Liverpuli ndal kryesuesit e Leicester
humbet United, City e Totenhem OK

Liverpuli ndal kryesuesit e Leicester<br />humbet United, City e Totenhem OK
Liverpuli ndali vrullin e Leicester duke e mposhtur në shtëpi me rezultatin minimal 1-0, por që i jep tre pikë të arta në një moment jo të mirë pas një barazimi dhe një humbje.
 
Tre pikshi e ngjit ekipin e Liverpulit në vendin e 8 me 27 pikë, 2 larg Manchester United, që pëson një tjetër humbje, këtë herë ndaj Stoke City, ku luan edhe kosovari Shaqiri.
 
Dy gola në pjesën e parë mjaftuan për të mundur ‘Djajtë e Kuq’ që pavarësisht rasteve që krijuan kishin shumë probleme në organizim dhe finalizim.
 
Megjithatë pas ndeshjes trajneri Van Gal u shpreh se “Ndjej mbështetjen e të gjithëve në klub.
 
Klubi nuk duhet të më shkarkojë mua. Ne duhet të presim dhe të shohim”tha Van Gaal.
 
Por ende nuk dihet nëse të hënën në ndeshjen e fundit për këtë vit kalendarik do të jetë në krye të Manchester United, pasi eliminimi nga Champions dhe kriza në ndeshjet e fundit vështirë të kapërdihen nga drejtuesit.
 
Chelsea i drejtuar nga Hidink e nisi me një barazim me Watford 2-2, teksa Oscar humbi rastin për t’i dhënë fitoren në debutim holandezit, pasi humbi një penallti 10’ nga fundi.
 
Asnjë haps fals nga Manchester City dhe Totenhem që fitojnë respektivisht ndaj Sunderland 4-1 dhe Norwich 3-0.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore