VIDEO/ Ulërima, dhimbje e lot në Selenicë, 8 viktimat e masakrës varrosen në tokën e tyre. Kujdes, pamje shqetësuese!

VLORË- Mund të konsiderohet si tragjedia më e rëndë e ndodhur vitet e fundit në Shqipëri. Pamjet që vijnë nga tre banesat e fshatit Resulaj në Selenicë shkojnë përtej imagjinatës. Tetë arkivole kanë dalë njëri pas tjetrit nga tre shtëpi, të cilave iu kanë mbetur vetëm tre anëtarë.

Mes vajit, kujës e lotëve të afërmit i kanë ndjekur nga pas arkimortet me trupat e tetë familjarëve. Ata po varrosen në tetë gropa të hapura në tokat e tyre për të çuar në vend amanetin e gjyshit, Demir Zykajt i cili kërkonte të varrosej në tokën e tij kur të vdiste.

Kësaj masakre kanë mundur t’i shpëtojnë vetëm tre djem  të familjes Zyka, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi. Nga familja e Besimit ka shpëtuar vetëm një djalë Albi Zykaj (punonte në një restorant në Vlorë), ndërsa nga familja e Azemit dy djem, njëri nga të cilët ndodhet në Greqi.

EMRAT DHE LIDHJET E VIKTIMAVE ME NJERI-TJETRIN

1- Demir Zykaj, 75 vjeç (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Perrie Zykaj, 78 vjeç, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
4- Vasilika Zykaj 40-vjeç, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 15 vjeç (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 8 vjeç (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj 49-vjeç (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj 47-vjeç (Gruaja e Azemit)

Pavarësisht pamjeve të rënda dhe shqetësuese Report Tv i shpreh ngushëllimet e thella familjes dhe i kërkon ndjesë teleshikuesve, por  e gjithë ceremonia e përcjelljes në banesën e fundit u transmetua live për të dhënë mesazhin sensibilizues: Jeta nuk duhet prerë në mes!

 

Ora 14:04
FOTO/Përcillen në banesën e fundit 8 viktimat e masakrës së Selenicës
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Londra: 11/08/2018 23:25

      Bravo sali berisha i varrose dhe 8 te tjer. Ti do varur o i degjeneruar qe u dhe armet budallenjve. Ti je fajtor je vetem per kete por per shum gjera. Plumbin meriton o sal g.....

      Përgjigju
    • Veshgjati Viçidolit: 11/08/2018 22:26

      Berisha burre shteti. ka armatos tane popullin me dit me luftue e me qellue.

      Përgjigju
    • Aldo: 11/08/2018 19:11

      Qeveria duhet te kthejë dënimin me vdekje,pamvarësisht asaj çfarë thonë strukturat ndërkombëtare... Kohët e fundit dëgjohen vetëm vrasje...e gjithë kjo nga varfëria e skamja...

      Përgjigju
    • Faik: 11/08/2018 17:14

      Autori i Masakrës i ngjante nga SURRATI Fredi TALEBANIT ! Duhet tja hapin Farfallon për së gjalli këtij KANIBALI ZVARRANIK ! Por mbi të gjitha mos të harrojmë që këto janë Pasojat e ShkërLLatoKracisë 28 Vjeçare , ku gjithë ORDINERËT e POLITIKËS ju Turrën Shqipërisë si HIENA dhe ÇAKENJË për ta shqyer !!!!! Pasojat janë Petrit HAJDUT Vasili Edi Rama HAJDUTI Lulzim Basha HAJDUTI Fatos NANO HAJDUTI e MIJËRA e MIJËRA KRYE HAJDUTË ANTI SHQIPTARË të këtyre 28 Viteve QËNËRI !! Shanin ENVER HOXHËN e Madh , që na mori PULAT dhe BAGËTITË!!! Kurse tashti i kanë PULAT edhe BAGËTITË , dhe VJEDHIN dhe GRABISIN PULAT dhe VEZÊT e njeri-tjetrit , njësoj si PETRIT VASILI qê VJEDH dhe GRABIT VOTUESIT e VET dhe POPULLIN e tij , sapo bëhet MINISTÊR !!! MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR qoftë kjo LLOJ DEMOKRACIE që ka SHQIPËRIA dhe MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR Qofshin gjithë POLITIKANÊT e këtyre 28 Vjetëve bashkë me Soj e Sorollop dhe KURRË mos i GËZOFSHIN ato PRONAT dhe PARATË që ju kanë VJEDHUR SHQIPTARËVE ! RROFTË ENVER HOXHA i LAVDISHÊM .

      Përgjigju
      • Fredi: 11/08/2018 21:51

        Fa-ik qetesohu se ashtu do bejme si thua ti. Vetem vazhdo mjekimin.

    • Aleko: 11/08/2018 16:19

      thjesht jemi nje popull primitiv..nuk kemi pse suprizohemi...ne jemi vet vdekja!..

      Përgjigju
    • Ada: 11/08/2018 14:29

      Keta jemi ne shqiptaret qe shajme grek e serb por vrasim njeri-tjetrin. Te pakten greket e serbet e duan njeri-tjetrin.

      Përgjigju
    • Eda: 11/08/2018 14:22

      Car jan kto njerez qe morin jeten e te tjerve ne qaf? Ne 8 copash e ndafshin per se gjallmi

      Përgjigju
    • Vlora: 11/08/2018 14:08

      U prefte shpirti ne paqe

      Përgjigju
      • Vladimir: 11/08/2018 14:38

        Ngushelime te sinqerta te afermeve dhe kurajo ne perballimin e dhimbjes.

    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

    Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT