Llalla: Hetoni pasuritë e krimit
dëmtoni strukturat financiare

TIRANE- Kryeprokurori Adriatik Llalla kërkoi ritjen e numrit të procedimeve penale për hetimin pasurur, me qëllim dëmtimin rëndë të strukturave financiare kriminale. Kërkesa është bërë gjatë analizës vjetore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku Llalla së bashku me Avokatin e Popullit ishin ftuar për të analizuar punën 1 vjeçare të kësaj prokurorie kombëtare. Gjatë takimit, Llalla deklaroi se duhet një zbatim më efikas i ligjit Anti-Mafia, me qëllim garantimin e suksesit në luftën kundër krimit të organizuar. “Po ashtu, duhet të vijojë të jetë në nivele të larta bashkëpunimi ndërkombëtar në drejtim të hetimit të aseteve kriminale, kryesisht me Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave”-ka shtuar Adriatik Llalla.

Një tjetër pikë ku u ndal kryeprokurori ishte dhe lufta kundër trafikimit të qënieve njerëzore. Sipas Llallës hetimi për trafikun e qënieve njerëzore, sidomos të grave dhe të miturve do të shihet në një optikë të re. “Krahas mbledhjes së provave për fajësinë e autorëve, duhet të punohet më shumë për mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave të trafikut. Shumë nga viktimat e trafikimit, të gjendur në trysninë e autorëve të veprave penale, kanë vështirësi në bashkëpunimin me autoritetet.

Për këtë arsye, prokuroria do të angazhohet për të forcuar bashkëpunimin edhe me organizma joqeveritarë, të cilët mbrojnë viktimat e trafikut të personave”-ka deklaruar në fjalën e tij Llalla. Kryeprokurori është ndalur dhe tek ruajtja e sekretit hetimor. “Dua të theksoj si një problematikë të veçantë ruajtjen e sekretit hetimor. Jemi përballur kohët e fundit me publikimin e elementëve, të cilat përbëjnë prova të rëndësishme material për proceset hetimore.

Nxjerrja e këtyre të dhënave, natyrisht godet rëndë cilësinë e hetimit dhe vijimin e tij.Në çdo rast që do të konstatohet nxjerrje informacioni, do të nisë menjëherë procedimi penal”-u shpreh prokurori.Eugen Beçi theksoi rritjen e numrit të procedimeve në krahasim me vitet e tjera. Sipas statistikave numrin më të madh të dosjeve e ze  trafiku i drogës me 270 procedime.


Shkrimi u publikua sot (08.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen