Liverpool mposht Southampton,
tani i treti në Premier League

Liverpool mposht Southampton,<br />tani i treti në Premier League<br>
Liverpool ka kaluar një transfertë të vështirë, duke fituar 2-0 kundër Southampton. Me këtë sukses, Liverpool ngjitet në vend të tretë, por gara për një vend në Champions do të jetë e fortë deri në fund të sezonit. Ndërsa Southampton rrezikon më shumë se kurrë rënien në këto sezone të fundit.

“Të Kuqtë” u futën të karikuar në maksimum në fushë dhe gjetën golin e avantazhit që në minutën e 6’ falë kombinimit të dyshes Salah-Firmino. Egjiptiani jep një top të bukur për sulmuesin brazilian që nuk fali ballë për ballë me portierin.

Në fund të pjesës së parë erdhi edhe dyfishimi i rezultatit pas një tjetër kombinimi përrallor të dyshes së sulmit. Këtë herë ishte Firmino ai që jep një top të mrekullueshëm me thembër për Salah, që me të majtën dërgon topin në rrjetë me shumë klas. Pas pushimit të besuarit e Klopp e menaxhuan mirë rezultatin.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD