Gjatë vizitës zyrtare në Vatikan, kryeministri Rama është ndalur për homazhe te varri i Papa Françeskut në Santa Maria Maggiore. Së bashku me bashkëshorten, Lindën dhe djalin, Zahon, ata kanë lënë një buqetë trëndafilash të bardhë duke nderuar kujtimin e tij.

“Homazhi në varrin e Papa Françeskut, mik i paharruar i Shqipërisë dhe i familjes sonë, që nuk harronte kurrë të lutej për popullin tonë e të na dërgonte mesazhet e tij të miqësisë, ishte një çast i veçantë i vizitës në Selinë e Shenjtë”, shkruan Rama krah videos së ndarë në rrjetet sociale.

 


Lajmi kryesor:

Rama në Vatikan, pritet në audiencë nga Papa Leone! Fokusi i bisedës, situata në Ballkan dhe integrimi i Shqipërisë