Listat, Pollo: Rama si prestigjator
me lepuj, ne do mbajmë aktualët

Listat, Pollo: Rama si prestigjator <br />me lepuj, ne do mbajmë aktualët
TIRANE - “S’është përvojë e mirë ajo e zotit Rama që si prestigjatori që nxjerr lepurin nga cilindri prezanton gazetar, gjykatës, biznesmenë. S’është njerëzore si sillet Rama ndaj deputetëve të tij”. Në këtë formë e komentoi ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Polli, prezantimin e prurjeve të reja në Partinë Socialiste për kandidatë për deputet në zgjedhjet e përgjithshme të 23 Qershorit.

I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, në televizionin A1 REPORT!, me moderator Ilir Babaramon, ministri tha se ndryshe nga Partia Socialiste, PD do të kandidojë shumë prej emrave të deputetëve aktuale,

“Është një proces, i cili mund të përfundojë dhe të shpallen në një moment të caktuar nga Kryeministri të gjitha listat pasi të merret vendimi. Unë mendoj që shumë ndaj tyre do kandidojnë sërish”, tha Genc Pollo.

REFERENDUMI PER 3 LIGJET, POLLO: FITIMI I STATUSIT, DISAVANTAZH PER RAMEN
“Rama nuk i voton 3 Ligjet sepse ka menduar që fitimi i statusit kandidat të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është disavantazh elektoral për opozitën”. Me këtë deklaratë komentoi ministri Pollo, pyetjen e ngritur nga gazetari Babaramo për iniciativën e mazhorancës për zhvillimin e një referendumi popullor për këtë kauzë.

“Për arsyet e veta Edi Rama, PS e kanë lidhur këtë me një Këshill qarku, Rama e bën këtë sepse ka menduar që fitimi i statusit kandidat është dizavantash elektoral për ta. 23 Qershori do vijë, edhe bllokimi nga Rama i 3 ligjeve do të jetë një nga arsyet e forta për ta lënë në opozitë, ndodhsha edhe më të vogël se kaq...Nëse pas 3 disfatash do vazhdojë të rrijë është punë për të dhe partinë e tij”, nënvizoi Pollo.

ZGJEDHJET, POLLO: NE DO FITOJME, RAMA DO I KONTESTOJE
Druhet se qeveria do të fitojë përsëri dhe opozita nuk do të njohë rezultatin”. Kështu u shpreh ministri Pollo për zgjedhjet e 23 Qershorit, duke deklaruar se në fakt është ky shqetësimi i ndërkombëtarëve dhe jo ai i zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Zgjedhjet mendojmë se do jenë të rregullta s’kemi pse dyshojmë...qeveria përsëri fiton dhe opozita nuk njeh rezultatin. Ka një sondazh që Berisha do konfirmohet si kryeministër, siç ka një shqetësim që Edi Rama nuk do njohë rezultatin e zgjedhjeve.

Mbas 8 viteve edhe mund t’i humbasësh zgjedhjet, por nuk është rasti i PD, flitet për fitore. Ne i referohemi ndërkombëtare, por ky shqetësim nuk është në Bruksel, është ngritur dhe nga politikanë të vendit. Druhet se do fitojmë dhe Rama do kontestojë, kjo po përgatitet”, tha Pollo.

KOALICIONET, POLLO: ME LSI PAS 23 QERSHORIT
“Partia Demokratike, me apo pa LSI?” Edhe pse fillimisht iu përgjigj me “nuk e di”, Pollo filloi të shprehë bindjen personale se mbas 23 Qershorit do ketë një koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe parti të tjera mazhoritare (nënvizon: Eshtë opinion personal)

POLLO: PISHMAN QE I DHASH VOTEN PER PRESIDENT BAMIR TOPIT

Ndërsa për kreun e Frymës së Re Demokratike, Bamir Topin, njëherësh ish-nënkryetar të Partisë Demokratike, ministri Polli u shpreh me indiferencë, duke deklaruar se edhe minutat për të diskutuar për të janë të tepërta. Pollo theksoi se është bërë pishman për votën që kanë dhënë pro Topit për postin e presidentit të Republikës së Shqipërisë në vitin 2007.

“Zor se kemi pasur një President që të jetë sjellë aq keq me presidencën sa Topi. Topi dhe partia e tij janë shprehje inati, mund të tentojë edhe të aviten në koalicionin e PD, por ka një shkallë të lartë të pakënaqësisë te ne. Edhe këto minuta diskutim që i kushtuam fillojnë të bëhen të tepërta për atë që është. Ka qenë President edhe me votën time fatkeqësisht, duhet pranuar që jo gjithmonë veprojmë drejtë”, tha Pollo.

genc pollo ilir babaramo studio
(Foto: Ministri Genc Pollo dhe gazetari Ilir Babaramo, në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo" në Televizionin A1 REPORT!)

KOALICION ME FRD? POLLO: TOPI I PAPERFILLSHEM, ME IDE TE KONSUMUARA
Duke përjashtuar mundësinë e një koalicioni me FRD-në, Pollo foli me një gjuhë të ashpër ndaj kreut të saj, duke e cilësuar si një parti që nuk ka një kauzë.

“Topi është i papërfillshëm me ide të rrahura e të konsumuara që paketohen si të reja. Reduktimi i Parlamentit nga 140 në 100, mund të jetë ide e mirë, por ka 15 vjet që thuhet. Idea nuk është serioze, nuk i shikoj si njerëz që kanë një kauzë, janë njerëz që e mbaruan afiqin.

LIGJI I MEDIAS, POLLO: 7 VJET NE KOMISION, DUHEJ MIRATUAR SHPEJT

Të miratosh ligje me opozitën është diçka ideale, por në rastin e demokracisë reale nuk funksionon kështu. Në këtë formë e komentoi ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo, miratimin mes debatesh të Ligjit për Mediat Audiovizive vetëm me votat e mazhorancës, dje në seancën maratonë në Kuvend.

Ministri argumentoi kundërshtimin e opozitës mbi këtë ligj me faktin se ato çka kërkon opozita nuk kanë lidhje me ligjin.

Ligji për Median Audiovizive prej 7 vjetësh ka qëndruar në Komisionin e Medias, ndërsa në këtë kuadër Polla theksoi se “një ligj nuk mund të zgjasë kaq gjatë, në mënyrë që të vendoseshin rregulla të reja, duhej miratuar”.

NACIONALIZMI, POLLO: VIZITA E THACIT NE TIRANE I VURI KAPAKUN
Ministri i Inovacionit deklaroi gjatë emisionit “5 Pyetjet nga Babaramo” se shqetësimit të ngritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një bashkim të mundshëm mes Shqipërisë e Kosovës, iu vu kapaku siç u shpreh ai, gjatë vizitës së kryeministrit Hashim Thaçi në Tiranë.

“Thaçi gjatë vizitës në Tiranë bashkë me Berishën e bëri të qartë që ne synojmë një bashkëpunim shumë të ngushtë, por nuk jemi për ndryshimin e kufijve. Kjo i vë kapak shqetësimit të ngritur”, thekoi ministri.

Redaksia Online
(Greta Malaj/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit

Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit