TIRANE- Pas situatë kritike me hashashin në Lazarat dhe ndërtimet pa leje në vijen bregdetare të jugut, Kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla në shoqërinë e kreut të krimeve të rënda Eugen Beci zbarkojnë në Gjirokastër dhe Sarandë në një vizitë “blic” të pa njoftuar për vartësit e tyre.
Dy drejtuesit më të lartë të hetimit në Shqipëri kanë zhvilluar me vartësit e tyre të Sarandës e Gjirokastrës takime me dyer të mbyllura ku kanë kërkuar që menjëherë të përfundojnë hetimet dhe personat e dyshuar të dalin para drejtësisë për veprimtarinë e paligjshme të kultivimit të hashashit si dhe ndërtimet pa leje në bregdetin e Jonit.
Ata kanë siguaruar mbështetje për prokurorët e rretheve që të mos stepen para çdo personi që duhet hetuar sado i pushtetshëm ekonomikisht apo politikisht.
Njëherazi Llalla dhe Beci kanë dorëzuar për vartësit e tyre dhe listën e personave që duhet të prangosen në një bashkëpunim me policinë pasi, të dhënat e Guardia di Finanza dorëzuar pak kohë më parë kanë dhe emrat konkret të personave që merren me kultivimin e bimës fitimprurëse.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com