Seanca parlamentare përshkallëzoi në tensione midis deputetit demokrat Luçiano Boçi dhe kryetarit Niko Peleshi. Pasi ministrja Mirela Kumbaro prezantoi projektligjin për Agjencinë e Arsimit, Boçi kërkoi fjlanë pa asnjë shpjegim dhe më pas u ngrit për të bllokuar foltoren.

Edhe pse fillimisht refuzoi, ai më pas u bind për t’u larguar pasi Peleshi i tha se nuk kishte cilësuar arsyen pse e kërkonte fjalën.

Qetësia nuk zgjati shumë sepse Boçi u rikthye në foltore vetëm pak më pas, këtë herë duke mos lëshuar pe. Kjo e detyroi Peleshin të merrte masat e caktuara, fillimisht tërheqje vëmendjeje, vërejtje, heqje të fjalës, deri në përjashtim nga salla.

Lironi foltoren! Po shkelni rregulloren! E morët fjalën 10 minuta dhe nuk ju është refuzuar! U ngritët herën e dytë dhe thjesht thatë dua të flas, pa e specifikuar. Merrni masën e dytë disiplinore, vërejtje! Sipas rregullores, nëse vazhdoni ta shkelni, merret masa e tretë, ju hiqet e drejta e fjalës për ditën e sotme! Mos vazhdoni të shkelni rregulloren! Luçiano Boçin përjashtojeni nga salla! 5 minuta pushim derisa Boçi të lirojë sallën!”, tha Peleshi.

Edhe pas përjashtimit të tij dhe rifillimit të seancës pas 5 minutave pushim, Luçiano Boçi refuzoi të largohej nga salla. Peleshi i përsëriti kërkesën, ndërsa Belind Këlliçi u ngrit për të shprehur qëndrimin e deputetëve të PD:

“Ne do të braktisim sallën në shenjë solidariteti. Le të vazhdojnë kolegët e PL. Ajo që keni bërë është e patolerueshme nga ana jonë! Kjo mund të ndodhë vetëm në këtë sallë Kuvendi! Nëse nuk gjeni mënyrë për të rikthyer normalitetin, ne do të largohemi në shenjë solidariteti me nënkryetarin e PD”, tha Këlliçi.

“Unë ju them mos u solidarizoni me një shkelje rregulloreje, është vendimi juaj nëse do të vazhdoni apo jo”, ia ktheu Peleshi.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:43
Boçi u përjashtua nga seanca, PD: Do të largohemi në shenjë solidariteti! Peleshi: Unë them mos e bëni, vendimi është juaji

Me rifillimin e seancës parlamentare dhe refuzimin e Luçiano Boçit për t’u larguar nga salla pas përjashtimit, Belind Këlliçi u ngrit duke thënë se deputetët e PD do të braktisnin sallën në shenjë solidariteti.

“Ne do të braktisim sallën në shenjë solidariteti. Le të vazhdojnë kolegët e PL. Ajo që keni bërë është e patolerueshme nga ana jonë! Kjo mund të ndodhë vetëm në këtë sallë Kuvendi! Nëse nuk gjeni mënyrë për të rikthyer normalitetin, ne do të largohemi në shenjë solidariteti me nënkryetarin e PD”, tha Këlliçi.

“Unë ju them mos u solidarizoni me një shkelje rregulloreje, është vendimi juaj nëse do të vazhdoni apo jo”, ia ktheu Peleshi.

Ora 20:35
Rifillon seanca parlamentare, Boçi ende në sallë pas përjashtimit

1776969263_kuvendi.jpg

Edhe pas përjashtimit të tij dhe rifillimit të seancës pas 5 minutave pushim, Luçiano Boçi ka refuzuar të largohet nga salla.

“Boçi, ju lutem, lironi sallën! Ju lutem, respektoni rregulloren! Na lejoni të vijojmë seancën!”, i tha Peleshi.

Ora 20:02
Boçi nuk heq dorë, mbetet ‘i gozhduar’ te foltorja! Peleshi e përjashton nga seanca (VIDEO)

Luçiano Boçi u rikthye për ta bllokuar foltoren pasi Ana Nako e Lindita Nikolla u larguan prej saj. Ngulmimi i tij çoi në marrjen e masave nga kryeparlamentari Peleshi, i cili përshkallëzoi deri në përjashtimin e tij nga seanca. Seanca rifillon pas 5 minutash.

Peleshi: Nuk thatë për replikë. Ju lutem, uluni! Uluni dhe mos ofendoni! Ju tërheq vëmendjen, jepet masa disiplinore tërheqje vëmendjeje!

Boçi: Pse paragjykoni?

Peleshi: Nuk paragjykoj, në këtë pikë të rendit të ditës fjala jepet një herë. Lironi foltoren! Po shkelni rregulloren! E morët fjalën 10 minuta dhe nuk ju është refuzuar! U ngritët herën e dytë dhe thjesht thatë dua të flas, pa e specifikuar. Merrni masën e dytë disiplinore, vërejtje! Sipas rregullores, nëse vazhdoni ta shkelni, merret masa e tretë, ju hiqet e drejta e fjalës për ditën e sotme! Mos vazhdoni të shkelni rregulloren!

-5 minuta pushim!

Peleshi: Luçiano Boçin përjashtojeni nga salla! 5 minuta pushim derisa Boçi të lirojë sallën!

Ora 19:52
Krijimi i Agjencisë Arsimore, Boçi bllokon foltoren pas fjalës së Kumbaros! Peleshi: S’di për çfarë e do fjalën dhe e kërkon nga unë?

 

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, paraqiti në Kuvend projektligjin për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, një reformë që synon të transformojë rrënjësisht mënyrën se si ofrohen shërbimet për qytetarët në arsim. Ministrja theksoi se ndryshimi nuk është i papritur, por rezultat i një procesi të gjatë reflektimi.

“Do të kemi një partner shumë prestigjioz, siç është Qendra e Vlerësimeve e Universitetit të Kembrixhit – të cilët do të shoqërojnë ngritjen e Agjencisë së re në procesin e teknologjisë dhe të trajnimeve disavjeçare. Veprimtaria e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore do të mbikëqyret nga Ministria e Arsmimit, e cila do të ketë për detyrë të verifikojë zbatimin korrekt të politikave dhe strategjive kombëtare në fushën e arsimit. Në projektligjin për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, parashikohet drejtimi nga një këshill drejtues i cili është një ndër instrumentet me të cilët administrohen agjencitë autonome. Ky këshill do të drejtohet nga ministri përgjegjës për arsimin dhe vendimet më të rëndësishme të Këshillit, që kanë të bëjnë me buxhetin, pagat, dhe tarifat për shërbimet publike, do të kalojnë dhe në një filtër tjetër dhe do të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, tha Kumbaro.

Menjëherë pasi ajo përfundoi prezantimin, Luçiano Boçi bllokoi për disa minuta foltoren, akt për të cilin u qortua prej kryetarit Niko Peleshi.

“Nuk merret fjala kështu, ju lutem. Fjala nuk merret me vullnetin tuaj, merret sipas rregullores. Keni kërkuar fjalën për çfarë? S’është seancë pyetje-përgjigje, për replikë s’ju ka përmendur, s’keni replikë. Ju nuk e dini për çfarë e doni fjalën dhe kërkoni nga unë fjalën? Si merret fjala në parlament kur të duash?”, i tha kryeparlamentari duke i kërkuar të largohej nga foltorja.

Ora 19:14
Balla kritikon deputetët demokratë: Dëgjova që kishte revoltë për minutën e heshtjes për Rexhep Qosjan, PD s’e meriton këtë turp (VIDEO)

Taulant Balla kritikoi deputetët e PD për nderimin me një minutë heshtje për Rexhep Qosjan që u nda nga jeta ditën e sotme. Kryetari i grupit parlamentar të PS tha se PD nuk e meriton turpin e mospjesëmarrjes në minutën e heshtjes.

“Dëgjova që kishte edhe një revoltë për të mos marrë pjesë në minutën e heshtjes për akademikun Rexhep Qosja. Mirë është të mos ia bëni këtë turp Partisë Demokratike nuk e meriton këtë turp PD-ja, nga kushdo që thotë të mos e bëni këtë akt moral të Kuvendit të Shqipërisë”, u tha Balla.

Ora 19:05
Vizita e Ramës në Barcelonë, Shehu replikon me Ballën: Ka frikë t’u përgjigjet pyetjeve në parlament! Ligji për shërbimet, kakofoni!

Në replikën kundrejt Taulant Ballës, deputeti demokrat Tritan Shehu tha se pyetja e tij për vizitën e Ramës në Barcelonë i referohej faktit nëse ishte në cilësinë e kryeministrit apo kryetarit të partisë.

“Si parti mund të bëjnë ç’të duan, shpjegimi që kërkova unë është ky: Rama shkoi si kryeministër apo si kryetar partie? Nëse ka shkuar si kryetar partie, është puna juaj! Nëse ka shkuar si kryeministër, ka shkelur pozicionet politike dhe strategjike të këtij shteti. Ka frikë të vijë në parlament se do t’u shmanget këtyre pyetjeve”, tha Shehu.

Ndërsa për ligjin e shërbimeve që Balla kërkoi përgjigje për të ditur nëse opozita do ta votojë, Shehu thotë se nuk mund të votohen dy projektligje të bashkuara në një relacion.

“Lidhur me ligjin, turp i botës ai ligj për ju! Ishim në komision, nuk e morëm vesh kush e ka prezantuar, qeveria apo Denaj. Dy materiale, një relacion. Një kakofoni e tërë që s’mund të ndodhë! Nëse ka dy projektligje s’kemi asnjë kundërshtim, i votojmë veç e veç”, tha Shehu.

Ora 18:53
‘Ça problemi keni me ligjin?’ Balla u kthen përgjigje kritikave të Shehut: 70 vjeç dhe bën këto gjëra, turp!  

“Do ta votoni këtë ligjin apo s’do ta votoni?”, ishte pyetja e drejtpërdrejtë e Taulant Ballës për deputetët demokratë lidhur me projektligjin "për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve.”

“Ca problemi keni me këtë ligjin apo kot? Të jemi korrektë. Keni thënë që kur bëhet fjalë, të paktën në Bruksel se këtu e dridhni, kur bëhet fjalë për ligjet e integrimit, jemi gati. Dy veta kanë thënë s’e votojmë. Të paktën të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin. Si detyrë të parë kemi ligjvënien.  Nëse përjashtoni veten nga ligjet e përafrimit të legjislacionit... në komision e keni votuar kundër, ky është fakt. Për ta konkluduar, mendoj që deri në momentin kur do të votojmë se dëgjova që kishte revoltë për të mos marrë pjesë në minutën e heshtjes për akademikun Rexhep Qosja, nuk e meriton këtë turp PD”, tha Balla.

Gjithashtu, kreu i grupit parlamentar të PS i ktheu përgjigje Tritan Shehut për kritikat ndaj vizitës së kryeministrit Rama në Barcelonë.

“O Tritan, ai ishte aty dhe po ta them që SPD-ja gjermane është ndër iniciuesit kryesorë të aleancës progresiste dhe tani ky mobilizim botëror në mbrojtje të vlerave të demokracisë. Edhe kryeministri spanjoll. Një vend mbështetës 100% i Shqipërisë. Po mirë, po me presidentin e Këshillit Europian c’pate Antonio Costa, edhe ky kështu ishte siç the, prandaj ju lutem shumë, unë e kuptoj që ju këtu rregullin brenda vetes, po të paktën për gjërat e rëndësishme të Shqipërisë, nuk mund të cohet një njeri që për fat të keq ke qenë ministër i jashtëm, edhe të thuash ato që the.  Të sulmosh zëvendëskancelarin gjerman, të sulmosh kancelarin, kryeministrin e Spanjës, të Danimarkës, kryetaren e opozitës italiane, miken time Eli Schlein, që edhe ti zotërote e njeh, Partia Demokratike italiane, o se edhe ke mik Kazinin se është aty te ne! 70-80 vjet sa ke dhe vjen e flet gjëra të papërgjegjshme! Kur shkoi kryeministri te Trumpi, bërtisnit pse shkoi te Trumpi, po atë ç’e kishit?”, tha Balla duke shtuar se Shqipëria gëzon respekt ndërkombëtar si kurrë më parë në historinë e saj.

Në fund, ai u risolli deputetëve demokratë samitin e NATO-s që do të mbahet vitin tjetër në Shqipëri.

“Ambientohuni me faktin që vitin e ardhshëm Shqipëria do të jetë jo kryeqyteti i Europës, por i botës! Vitin e ardhshëm mirëpresim Samitin më të madh të sigurisë në botë, samitin e NATO-s! Ngrije kokën Tritan se do të vijë Trumpi!”, shtoi Balla.

Ora 18:28
‘Po të hëngrën qentë s’ka tetanoz, tërbohesh!’ Korreshi: Në spitalin e Lushnjes s’ka medikamente (VIDEO)

Mungesa e ilaçeve në spitalin e Lushnjes ishte një prej problemeve që ngriti deputeti Saimir Korreshi në Kuvend.

“Në Lushnje thonë mungojnë 13 medikamente, por nuk është hedhur tenderi për vigonat. T’ju jap unë listën e medikamenteve, jo që mungon, por asgjë nuk ka! Të të hanë qentë, nuk ka tetanoz, tërbohesh!”, tha Korreshi.