portalit “Deputeti që duam” i PS.
Më i riu nga kandidatët është i moshës 26 vjeç.
Korça me 10 mandate në këto zgjedhje, Niko Peleshi zbulon emrat e PS. 3 emra në listë të mbyllur, vetë Peleshi dhe zv.ministrja Romina Kuko dhe Gentin Lakollari, nënkryetar i Bashkisë së Devollit. Peleshi tha se synojnë 7 mandate në Qarkun e Korçës. Largohen Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti.
Lista e Partisë Socialistë për qarkun Gjirokastër është prezantuar nga Mirela Kumbaro, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit. Në garë janë 5 kandidatë, Kumbaro është në listë të mbyllur dhe 4 kandidatura të tjera janë në listë të hapur.
-Mirela Kumbaro
-Anila Dhimitri
-Pirro Dhima
-Shyqeri Hysi
-Tërmet Peci
Drejtuesi politik i PS në Qarkun Berat, Ervin Demo, ka publikuar emrat e kandidatëve socialistë për deputet në këtë qark. Demo ka prezantuar një listë në harmoni midis të rinjve dhe të vjetërve, sipas tij. Mbetet vetëm Fadil Nasufi nga të vjetrit, i cili garon në listën e hapur.
Lista e Partisë Socialiste për Dibrën. Drejtuesi i qarkut Blendi Klosi bën publik emrat.
Te mbyllur
Blendi Klosi
Alma selami
Murat Dani deputeti qe duam
Daniel Gjura
Valentina Haliti/ mesuese
Argon Malaj / ish kryetari i bashkise
Dritan Selishta / Ekonomist
Kryeministri Edi Rama
Kryeministri Edi Rama do të jetë në listën e mbyllur në qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 11 majit.
Në këtë mënyrë kreu i mazhorancës shoi edhe zërat dhe dyshimet që i përhapi vetë disa ditë më parë në mbledhjen me grupin e PS në KUvend, ku tha se edhe mund të mos ishte fare në lista.
Në prag të dorëzimit të listave përfundimtare me kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste është përballuar me largimin nga gara, të deputetit Klevis Xhoxhi.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Xhoxhaj ishte vendisur si kandidat i PS në listën e hapur të saj, në Qarkun Elbasan.
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste, ka mbërritur në selinë rozë ku do të takohet për herë të fundit me drejtuesit politik të qarqeve me qëllim 'kopsitjen' e listave të kandidatëve për deputetë, në zgjedhjet e 11 majit.
Këto lista do të duhet të dorëzohen në KQZ brenda mesnatës së sotme.
Report Tv mëson se deputeti i PS Nasip Naco nuk do jetë në listën e kandidateve të Beratit, pasi nuk ka pranuar të jetë në listë të hapur.
Edhe deputeti Laert Duraj është tërhequr nga gara dhe nuk do jetë në listën e hapur të Gjirokastrës ndonëse ishte planifikuar.
Ish-deputeti demokrat Alban Zeneli i është bashkuar PS. Burime bëjnë me dije se do të kandidojë nën siglën e PS në listën e hapur në Kukës.
Kryeministri Edi Rama po vijon takimet në selinë rozë me drejtuesit politikë të qarqeve. Report Tv sjell pamjet e momentit kur në selinë rozë futet Niko Peleshi, drejtues politik i qarkut të Korçës.
Komente


Frikacaket te listat e mbyllura
PërgjigjuJo frikacaket po ato qe nuk kan asnje merit dhe qe nuk i voton as nena e tyre.
Alban zeneli, i përlyer në lojrat e fatit dhe me kriminelët kukësianë në Tiranë, bashkohet me partinë e krimit.
PërgjigjuAlban Zeneli, i përlyer në lojrat e fatit dhe me kriminelët kukësianë në Tiranë, bashkohet me partinë e krimit.
PërgjigjuA rrin me ato te domejes ky
Faull te madh bere qe nuk rikandidove Ilir Metajn ne Vlore.Per lesh ikin nja 3 mije vota.I pari une qe nuk e jap
PërgjigjuAhahaha asnje vot nuk humbet perkundrazi fiton vota
Po si ka marre deputet nga këneta, apo kur kalojnë këtej pastrohen?
Përgjigjurobo duhet te kuptosh qe lihet qellimisht qe njerzit te kuptojne qe vetem lali Eri eshte i denje per te drejtuar Tiranen. ndaj duhet te lutemi por dhe te protestojme qe lali Eri te dale sa me shpejt nga burgu i padrejtesise se perndryshe jo vetem qe do mbytemi nga plehrat por mund te ngerem plackat dhe te shkojme te jetojme ne --se di!
PërgjigjuROBT KU TI KESH O EDI RAMA,,,,,,E KENI LENE QYTETIN TIRANEN,,,ZHUL NE TE KATER ANET....KU I KRNI PASTRUESIT......
PërgjigjuPo pastrojne hunden e grataçeles "Mumja" ngjit me 15 kaçin
Te lumte per qytetarine e treguar. Ti sapo ja theve hundet pushtetit te Ed Rames. Mos harro te hedhesh plehrat jashte koshit te plehrave!