Teksa, një javë më parë Prokuroria e Përgjithshme u trondit nga 4 dorëheqje drejtuesish brenda një dite, tashmë këto katër vende vakante janë zënë me drejtuar të rinj, që janë komanduar me urdhër të kryeprokurorit Llalla.
Kryeprokurori Llalla ka vendosur në krye të prokurorisë së Lezhës Besim Hajdarmataj, i cili me këtë lëvizje le funksionin e zv/kryeprokurit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Hajdarmataj, që prej ditës së sotme ka zënë vendin e ish-drejtuesit të prokurorisë së Lezhës, Përparim Vukaj, i cili një javë më parë dha dorëheqjen duke mbetur prokuror i thjeshte në këtë prokurori.
Ndërkohë ndryshime ka pësuar dhe prokuroria e Dibrës, ku në krye të saj është komanduar drejtues Urim Buci.
Ky i fundit i ardhur nga rradhët e oficerëve kishte vetëm pak kohë që ishte bërë prokuror në Dibër.
Pas dorëheqjes së Esmeralda Camit, Llalla i ka besuar drejtimin e kësaj prokurori prokurorit Urim Buci, ndërkohë Cami është caktuar prokurore e thjeshtë në këtë prokurori.
Një tjetër lëvizje e Llallës është dhe ndryshimi i drejtuesit të prokurorisë së Përmetit.
Në krye të kësaj prokurorie është vendosur një prokuror i Gjirokastrës Arjan Muça, edhe ky i fundit i ardhur në sistemin e prokurorisë nga radhët e oficerave të Policisë Gjyqësore.
Ndërkohë Silvana Pani pas dorëheqjes mbetet prokurore e thjeshtë në këtë prokuri.
Ndërsa në Tropojë pas dorëheqjes së Artan Shtrungza, në krye është emëruar Artur Ismailukaj.
Redaksia online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com