Europa League/ Milani 'peshkon' Slavian e Pragës, Roma luan me Brighton! Liverpool gjen Spartën, Atalanta - Sporting

Europa League/ Milani 'peshkon' Slavian e Pragës, Roma luan me Brighton! Liverpool gjen Spartën, Atalanta - Sporting

Shorti i Europa League

U hodh mesditën e së premtes në Nyon të Zvicrës shorti për fazën e 1/8 në Europa League. 16 skuadrat në garë mësuan rivalët në fazën e radhës me eliminim direkt.

Goglat vendosën përballë Spartën e Pragës kundër Liverpool. Skuadra çeke ka në përbërje Indrit Tucin dhe Qazim Laçin, me lojtarët e Kombëtares që i dhanë suksesin të enjte kundër Gallatasaray me një gol dhe dy asiste.

Milani ka "peshkuar" Slavian e Pragës, skuadrën tjetër të kryeqytetit çek. Roma do luajë kundër Brighton, teksa spikat edhe dueli mes Qarabag dhe Bayer Leverkusen. Skuadra azere ku bën pjesë edhe Redon Xhixha luan për herë të parë në këtë raund dhe gjen përballë një emër si Leverkusen.

Berat Gjimshiti me Atalantën e tij do luajë kundër Sportingut të Lisbonës. Marseille pret Villarrealin në një duel franko-spanjoll.

Formati është i zakonshmi; ndeshje vajtje-ardhje, pa rregullin e golave ​​në fushë kundërshtare. Në rast barazimi pas 180 minutash, do të zhvillohet koha shtesë. Nëse nuk mjaftojnë, do të gjuhen penalltitë.

Ndër rregullat e vendosur nga UEFA për këtë fazë është edhe se skuadrat nga një Federatë nuk mund të përballen mes tyre. Gjithashtu fituesit e grupeve i luajnë ndeshjet e kthimit në shtëpi.

Ndeshja e para të fazës së 1/8 do të luhen më 7 mars, ndërsa takimet e kthimit një javë më vonë, më 14 mars. Kujtojmë se finalja e Europa League luhet më 22 maj në kryeqytetin e Irlandës, Dublin, duke nisur nga ora 21:00.

Rezultatet e shortit:

Sparta e Pragës - Liverpool

Marseille - Villareal

AS Roma - Brighton

Benfica - Rangers

Freiburg - West Ham

Sporting Lisbonë - Atalanta

Milan - Slavia e Pragës

Qarabag - Bayer Leverkusen

Rezultatet e shortit

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:46
Qazim Laçi filmon momentin, Tuci i buzëqeshur! Reagimi te Sparta e Pragës pasi mësuan se do përballen me Liverpoolin


Sparta e Pragës mësoi se do përballet kundër Liverpool në 1/8 e Europa League. Pjesë e skuadrës çekë janë edhe Qazim Laçi dhe Indrit Tuci. Mesfushori i Kombëtares dhe sulmuesi i U-21 kuqezi ishin vendimtarë në kualifikimin e Spartës, duke shënuar dhe asistuar në fitoren 4-1 kundër Gallatasaray.

Në momentin e hedhjes së shortit, reagimet e stafit dhe lojtarëve ishin të ndryshme kur mësuan se do përballen me Liverpoolin. Indrit Tuci duket i qeshur, ndërsa Qazim Laçi filmon momentin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë