Në zonën e Euros e cila përdoret në 18 vende si monedhë e përbashkët në BE do të përfshihet edhe Lituania më 1 janar 2015, raporton Anadolu Agency (AA).

Për të kaluar në zonën e euros krahas vullnetit politik duhet gjithashtu përmbushja e një sërë kriteresh ekonomike. Vendet aplikante nuk duhet të kalojnë 3 për qind të defiçitit buxhetor, borxhi publik të Prodhimit të Brendshëm Bruto nuk duhet të kalojë 60% dhe inflacioni nuk duhet të jetë më i ulët se mesatarja e tre vendeve me normën më të ulët të inflacionit në BE.

Sipas të dhënave të Eurostat, defiçitit buxhetor i Lituanisë për vitin 2013 ka qenë 2.6, ndërsa borxhi publik i Prodhimit të Brendshëm Bruto i Lituanisë për vitin 2013 ka qenë 39%, dhe inflacioni 1.2. Në vendin balltik me popullsi prej 2.9 milionë banorë të ardhurat kombëtare për frymë kanë qenë afërsisht 11 mijë e 700 euro.

Pas pjesëmarrjes në zonën e Euros të Lituanisë pritet të jenë kandidatët vendet si Polonia dhe Çekia. Gjithashtu me hyrjen e Lituanisë në zonën e euros numri i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane do të shkojë në 25

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)