ZVICËR - Mesditën e kësaj të premteje në selinë e UEFA-s në Nyon u mbajt shorti ku u mësuan tetë çiftet e fazës së 1/8-ave në Europa League.
Goglat vendosën që në këtë fazë të kemi një përballje italiane, me Bolognan që gjeti Romën. Tjetër sfidë e fortë është ajo mes Lille dhe Aston Villas, apo ajo mes Stuttgartit dhe Portos. Lyoni do përballet me spanjollët e Celta Vigos, ndërsa Nottingham nuk do e ketë të lehtë kundër surprizës Midtjylland.
Sfidat e këtij raundi do jenë me sistemin vajtje-ardhje dhe ndeshjet e para të fazës së 1/8-ave të Europa League do luhen më 12 mars dhe ato të kthimit më 19 mars.
Veç fazës së 1/8-ave, skuadrat mësuan edhe rrugën drejt finales së madhe e cila do mbahet në Stamboll më 20 maj.
Përballjet e fazës së 1/8-ave të Europa League:
Panathinaikos - Betis
Celta - Lyon
Nottingham - Midtjylland
Lille - Aston Villa
Datat
Raundi i 1/8-ave: 12 dhe 19 mars 2026
Çerekfinalet: 9 dhe 16 prill 2026
Gjysmëfinalet: 30 prill dhe 7 maj 2026
Finale: 20 maj 2026 (Stamboll)
Rruga drejt finales së Stambollit
Komente






