Liz Truss jep fjalimin e parë si kryeministre e Britanisë: Së bashku do të dalim nga stuhia dhe do të rindërtojmë ekonominë

Liz Truss jep fjalimin e parë si kryeministre e Britanisë: Së bashku do të dalim nga stuhia dhe do të rindërtojmë ekonominë

Liz Truss

Liz Truss ka dhënë fjalimin e parë si kryeministre e Britanisë së Madhe. Sapo mbërriti në zyrat e kryeministrisë, ajo tha me bindje se do të dalin nga stuhia dhe do të rindërtojnë ekonominë e vendit, ndonëse do të qeverisë Britaninë në kohën me të vështirë për shkak të krizave me të cilat po përballet e gjithë bota.

“Sa më e fortë të jetë stuhia, unë e di që britanikët janë më të fortë. Kam besim që së bashku mund të dalim nga stuhia, të rindërtojmë ekonominë tonë dhe ne mund të bëhemi Britania moderne dhe e shkëlqyer.  Ky është misioni ynë jetik për të siguruar mundësi dhe prosperitet për të gjithë njerëzit dhe brezat e ardhshëm”, tha Truss.

Liz Truss do të bëhet kryeministrja e katërt e konservatorëve që nga zgjedhjet e vitit 2015. Me kthimin nga Balmoral, ajo nis e ndërton qeverinë e re britanike. 

Kush është Liz Truss 

Liz Truss ka lindur në 26 korrik 1975 në Oksford. Ajo është bijë e një profesori matematike dhe një infermiereje. Truss ka mbajtur postin e sekretares për Punët e Jashtme dhe është një emër i dashur i konservatorëve, e cila ka kryesuar rregullisht sondazhet e pjesëtarëve të partisë në ëebsajtin e konservatorëve.  Ajo ka kultivuar me shumë kujdes imazhin publik dhe vitin e kaluar u fotografua në një tank duke risjellë në kujtesë një imazh të famshëm të gruas së parë kryeministre Margaret Thatcher në vitin 1985.

Ajo vazhdoi studimet për Filozofi, Politikë dhe Ekonomi në Universitetin e Oksfordit, ku ishte aktive në politikën studentore - fillimisht për Liberal Demokratët, përpara se të kalonte te Konservatorët. Fillimisht, sekretare e tregtisë ndërkombëtare, mbështetësja e Brexit u emërua vitin e kaluar si kryenegociatore e Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian. Pas diplomimit, ajo punoi si kontabiliste në kompaninë e naftës dhe gazit Shell, si dhe në kompaninë e telekomunikacionit Cable & Wireless. Ajo u martua me kolegun e kontabilistit Hugh O'Leary në vitin 2000 me të cilin kanë dy fëmijë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
Vetëm pak orë pasi mori detyrën, Truss pranon ftesën e Presidentit Zelensky për në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur me Liz Truss këtë mbrëmje, duke u bërë lideri i parë i huaj që pata një bisedë me kryeministren e sapozgjedhur britanike.  Zelensky thotë se e ka ftuar atë në Ukrainë dhe falënderoi britanikët "për ndihmën e madhe të mbrojtjes dhe ekonomike për Ukrainën".

Vetëm pak minuta më pas Lizz Truss ka pranuar ftesën e Volodymyr Zelensky. Në një deklaratë, Kryeministria britanike thotë se kryeministri i ri përsëriti "mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për lirinë dhe demokracinë e Ukrainës".

“Në telefonatën e saj të parë me një homolog që kur u bë kryeministre, ajo i përsëriti liderit ukrainas se ai kishte mbështetjen e saj të plotë dhe Ukraina mund të varet nga ndihma e Mbretërisë së Bashkuar për një afat të gjatë”, shton deklarata.

Më tej thuhet se Truss "mezi priste të punonte me Presidentin në javët dhe muajt e ardhshëm dhe ishte e kënaqur që pranoi një ftesë për ta vizituar [atë] në Ukrainë së shpejti".

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen