Lleshaj pas votimit: Na shqetëson fakti që opozita nuk merr pjesë por i pati të gjitha mundësitë (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka votuar paraditen e sotme në ambientet e shkollës Fan Noli. Lleshaj tha se opozita i ka pasur të gjitha mundësitë për të qenë në këtë proces.

“Sigurisht na shqetëson fakti që opozita nuk merr pjesë, por ama i ka pasur të gjitha mundësitë për të marrë.

Qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin ata që paraqiten ne zgjedhje, ata që janë shmangur është përgjegjësi e tyre jo e jona", tha Lleshaj.

Deklarata e plote

Një ndër vendimet më të rëndësishme që merr një qytetar, pra për të vendosur për ata që do të qeverisin pushtetin vendor, pas një periudhe shumë të ndërlikuar përgatitjeje, sot mund të them me kënaqësi që zgjedhjet po zhvillohen në të gjithë vendin të lira, të qeta, nën një atmosferë shumë të mirë.

Është e rëndësishme të theksoj dhe t’ju bëj ftesë gjithë qytetarëve që ta shfrytëzojnë mundësinë për të ushtruar përgjegjësinë e tyre qytetare, aq më tepër që jemi në vigjilje të një vendimi shumë të madh për Shqipërinë, pra për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. 

Këto zgjedhje janë po ashtu një kontribut i rëndësishëm në drejtim të dëshmimit të faktit se Shqipëria është një vend, i cili meriton hapjen e negociatave, i cili mund të zhvillojë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të drejta.

Gjithashtu ftoj të gjithë qytetarët që përveç pjesëmarrjes, të mundohen për të kontribuar në mbajtjen e këtij mjedisi të qetë dhe të sigurte, në mënyrë që secili të mundë ta ushtrojë të drejtën dhe përgjegjësinë e tij në këtë ditë të rëndësishme.

Në të njëjtën kohë theksoj që forcat e Policisë kanë marrë të gjitha masat për të krijuar mjedis të sigurt për zgjedhjet dhe do të jenë të gatshme, për të vazhduar këtë proces, për ta përmbushur me konsekuencë të lartë këtë përgjegjësi që kanë ndaj qytetarëve shqiptarë.

Pyetje: Zoti Ministër, si është ecuria deri në këto momente, ka pasur diçka problematike?

Ministri Lleshaj: Ecuria e zgjedhjeve deri këto momente është shumë e mirë, në të gjithë Shqipërinë po zhvillohen zgjedhjet ashtu siç pritet.

Pyetje: Zoti Ministër,.a ju shqetëson fakti që nuk merr pjesë opozita në zgjedhje?

Ministri Lleshaj: Sigurisht që na shqetëson fakti që opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, por ama opozita i ka pasur të gjitha mundësitë për të marrë pjesë në zgjedhje. 

E rëndësishme është liria për të zgjedhur dhe kjo është e garantuar tashmë.

Pyetje: Zoti Ministër, në më shumë se 30 bashki qytetarët nuk kanë të drejtë të zgjedhin, pasi kanë vetëm një kandidat?

Ministri Lleshaj: Qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin ata që janë paraqitur në zgjedhje. 

Qytetarët vijnë për të gjykuar ata që janë paraqitur në zgjedhje, ata që i janë shmangur gjykimit të qytetarëve është përgjegjësi e tyre, jo e qytetarëve, as e jona. Faleminderit!


Lajmi kryesor:

Politika VOTON/ Rama: Me popullin nuk luhet! Veliaj: Është momenti për të thënë si e duam këtë qytet


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat