Liverpuli i “jep” titullin Çelësit
Arsenali dopietë ndaj Evertonit

Liverpuli i “jep” titullin Çelësit<br />Arsenali dopietë ndaj Evertonit
Liverpuli i “jep” titullin kampion Çelësit në kampionatin anglez të futbollit duke i dhënë mundësinë të shkëputet 8 pikë pas fitores përballë kampionëve të Manchester City në “Anfiled Road” 2-1. Sfida ishte me mbushur me spektakël dhe emocione pa fund, teksa City nuk fiton në këtë fushë, jo pak, por prej 13 vitesh duke u kthyer në një makth.
liverpul
City e nisi mirë ndeshjen duke tentuar disa herë në fillim me Agueron për të gjetur golin, por në avantazh kaluan vendasit me Henderson me një super gjuajtje nga jashtë zone. Megjithatë miqtë vendosën barazimin me Dzeko.
liverpul
Në pjesën e dytë ishte përsëri Liverpuli që kaloi në avantazh me Kutinjon duke marrë tre pikë të rëndësishme që e ngjisin në kuotën 48 pikëve, 12 më pak se kryesuesit, ndërsa City humbet mundësinë të afrohet. Në ndeshjen tjetër të së dielës në Angli, Arsenali kaloi Evertonin 2-0 me golat e Giroud dhe Rozickit.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni