LITUANI – Vendet balltike parashikojnë zhvillimin e një sistemi të përbashkët të mbrojtjes ajrore


PANEVEZYS (Lituani), 28 maj /ATSH-AFP/ - Tre vende po parashikojnë të blejnë një sistem të përbashkët për mbrojtjen ajrore, përballë situatës gjeopolitike të tendosur në rajon, njoftuan sot ministrat e Mbrojtjes të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë.
"Ne po parashikojmë të analizojmë mundësinë për zhvillimin e një sistemi mbrojtës ajror me rreze të mesme veprimi me qëllim për të riforcuar kapacitetet tona mbrojtëse", deklaroi ministri lituanez i Mbrojtjes, Juozas Olekas, në përfundim të një takimi me hologët balt në Panevezys, në veri të Lituanisë.
"Kërcënimet e jashtme na shtyjnë të bashkëpunojmë më shumë", theksoi ai duke iu referuar Rusisë fqinje.
"Nuk duhet të jemi naivë për çështjen e administrimit të Vladimir Putinit në Kremlin. Ata kanë si doktrinë konfliktin shumëdimensional. Ata e shohin veten në një situatë konflikti me Perëndimin dhe kjo vlen për një sërë nivelesh duke shkuar nga sektori i informacionit e deri te ai i ekonomisë. Putin ka treguar se është i gatshëm të kalojë në etapën ushtarake", theksoi ministri estonez, Sven Mikser.
Sipas ministrit letonez, Raimonds Vejonis, "edhe pse rreziku i agresionit ushtarak është i dobët, ne e dimë se sa e rëndësishme është të qëndrojmë të fortë".
Vendet balltike kërkojnë të vazhdojnë, edhe në samitin e NATO-s në 2016-n në Varshavë, diskutimet për mundësinë përsa i përket pritjes së trupave aleate në mënyrë të përherdhme./
/ec/

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

Kufizim orari dhe mund të zhvendoset ‘lagja e dritave të kuqe’, punonjësit e seksit po protestojnë në Amsterdam