FT/ Barcelona 1-2 Real Madrid (Gundogan 6' / Bellingham 68', 90+2')
Barcelona u mund 1-2 nga Real Madridi në El Clasico, me ndeshjen që vlente për javën e 11-të në La Ligan spanjolle të futbollit. Kjo e shtunë vendosi përballë dy rivalët historikë spanjollë, teksa mbarë bota i kishte sytë në "Olimpikun" e Barcelonës.
Heroi i "Galaktikëve" ishte Jude Bellingham, që shënoi dopietë për miqtë në përmbysjen e madhe. Dueli nisi me golin e Gundogan në minutën e gjashtë, me Barçën që e mbylli në epërsi pjesën e parë.
Në pjesën e dytë Ancelotti bëri disa zëvendësime, teksa hedhja në fushë e Modric në vendin e Kroos ishte deçizive. Si pasojë e sulmeve, në minutën e 68 u shënua goli i barazimit.
Bellingham lëshoi një të djathtë potente nga jashtë zone, duke e ndalur pas krahëve të ter Stegen, për rezultatin 1-1. Duhej minuta e 90+2 që pas një asisti të Modric dhe fatit të Bellingham, ky i fundit të dilte përballë portierit dhe mos gabonte për golin e përmbysjes së madhe 1-2.
Pas javës së 11-të, Real Madrid merr kreun e La Liga me 28 pikë, njëjtë sa Girona e vendit të dytë. Barcelona me 24 pikë mban vendin e tretë.
Formacionet zyrtare:
Barcelona: Ter Stegen, Balde, Martinez, Christensen, Araujo, Gundogan, Gabi, Lopez, Joao Felix, Torres dhe Cancelo.
Real Madrid: Arrizabalaga, Mendy, Alaba, Rudiger, Carvajal, Tchouameni, Kroos, Bellingham, Valverde, Vinicius dhe Rodrygo.
VIDEO:
Goli i dytë nga Bellingham:
Goli i parë nga Bellingham:
Goli i Gundogan:
Humbja 1-2 me përmbysje nga Real Madridi ishte një rezultat i padrejtë, të paktën kështu thotë trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez. El Clasico u fitua nga "Galaktikët", që morën tri pikë me peshë për vendin e parë në La Liga.
Sipas Xavit edhe barazimi duhej evituar, pale më pas humbja e shkaktuar me përmbysje nga dopieta e Bellingham.
"Unë nuk mendoj se as barazimi do të ishte i përshtatshëm për atë që pamë në fushë. Luajtëm ashtu siç duhej për të fituar, por në fund humbëm. Rezultati është shumë i keq edhe pse bëmë një lojë të mirë. Qëllimi ynë është për të fituar kampionatin dhe kjo betejë vazhdon", tha Xavi.
Më pas ish-kapiteni tha se Reali krijon shumë dhe finalizon me sukses aksionet.
"Ne dominuam gjashtëdhjetë minutat e para të lojës, por kur nuk shënoni gol për 2-0, do të vuani pasojat. Ne na duhen pesë ose gjashtë raste për të shënuar dhe Real Madridit i duhen dy ose dy e gjysmë, nga të cilët do të shënojnë tre gola", shtoi Xavi.