Brazil 0-1 Japoni

Zhvillimet më të rëndësishme

45+3'- Përfundon pjesa e parë. Japonia e mbyll në avantazh kundër Brazilit

29'- Sano përfiton nga një gabim në mesfushë dhe pas marshimit godet në hyrje të zonës duke kaluar Japoninë në avantazh

1’- Ka nisur në Hjuston ndeshja e Brazilit kundër Japonisë për 1/16-t e Botërorit

Si vijnë skuadrat

Faza më e nxehtë e Botërorit ka mbërritur dhe nuk lejohet më asnjë gabim. Kjo merr më shumë peshë kur përballë ke Japoninë, që periudhën e fundit ka demostruar një futboll të cilësisë së lartë. Për këto arsye Barazili duhet ti bëjë mirë llogaritë në sfidën e 1/16-ve që do të luajë sonte në orën 19:00 kundër aziatikëve.

Para ndeshjes trajneri i ‘seleçaos’ Ancelotti është pyetur për nivelin e lartë taktik të Japonisë, por ai është përgjigjur se nuk do të bie në këtë grackë dhe do ti kërkojë Brazilit të bëjë lojën më të mirë të mundshme. Ancelotti ka konfirmuar gjithashtu se Neymar është përmirësuar shumë në ditët e fundit, por saktësoi se nuk do të jetë titullar. Ai do të aktivizohet në bazë të situatave që do të sjellë ndeshja.  

Brazili vjen si vendi i parë në grupin C, teksa barazoi kundër Marokut dhe fitoi ndaj Haitit e Skocisë. Në bazë edhe të elemtëve përbërës kosniderohet favorit për të kaluar në 1/8-t, por nuk njeh humbje që prej shtatorit. Në 10 ndeshjet e fundit bie në sy fitorja kundër Anglisë në Ëembley, por edhe në miqësoren kundër Brazilit në Tokio.

Kjo ka rritur shumë vetbesimin e aziatikëve. Madje para duelit sulmuesi 21-vjeçar Kento Shiogai, pjesë e Ëolsburg-ut, është shprehur se ‘Brazili nuk ka më shkëlqimin e dikurshëm’. Ai nuk e sheh favorit të dukshëm dhe thekson se përbërja e Brazilit nuk frikëson.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.