Liverpool bën "vetëvrasje", i
rrëshket fitorja në minutat e fundit

Liverpool bën "vetëvrasje", i<br />rrëshket fitorja në minutat e fundit
Southampton ka “shokuar” Liverpoolin në javën e 31-të në Premier Ligë duke përmbysur epërsinë e “Të Kuqve” prej 0 me 2 duke fituar në fund me rezultat 3 me 2.
Coutinho dhe Sturridge shënuan golat në pjesën e parë për skuadrën e Jurgen Kloppit, ndërsa rikthimi i madh i Sotonit u bë në pjesën e dytë.

Saido Mane humbi 11-metërshin në minutën e 49-të, por këtë gabim e rikuperoi me dy gola të shënuar në fund të takimit.

Fillimisht ai ngushtoi epërsinë në minutën e 64-të. Pas tij është sulmuesi italian, Graziano Pelle, i cili barazoi gjithçka në minutën e 83-të, ndërsa Mane me golin e dytë tre minuta më vonë, si rrjedhojë e një gafe në mbrojtje nga lojtarët e Liverpool, përmbysi gjithçka për rezultatin përfundimtar 3 me 2.
 
Aktualisht, Southampton është në vendin e shtatë me 46 pikë në renditje, ndërsa Liverpooli me dy ndeshje më pak ka 44 pikë në vendin nëntë.

Pavarësisht kësaj humbje, Liverpool është ende në lojë për një vend në Europa League deri në përfundim të kampionatit, kur kanë mbetur edhe 7-të ndeshje (9-të për ekipin e Klopp). 

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)