TIRANE- Në 2013 sfidë e prokurororisë ishte hetimi i veprave penale kundër funskionarëve të lartë, këtë vit Kryeprokurori Adriatik Llalla kërkon nga prokurorët të përqëndrohen në hetimin e pasurive të vëna nga krimi si dhe të zbatojnë me përpikmëri ligjin antimafias.
“Sfidë në 2013 kanë qenë veprat penale kundër funksionarëve të policisë, krimi në familje, krimi i organizuar. T’i kushtohet vëmendje hetimit pasuror. Zbatim më efikas të ligjit antimafias sjells sukses në luftën kundër krimit të organizuar”- tha kryeprokurori sot në analizën vjetore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Llalla vuri theksin edhe në hetimin e trafikut të qënieve njerëzore.
Avokati i Popullit kërkoi nga përfaqësuesit e akuzës të shohin me përparësi viktimat e trafikut të qenieve njerëzore ndërsa përshëndeti nismën e prokurorisë për evidentifimin e familjeve që vuajnë fenomenin e gjakmarrjes.
Igli Totozani vlerësoi punën e Prokurorisë. “Vetëm një ankesë për prokurorinë ka ardhur në institucionin e Avokatit të Popullit” – u shpreh Totozani.
Duke paraqitur 5 objektivat e prokurorisë për 2014 Prokurori i Përgjithshëm garantoi jo vetëm mbështetjen e plotë por dhe i siguroi se do të jenë në monitorim të vazhdueshëm.
Analiza e Prokurorisë së Krimeve të Rënda vjen dhe në 10 vjetorin e kësaj prokurorie, e cila ka nisur funksionimin më 5 janar të vitit 2004. Në dekadë rezulton të ketë çuar para gjyqit 25 organizata kriminale dhe sekuestruar mbi 100 milion euro asetë të personave të përfshirë në krime të rënda.
SFIDAT E PROKURORISE PER 2014
Së pari; Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet hetimit pasuror. Sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive të krijuara nga veprat penale dëmton rëndë strukturat kriminale. Zbatimi më efikas i ligjit Anti-Mafia sjell sukses në luftën kundër krimit të organizuar. Po ashtu, duhet të vijojë të jetë në nivele të larta bashkëpunimi ndërkombëtar në drejtim të hetimit të aseteve kriminale, kryesisht me Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Së dyti: Hetimi për trafikun e qënieve njerëzore, sidomos të grave dhe të miturve do të shihet në një optikë të re. Krahas mbledhjes së provave për fajësinë e autorëve, duhet të punohet më shumë për mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave të trafikut. Shumë nga viktimat e trafikimit, të gjendur në trysninë e autorëve të veprave penale, kanë vështirësi në bashkëpunimin me autoritetet.
Për këtë arsye, prokuroria do të angazhohet për të forcuar bashkëpunimin edhe me organizma joqeveritarë, të cilët mbrojnë viktimat e trafikut të personave.
Së treti: Dua të theksoj si një problematikë të veçantë ruajtjen e sekretit hetimor. Jemi përballur kohët e fundit me publikimin e elementëve, të cilat përbëjnë prova të rëndësishme material për proceset hetimore. Nxjerrja e këtyre të dhënave, natyrisht godet rëndë cilësinë e hetimit dhe vijimin e tij. Për këtë arsye, kërkoj nga të gjithë ju që t’i kushtoni vëmendje të veçantë kësaj kërkese proceduriale. Kjo është një praktikë antiligjore, e cila duhet të marrë fund. Në çdo rast që do të konstatohet nxjerrje informacioni, do të nisë menjëherë procedimi penal. Organi i prokurorisë duhet të jetë garant për respektimin e ligjit.
Së katërti: Duhet t’i kushtohet një rëndësi e veçantë rritjes së shpejtësisë dhe efikasitetit të hetimeve. Në analizë të veprimtarisë së vitit 2013, konstatohet se kjo është një çështje, e cila ka nevojë për përmirësim. Po ashtu, duhet rritur numri i hetimeve proaktive, pasi vlerësohen si një ndër mënyrat më të suksesshme për të luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet.
Së pesti: Në kuadër të përmirësimit të hetimeve, do të synohet forcimi i kapaciteteve njerëzore dhe logjistike të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo strukturë ka rritje të volumit të punës. Për këtë arsye, është e nevojshme rritja e burimeve njerëzore dhe teknike për të siguruar një hetim sa më të plotë dhe të shpejtë.
Po ashtu, nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme do të vijojë të ketë mbështetje maksimale për rritjen profesionale të prokurorëve të Krimeve të Rënda. Të gjithë do të përfshiheni në programe të posaçme trajnimi, me qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale.
Realizimi i këtyre objektivave përbën hap të rëndësishëm cilësor në punën e strukturës Tuaj. Ju garantoj se do të keni mbështetjen e plotë të Prokurorit të Përgjithshëm. Por nga ana tjetër, ju siguroj se do të jeni në monitorim të vazhdueshëm për aktivitetin tuaj.
/Shqiptarja.com