Llatja pas fitores në Elbasan: S’e kam dyshuar kurrë fitoren, gjithsecili nga ju ka vënë një tullë në zhvillimin e Elbasanit

 

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Geldian Llatrja ka falenderuar të gjithë qytetaret në Elbasan që e besuan.

“Kemi bërë fushatën më të bukur që është parë në Elbasan dhe kjo është vlera e fitores. Ka një simbol, Glei dhe PS. Këtë fitore e meritoni të gjithë.

Kemi qenë  vjet bashkë, kemi punuar me të gjithë. Ky është rezultati, që ditën e parë që kemi ardhur kemi qenë të sigurt për fitoren dhe se kemi vënë kurrë në dyshim. Populli i Elbasanit s’na hedh punën poshtë. Kjo është fitorja e të gjithëve ju. Sot secili nga ju ka një tullë te zhvillimi që do të marrë Elbasani në 4 vitet e ardhshme. Gjithsecili nga ju ka treguar që jeni qytetar model. Unë kam një falenderim të veçantë, për skuadrën fituese që e kemi pasur dhe e kemi në krah në këtë fitore të thellë.”- tha ai.


Lajmi kryesor:

U votua elektronikisht, PS fiton të 3 bashkitë! Llatja në Elbasan 55%, Suli mbi 60% në Kamzë, në Vorë Shera merr 75%! Shumicë absolute edhe në këshilla


G.MO/LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta nervozohet para nisjes së Konventës: Rini e plakur! Po eca me ritmin tuaj 700 vjet rri Rama në pushtet (VIDEO)

Meta nervozohet para nisjes së Konventës: Rini e plakur! Po eca me ritmin tuaj 700 vjet rri Rama në pushtet (VIDEO)