EFL Cup ose thënë ndryshe Carabao Cup në Angli, ka zhvilluar të mërkurën pesë ndeshjet e fazës së 1/8-ave. Në çerekfinale kanë kaluar Arsenali, Crystal Palace, Manchester City, Chelsea dhe Newcastle, ndërsa është eliminuar Liverpooli.
Në "Anfield", Liverpooli u mposht 0-3 nga Crystal Palace. Të kuqtë ndodhen në krizë pasi edhe në kampionat nuk po munden të dalin në lojën e tyre, duke "minuar" stolin e Arne Slot. Sarr me dopietë dhe Pino ishin autorët e golave, ndërsa Palace në tre muajt e fundit e ka mposhtur tre herë Liverpoolin. Në çerekfinale Crystal Palace luan kundër Arsenalit.
Manchester City fitoi me përmbysje 1-3 kundër Swansea me golat e Doku, Marmoush dhe Cherki, duke gjetur Brentfordin në fazën e radhës. Në çerekfinale edhe Chelsea, që mposhti 3-4 Wolves. Për "Blutë" shënuan Santos, George, Estevao dhe Gittens. Chelsea përballet me Cardiff City në çerekfinale.
Më tej edhe Newcastle që mposhti 2-0 Tottenhamin me golat e Schar dhe Woltemade. Në çerekfinale përballen me Fulham.
Carabao Cup - faza e 1/8-ave:
E mërkurë, 29 tetor 2025
Liverpool 0-3 Crystal Palace
Swansea 1-3 Manchester City
Wolves 3-4 Chelsea
Newcastle 2-0 Tottenham
Faza çerekfinale, 17 dhjetor 2025
Arsenal - Crystal Palace
Cardiff - Chelsea
Manchester City - Brentford
Newcastle - Fulham
Komente







