Në pritje të dy superekipeve pèretendente të Manchester, Premier League ka prezantuar disa sfida interesante këtë fundjavë. Liverpooli ka dështuar për të marrë fitoren para tifozëve të tij në Anfield Road, kësaj radhe ndaj Aston Villës, ekip ndaj të cilit The Reds morën vetëm një barazim me rezultatin 1-1.
Skuadra e trajnerit Dalglish u gjend shpejt në disavantazh kur Christopher Herd shfrytëzoi mundësinë për të realizuar për 1-0 dhe zhgënjeu fansat në tribunat e Anfield Road. Liverpool u transformua në pjesën e dytë me tre zëvëndësime të cilat i bëri Kenny Dalglish, e të cilat u zbuluan të suksesshme. Luis Suarez barazoi shifrat pas 82 minutash lojë dhe përkundër rasteve, rezultati përfundimtar mbeti 1-1. Me këtë barazim Liverpooli ka 43 pikë në vendin e tetë.
Chelsea ka arritur të shënojë një fitore të madhe në impiantin Stamford Bridge ndaj Wiganit me rezultatin 2-1, në një sfidë mjaft dramatike e cila u vendos në minutat shtesë. I gjithë takimi shkoi me dominim të Bluve, ku shkëlqeu portieri mysafir, i cili bëri disa ndërhyrje vendimtare. Serbi Branislav Ivanovic kaloi në epërsi Chelsea pas 62 minutash lojë por Diame shënoi barazimin 1-1 duke shkaktuar trauma në tribunat e stadiumit Stamford Bridge. Por kur londinezët u dorëzuan, spanjolli Juan Mata shënoi golin e 2-1 në minutën e fundit shtesë në favor të Chelsea.(rb/shqiptarja.com).
/Shqiptarja.com