/ATSH/-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka zhvilluar një takimnë Prokurorinë e Përgjithshme,me përfaqësuesit e OPDAT, PAMECA IV, EURALIUS dhe IPA 2013, për të diskutuar mbi projektet në mbështetje të prokurorisë që lidhen me forcimin e kapaciteteve hetimore dhe tekniko-logjistike.
Sipas njoftimit zyrtar, Kryeprokurori shprehu vlerësimin për mbështetjen e deritanishme të misioneve ndërkombëtare që asistojnë institucionin që ai drejton, si edhe garancinë se Prokuroria Shqiptare do të vijojë të jetë një partner serioz për zbatimin e projekteve që synojnë forcimin e kapaciteteve hetimore dhe përafrimin e legjislacionit penal të vendit tonë me standartet e Bashkimit Europian.
Në një takim, të parin e këtij lloji, ku një institucion përfitues shqiptar diskutoi njëkohësisht me projektin OPDAT të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës, si edhe me projektet e Bashkimit Europian, konkretisht Pameca IV, Euralius dhe IPA 2013, Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë deklaroi se "falë mbështetjes tuaj të deritanishme, institucioni ynë ka rritur standartet në aktivitetin e tij".
Llalla renditi në mënyrë të përgjithshme projektet në të cilat është asistuar institucioni gjatë viteve të fundit, si edhe inisiativat e mëtejshme.
Projekti OPDAT, Grise i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, i cili në takim përfaqësohej nga z. David Grise, "ka një bashkëpunim të shtrirë në kohë me Prokurorinë Shqiptare. Ekspertët e këtij misioni kanë ofruar mbështetje të vazhdueshme për ngritjen dhe funksionimin e Njësive të Përbashkëta Hetimore kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit në vitin 2009. Së fundi, në vitin 2014, kanë ofruar asistencë të konsiderueshme për hartimin e Kodit të Etikës së Prokurorëve, një dokument që plotëson standartet e vendeve të Bashkimit Europian. OPDAT vijon të jetë shumë aktiv në trajnimet e prokurorëve të të gjithë niveleve. Ndërkohë, po punojmë së bashku për krjimin e një zyre të posaçme për mbrojtjen e viktimave të krimit.
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka ofruar një kontribut shumë të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve institucionale, në të cilën mund të përmendim financimin e Sistemit të Menaxhimit të Rasteve. Nëpërmjet këtij sistemi, i cili ka nisur aplikimin e tij në fillim të vitit 2015, Prokuroria Shqiptare tashmë do të sistemojë në mënyrë elektronike të gjithë të dhënat që përpunon. Ky sistem ndihmon institucionin të përpunojë të dhëna në kohë reale, të hartojë statistika të plota, si edhe të fuqizojë kontrollin e brendshëm lidhur me cilësinë dhe shpejtësinë e kryerjes së veprimeve hetimore.
Në një plan më të gjerë, Prokuroria Shqiptare është përfituese e asistencës së Bashkimit Europian edhe nëpërmjet projekteve të tij;
Projekti PAMECA 4, i cili në takim përfaqësohej nga z. Francesko Ciardi, "ka përfshirë institucionin e Prokurorisë për herë të parë në objektin e punës së saj. Fokusi i veçantë i projektit është rritja e bashkëpunimit të Prokurorisë me Policinë e Shtetit, forcimi i kapaciteteve, si edhe përfshirja e agjencive të tjera ligjzbatuese për hetimin më efikas të krimit e organizuar, krimeve të rënda dhe korrupsionit".
Misioni EURALIUS, i cili në takim përfaqësohej nga znj. Koralja Bumçi, "është i angazhuar në zbatimin e legjislacionit ekzistues në lidhje me masat ndaj luftës së krimit të organizuar; Në përmirësimin e aftësive teknike të Prokurorisë në lidhje me fushat e specializuara si krimi i jakave të bardha, si edhe në krimin kibernetik. Gjithashtu, EURALIUS po jep ndihmesë edhe në rishikimin e strukturës së brendshme organizative të Prokurorisë".
Programi Rajonal IPA 2013, i cili në takim përfaqësohej nga z. Eric Vincken, "po kontribuon për forcimin e kapaciteteve operacionale, me qëllim hetimin dhe ndjekjen penale të çështjeve të krimeve të rënda dhe krimit ndërkufitar".
Në vijim të bisedës, përfaqësuesit e organizmave ndërkombëtare e konsideruan frytdhënës iniciativën e Prokurorisë së Përgjithshme për takimin e këtij formati të zgjeruar, duke krijuar në këtë mënyrë mundësitë e diskutimit të përbashkët mbi projektet që synojnë forcimin e mëtejshëm të rolit të Prokurorisë në luftën kundër korrupsionit vendas, si edhe krimit të organizuar rajonal dhe ndërkombëtar.
/Shqiptarja.com