Lituania: Ndihmojmë Shqipërinë në
BE dhe negociatat e Kosovës për MSA

Ministri i jashtëm Lituanez Linas Linkevičius, gjatë një fjalimi duke paraqitur prioritetet e presidencës së Lituanisë në Parlamentin Europian tha se në këtë vit, ne kemi mundësinë për të ndihmuar në dhënin e statusit të kandidatit për në BE Shqipërisë si dhe për të filluar negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën.

Ndërsa duke u referuar zgjedhjeve të 23 qershorit Ministri i Jashtëm i Lituanisë tha se ato u zhvilluan në një mënyrë të rregullt. 

“Unë do të doja të inkurajoja një tranzicion të qetë, e cila mund të çojë vendin drejt rrugës për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Shqipëria ka kaluar një provë shumë të rëndësishme të sistemit të saj politik dhe institucional”, ka shtuar Ministri lituanez gjatë fjalës së tij para parlamentit europian. 

Gjithashtu në lidhje në procesin e negociatave për MSA me Kosovën ai shtoi se presidenca lituaneze do të bëjë të gjitha përpjekjet për të inkurajuar Kosovën që të vazhdojë zbatimin e reformave të BE-së. 

Gjithashtu Ministri i Jashtëm i Lituanisë e cila nga 1 korriku mban presidencën e radhës në BE, tha se do të mundësojmë për të filluar negociatat me Serbinë dhe për të marrë një vendim për të filluar negociatat e pranimit me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës