“Çmenduritë”, që e kanë karakterizuar karrierën e Mario Balotelli-t, do t’i kushtojnë rëndë në Liverpool. Klubi anglez përveç bonuseve dhe rrogës së majme prej 4 milionë euro I ka vënë një klauzolë specifike sulmuesit Italian. Trajneri Rogers ka këmbëngulur që të vihet kjo klauzolë, e cila specifikon se sa herë që “Super-Mario” do të marrë kot, do t’i duhet të paguajë gjoba të majme. Gjithsesi, kjo nuk e ka prishur klimën mes palëve. Balotelli ka mbërritur dje në Liverpool, ku është pritur me entuzizëm nga tifozët e “The Reds”.