Politika VOTON/ Rama: Me popullin nuk luhet! Veliaj: Është momenti për të thënë si e duam këtë qytet

Politika VOTON/ Rama: Me popullin nuk luhet! Veliaj: Është momenti për të thënë si e duam këtë qytet

Sot, në ditën e zgjedhjeve lokale, kanë hedhur votën e tyre edhe figurat politike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:35
Klosi kthehet nga Berati për të votuar: Objektivi u përmbush, zgjedhjet u bënë në 30 qershor (VIDEO)

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka votuar pasditen e sotme. Pas daljes nga qendra e votimit Klosi tha se zgjedhjet kanë qenë transparente dhe të ndershme. Ai tha se tashmë objektivi për realizimin e zgjedhjeve në 30 qershor është realizuar.

"Objektivat kanë qenë dy: realizimi i zgjedhjeve me standarde dhe bërja e tyre më 30 qershor. Objektivat e tjera po i ndiqni, janë transparente. Sapo kthehem nga Berati ku pothuajse është arritur numri i votave të 2017, kjo është arritja kryesore. Pjesëmarrja është e konsiderueshme, detyra jonë ka qenë zgjedhje të ndershme e transparente. Qytetarët mbështesin forca të ndryshme politike. Ka qenë zgjedhje e PD të mos jetë në garë, kur ti gjeni pyetini pse nuk morët pjesë në garë. Për ne objektivi është realizuar, bërja e zgjedhjeve më 30 qershor. Ashtu si e keni dëgjuar me mijëra herë zgjedhjet u realizuan më 30 qershor", tha Klosi.

Ora 15:57
Voton Vangjush Dako, komisionerët ngrihen në këmbë

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka votuar sot i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij.

Dako pas tre mandateve në krye të Durrësit hoqi dorë nga kandidimi.

Sot, pasi hodhi votën e tij në kutinë e votimit, Dako deklaroi se shpreson që “kjo ditë të shkojë në harmoni”.

“U bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi durrsakë që të marrin pjesë masivisht në votime, sepse duke marrë pjesë sa më shumë, votojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, theksoi Dako.

Ajo që ra në sy është edhe ngritja në këmbë e komisionerëvë të qendrës së votimit, kjo në shenjë respekti.

Kujtojmë, se në Durrës sot garojnë dy gra me të njëjtin emër, Valbona Sako kandidate e PS dhe Valbona Mezini kandidate e Bindjes Demokratike.

Ora 15:53
Voton Gjonaj: Uroj që më 1 korrik, të fshijmë nga kujtesa tensionet politike të së shkuarës

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka votuar sot në Tiranë. Pas daljes nga qendra e votimit ajo i ka bërë thirrje qytetarëve të përcjellin mesazhin e dakortësisë për forcimin e institucioneve

“Është e nevojshme që përmes votës qytetare, të përcjellim mesazhin e dakortësisë se jemi gati për forcimin e institucioneve demokratike, zbatimin e ligjit dhe rindërtimin e plotë të “shtëpisë” së re të drejtësisë e cila po transformohet çdo ditë nga forca e reformave.

Deri tani jam e kënaqur që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe institucionet e tjera në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, janë në gatishmëri të plotë dhe po bëhet maksimumi për të garantuar një proces të qetë dhe demokratik në hapësirat ku ne kemi përgjegjësinë.

Votim të mbarë. Uroj që më 1 korrik, të fshijmë nga kujtesa tensionet politike të së shkuarës dhe të fokusohemi te projektet e frytshme të së ardhmes, për ligjin, drejtësinë dhe atdheun që duam”, përfundoi ministrja Gjonaj

Ora 15:34
Kryebashkiaku që garon për mandat të dytë voton me të birin

Kryetari bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, kandidon sot për një mandat të dytë në krye të bashkisë.

Gjatë ditës së sotme bashkë me familjen e tij Goro ka votuar në qendrën e votimit në Himarë.

“Bashkë me tim bir Sokratin dhe shumë e shumë banorë të tjerë të bashkisë Himarë. Bashkë sot e përgjithmonë për Himarën tonë të së nesërmes. Në Himarën tonë europiane, kryeqendrën e turizmit shqiptar”, tha Goro.

Ora 15:31
Voton kandidatja për kryebashkiake: Proces i qetë zgjedhor

Kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Kurbinit, Majlinda Cara, ftoi sot qytetarët e Kurbinit të shprehin vullnetin e tyre të lirë përmes votës për një jetë më të mirë.

Pas votimit, Cara tha se “pjesëmarrja në votime është e kënaqshme, situata është e qetë, banorët e Kurbinit po dalin të votojnë dhe në orët në vijim shpresoj që të jetë më e lartë”.

Cara i ftoi qytetarët e Kurbinit të marrin pjesë në votime, të shprehin vullnetin e tyre të lirë me votë për të siguruar për katër vitet e ardhshme një jetë më të mirë në Kurbin dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre

Ora 15:31
Skënderi pas votimit: Qytetarët të përdorin instrumentin e votës pa ndikim

Kandidati i Bindjes Demokratike për bashkinë e Tiranës, Arben Skënderi, i bëri apel të gjithë qytetarëve të përdorin instrumentin e votës pa ndikim e të bindur në mendimet e gjykimet e tyre.

Në një prononcim për mediet pas votimit, Arben Skënderi u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, pavarësisht kandidatit që do të zgjedhin.

“Kam informacione që çdo gjë shkon shumë qetë. Përfitoj nga rasti ti bëj thirrje votuesve që ta përdorin instrumentin e votës pa ndikime. Është e rëndësishme që vota sido që të jetë do të ishte mirë që njerëzit ta kenë këtë instrument ta përdorin. Njerëzit duhet të vijnë të votojnë”, theksoi Skënderi

“Është shumë e rëndësishme që vota sido që të jetë në çfarëdo lloj situate, votë mbështetëse apo nganjëherë votë ndëshkuese do të ishte mirë që njerëzit të thonë ta kem këtë instrument ta përdorim. Njerëzit duhet të vijnë të votojnë”, – tha Skënderi.

Ora 15:10
Nuk rikandidon për një mandat tjetër, Qazim Sejdini voton me bashkëshorten (VIDEO)

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini i cili nuk rikandidon për një mandat tjetër ka votuar për zgjedhjet lokale në qendrën e votimit pranë banesës së tij. Sejdini shoqërohej nga bashkëshortja e tij.

1561900344_sejdinimebashkeshorten001.jpg

Ora 14:59
Voton Bamir Topi: Jam kundër bojkotit, politika të reflektojë (VIDEO)

Ish-presidenti Bamir Topi ka votuar sot në kryeqyet i shoqëruar nga bashkëshortja etij. Gjatë fjalës së tij jashtë qendrës së votimit Topi tha se zgjodhi të votojë në vijim të bindjes kundër bojkotit. Ai tha se kjo është një ditë ku çdo politikan duhet të reflektojë dhe të orientohen si ata që ne i quajmë partnerë strategjikë.

"Votova sot në vijim të bindjeve të mia të sjelljeve kundër bojkotit siç e ka shprehur edhe partia ime e cila merr pjesë në zgjedhje. Erdha sot për të bërë detyrën time qytetare por edhe politike. Kam marrë pjesë në të gjitha votimet që nga viti 1991. Kjo është një ditë që nuk mund të ketë triumfator kur çdo politikan por edhe përfaqësuesit të opinionit publik, sonte duhet të bëjnë një meditim të thellë. Duhet të jetë një reflektim qytetar, se çfarë kanë bërë. Është standardi më i ulët i demokracisë që ne përjetojmë prej kaq vitesh. Nesër të gjithë duhet t'i thërrasin mendjes për të ardhur në një proces tjetër. Një proces politik i cili është rrëzuar në 21 prill 2008. Sot është një ditë votimesh dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë kanë ushtruar të drejtën e tyre. Mesazhet e ndërkombëtarëve duhen kuptuar qartë, për të krijuar një ditë stabilitetit brenda instabilitetit të politikës, të cilin nuk e ka populli. Mospjesëmarrja imponon zgjidhje të sforcuara. ne jemi sot për zgjedhjet e pushtetit vendor sepse qyteti nuk mund të qëndrojë pa shërbim. Unë jam për të marrë pjesë. Unë solla tre arsye-sjelljen time qytetare, sjelljen politike dhe jam nga ata njerëz që do të orientohem qartë. Duhet të dimë të orientohemi si ata që ne i quajmë partnerë strategjikë. Unë besoj që fakti që unë vij për të votuar dhe që FRD ka marrë pjesë në këto zgjedhje, kam bindjen që çdo njeri bën zgjedhjen e vet. E ardhmja është tjetër gjë. Në mënyrë simbolike themi e nesërmja. Askush nuk duhet të ndihet i lumtur sot, gjërat duhet të ishin bërë me kohë. Unë sot dëshiroj të kthehem 11 vjet më parë për të akuzuar atë që është sot Ramën dhe Berishën që kanë sjellë këtë gjendje katastrofale. jemi në një ditë që nesër çdo gjë duhet të fillojë për reformuar qëndrimin politik. Unë jam për vazhdimin me sukses të reformës në drejtësi. Mbi të gjitha kjo do të influencojë palët politike për t'u ulur në tryezë. Vendimi për këto zgjedhje i tregon asaj gjykate nuk është krijuar akoma por që duhet të ishte krijuar", tha Topi.

Ora 14:14
Eduart Nocaj: Të protestosh është demokratike, ndërsa të dëmtosh shkolla është anormale

Kandidati i pavarur për kryetar bashkie të Lezhës Eduart Ndocaj deklaron se procesi zgjedhor po shkon pa asnjë anomali dhe problem.

Ndërkohë që shpreson për fitore, Ndocaj i këshilloj qytetarët e Lezhës të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe të shkojnë të votojnë kjo e fundit si një e drejtë kushtetuese.

“Unë mendoj se kjo ditë është siç është parashikuar, një ditë e qetë ku shqiptarët dolën të votonin të ardhmen e tyre. Uroj të vijoj kështu, jam i bindur që do të vijoj kështu sepse nuk shikoj asnjë anomali dhe problem të paktën në rrethin e Lezhës. Unë mendoj se shqiptarët dinë ta përqafojnë demokracinë dhe votën e lirë. Unë shpresoj që të jem fituesi por e di që qytetarët e Lezhës do të bëjnë zgjedhjen e duhur. Të protestosh është demokratike dhe unë nuk e shikoj si anormale, ndërkohë që të dëmtosh shkollat unë nuk e quaj normale, sepse nuk mund të cënohet prona. Unë i falenderoj të gjithë që kanë treguar qytetari, qytetarët e Lezhës kanë treguar që janë qytetarë të devotshëm" - tha Eduart Ndocaj.

Ora 13:58
Majko: Nga 1 korriku të gjithë të ulemi e të shikojmë një mënyrë tjetër për të vepruar përballë njëri tjetrit

Ministri i Shtetit për Diasporën dhe një nga figurat kryesore të socialistëve, Pandeli Majko votoi para pak çastesh në qendrën e tij të votimit në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Pasi ushtroi të drejtën e tij të votës, ai vlerësoi procesin e qetë të votimit, ndërsa theksoi faktin se deri më tani ka një pjesëmarrje të madhe votuesish.

“Është një ditë e qetë, normale. Gjërat janë në pikëpamje të pjesëmarrjes të plota”, tha Majko.

I pyetur  lidhur me zgjedhjet e para viteve 90 Majko u përgjigj: “Ata që kundërshtonin zgjedhjet para 1990 futeshin në burg”. 

Ai theksoi se pas votimeve palët duhet të ulen përballë njëra – tjetrës për të biseduar dhe për të nisur një mënyrë tjetër të vepruari. “Shpresoj që pas kësaj date, duke nisur nga 1 korriku të gjithë të ulemi e të shikojmë një mënyrë tjetër për të vepruar përballë njëri tjetrit. Procesi më duket i qetë dhe normal”, tha Majko.

Ora 13:07
Rakip Suli: Edhe nëse Mziu do ishte në garë do merrja më shumë vota (VIDEO)

Kandidati i PS për Bashkinë e Kamzës, Rakip Suli është shprehur pas daljes nga qendra e votimit ku ka hedhur edhe votën e tij, se vota e shqiptarëve do kthehet në shërbim të tyre. Suli tha se Kamza është një bashki me 140000 mijë banorë që nuk ka akoma asnjë qendër shëndetësore.

"Është e vetmja bashki në Shqipëri që akoma ka 140 000 banorë por nuk ka asnjë qendër shëndetësore. I ftoj qytetarëve të shkojnë pa frikë dhe ndrojtje për të votuar. Një qen i ngordhur ka ngordhur dhe i bëj thirrje qytetarëve të Kamzës t'i bashkohen shqiptarëve. Vota e tyre do kthehet në shërbim. Pjesëmarrja është shumë e lartë. Duke u bërë presion familjarëve nuk mund të krijoheshin as qendrat e votimit. Deri më tani kanë votuar mbi 10 000. Pjesëmarrja sa më e madhe do më motivojë sa më shumë. Edhe nëse do ishte në garë ai do merrja shumë më tepër se ai. Kjo është dita e zgjedhjeve të shqiptarëve", u shpreh Suli.

Ora 13:03
Voton edhe ish-kryeministri Fatos Nano: Është koha të rreshtohemi hapur, sot çlirojmë të ardhmen nga kthetrat e 'opozitës'

Ish-kryeministri Fatos Nano më bashkëshorten e tij kanë votuar ditën e sotme në Mullet, në shkollën 9-vjeçare “Sami Kalasa”.  Nano ka dhënë një intervistë për dritare.net, ku ka shpjeguar pse po voton dhe ka deklaruar hapur për kë , duke ju bërë thirrje votuesve të majtë e të djathtë të dinë si të reagojnë sot. E njoh mire këtë lloj “opozite” u shpreh Nano .

Si themelues dhe lider historik i Partisë Socialiste, i njihni këto votime ku opozita nuk merr pjesë?

Fatos Nano: Jam në pozicionin që duhet. E njoh mirë këtë lloj “opozite” dhe jam i bindur se duke votuar sot ndihmojmë çlirimin e të ardhmes nga kthetrat e saj.

A kanë legjitimitet një pale zgjedhje ku ata që shkojnë votojnë, dihet për kë votojnë, kur vota është e fshehtë?

Fatos Nano: Sigurisht po! Është koha të rreshtohemi hapur për progresin dhe qytetërimin, kundër primitivizmit tribal!

Një mesazh për socialistet dhe popullin e majtë.

Fatos Nano: Te votojnë pa ngurrim, duke mos i hequr duart nga timoni europian i Shqipërisë!

Një mesazh për opozitën.

Fatos Nano: Të votojnë kundër lidershipit te vet, që iu ka mbyllur perspektiven konkurruese europeiste!

Ora 13:00
Voton Fatmir Xhafaj: Dita e sotme shuplakë për opozitën (VIDEO)

Ish-ministri i brendshëm, Fatmir Xhafaj ka votuar së bashku me familjen e tij si dhe ka dhënë një prononcim për mediat.

Xhafaj ka deklaruar se dita e sotme është një shuplakë për opozitën dhe një mësim për të gjitha partitë.

"Rëndësia që kanë këto votime është e madhe,  një datë e rëndësishme dhe duhet të ndanim...vota e sotme ndan përpjekjet për destabilizimin e vendit  dhe respektimit të Kushtetutës, destabilitetin dhe të respektuar të ligjit  të vendit. Kjo është shumë e rëndësishme. Sot është një leksion për të gjitha forcat politike të cilat kanë një moment reflektimi por padyshim për opozitën dhe të gjithë ata që u për paqen për të destabilizuar ata kanë marrë një shuplakë ata duhet të ndryshojnë të futen në rrugën e duhur është në interes të vendit dhe të Shtetit të së drejtës. Kjo që ka ndodhur ka dëmtuar vendin dhe dëm të madh imazhit të vendit por nga ana tjetër ka dëshmuar se vendi është në proces të demokracisë dhe shtetit të së drejtës kjo është me shumë se të gjitha. " ka deklaruar Xhafa.

Ora 12:51
Valbona Mezini shkon për të votuar, harron pasaportën në shtëpi (VIDEO)

Kandidatja e BD për Vlorën, Valbona Mezini ka shkuar ditën e sotme për të votuar në qytetin ku ajo dhe kandidon por nuk ka mundur të hedhë votën për shkak se kishte harruar pasaportën. Ajo ka pritur në qendrën e votimit që dikush të sjellë mjetën e identifikimit teksa dhënë edhe një deklaratë për mediat.

Ajo i bëri apel kundërshtarëve t’i mbajnë duart larg nga procesi i votimit.

“Në Vlorë ka shumë mungesa, shumë shërbime utilitare nuk funksionojnë sot. Nuk do ketë më varfëri, votoni Bindjen Demokratike. Për gjynahqarët që na ruajnë do të thosha, për partinë e madhe, t’i mbajë duart larg nga procesi, se sot flet sovrani. Muçua i Tanës, që e njeh mirë gjithë Vlora i them të largohet nga qendrat e votimit”, tha Mezini.

Ora 12:35
Valdrin Pjetri i bashkohet traditës së Shkodrës, shmang përdorimin e makinës si mjet transporti (VIDEO)

Kandidati i PS për Bashkinë e Shkodrës Valdrin Pjetri i cili kandidon i vetëm në këto zgjedhje lokale ka hedhur votën e tij pak momente më parë. Pjetri i është drejtuar qendrës së votimit me Vespa, gja të cilën e ka evidentuar edhe në daljen për mediat. Ai tha se Vespa është simboli i qetësisë dhe rregullit. Kujtojmë se Shkodra njihet si qyteti i biçikletave, dhe qytetarët e saj shmangin përdorimin e auotmjeteve për të qarkulluar brenda për brenda qytetit.

Pjetri deklaroi se nuk ishte zgjedhja e tij që të kandidonte i vetëm për Bashkinë e Shkodrës por u ndal edhe te procesi zgjedhor duke e quajtur më me pak problem në historinë e kësaj bashkie.

"E filluam me Vespa dhe e përfundojmë me vespa. Sot procesi ka qenë shumë mirë. Këto janë zgjedhjet më pa probleme në historinë e Bashkisë së Shkodrës. Vespa është simbol i qetësissë dhe rregullit. Unë e kam dashur gjithmonë një kundërshtar në politikë, por nuk ka qenë zgjedhja ime", tha Pjetri.           

                                                                                                                           

Ora 12:30
Mesi voton në Shkodër: Do doja që në zgjedhje të kishte me shumë parti, kjo nuk ishte dëshirë e PS (VIDEO)

Ish-zv/ kryeministrja Senida Mesi e cila votoi në Shkodër deklaroi se do të donte më shumë kandidatë në zgjedhjet lokale.

"Unë do doja që këto zgjedhjet të kishte shumë konkurrentë. Do doja të kishim më shumë parti politike pjesëmarrëse. Kjo nuk ishte dëshira e PS. Ju e dini shumë mirë që nuk ka minimum për ta quajtur procesin të vlefshëm. Ne do respektojmë çdo vendim të çdo institucioni ligjor lidhur me këtë çështje", tha Mesi.

Ora 12:24
Xhaçka: Sot nuk fitojnë kandidatët por shqiptarët, sot jemi këtu sepse zgjedh populli (VIDEO)

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila votoi ditën e sotme në qendrën 1852 në kopshtin Nils Holgerson se vota e sotme është një votë për demokracinë pasi sot nuk fitojnë vetëm kandidatët por të gjithë shqiptarët.

 “Do të fitojnë të gjithë shqiptarët që historia e cënimit të të drejtës së votës të mos ndodh asnjëherë, aq më pak me pazare politike dhe aq më pak akoma me dhunë. Dhe nuk ka rëndësi nëse është një parti , nëse janë 5, nëse janë 10. E drejta e gjithë shqiptarëve fiton gjithmonë dhe këto janë zgjedhje për popullin jo për partitë. Gara ka qenë e hapur, partitë kanë qenë të lira që të garonin më kandidatët e tyre. Sot jemi këtu edhe zgjedh populli”, tha Xhaçka.

Ora 11:59
Voton ish-ministri Tahiri: Ushtrova të drejtën time kushtetuese, uroj që gjithçka të shkojë mirë

1560368293_tahiriok.jpg

Ish-ministri i Brendshëm Saimri Tahiri ka votuar sot për zgjedhjet vendore. Tahiri është shprehur se mbase kjo nuk është situate ideale, por ai ka votuar duke ushtruar të drejtën e tij kushtetuese dhe theksoi se shpreson që kryebashkiakët e rinj të punojnë për qytetarët.

Mbase ajo nuk është opozita që duam. Unë kam ardhur për të votuar, është një e drejte e imja kushtetuese dhe e çdo qytetari. Do të thoja që kjo mos të kishte ndodhur. Debati të është për taksa më pak dhe qeverisje më të mirë. Shpresoj që kryetarët e bashkive që do të zgjidhen me mandat 4 vjeçar të punojnë për qytetarët. Ka shumë kohe deri atëherë, unë sot votova (13 tetor). Ka kohë deri atëherë. Unë bëra zgjedhjen time te kutia. I bie të tregoj votën. Uroj që të shkojë gjithçka mirë, edhe pa probleme nuk ma do mendja që njerëzit meritojnë të shohin në televizor këto tmerre. Këto janë zgjedhje si t’i administrojmë më mirë qytetarët”, tha ai.

Ora 11:49
Olli apel shqiptarëve: Votoni, uroj që vendi të dalë nga tranzicioni i zgjedhjeve të kontestuara (VIDEO)

Kandidati i BD për Korçën, Leonard Olli ka deklaruar pas votimit se shqiptarët duhet të votojnë teksa uroi që kjo të jenë zgjedhjet e fundit me një kandidat dhe me këtë klimë politike ku ndodhet vendi sot.

"Siç e kemi ndjekur jemi në momente që po zhvillohet një proces zgjedhor i cili mbart në vetvete shumë problematika dhe uroj që të jetë e para dhe e fundit herë që ndodhemi në një situatë si kjo. Një pjesë e vendit do të ketë vetëm votim. Kanë mbetur ende shumë handikape që lidhen me procesin zgjedhor. Jemi me zemër dhe mendje të hapur. Nesër në drejtimin e bashkive duhet të jemi administratorë të zërit të tyre dhe jo të personalizojmë pushtetin. Është një situatë normale deri tani. Shpresoj që qytetarët si gjithmonë të tregojnë anën ë tyre më të mirë. Jemi një formë e re sa i përket zgjedhjet dhe fushatës zgjedhore, njerëzit me të cilët kemi komunikuar na kanë mbështetur. Kam vetëm një apel: Votoni, është dita juaj, është dita e individit. Duhet të jepni verdiktin tuaj. Diku tjetër mund të ketë vetëm votime. Uroj qe vendin të ndahet nga tranzicioni i zgjedhjeve të kontestuara", tha Olli.

Ora 11:48
Shahini me bashkëshortin e saj, votues për herë të parë në Shqipëri

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR). Besa Shahini ka votuar sot pranë qendrës së votimit në shkollën 9-vjeçare "At Zef Pllumi" në Tiranë. 

Bashkë me ministren ishte edhe bashkëshorti i saj Dardan Molliqaj, të cilët janë edhe votues për herë të parë në një proces zgjedhjesh në Shqipëri.

Znj. Shahini nënvizon rëndësinë e zgjedhjeve këtë vit: "Sivjet, zgjedhjet janë me rëndësi më të madhe se zakonisht, duke marrë parasysh edhe situatën e krijuar nga opozita e vetëpërjashtuar dhe vendimet jo-legjitime të presidentit që u munduan ta dëmtojnë këtë institucion kyç të demokracisë".

"Sot votova në mbrojtje të këtij institucioni, në mbrojtje të demokracisë dhe për Shqipërinë në Bashkimin Europian", theksoi ndër të tjera Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini.

Ora 11:46
Filo voton dhe i bën një thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj, zgjidhni përfaqësuesit (VIDEO)

Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo i cili kandidon për një tjetër mandat është shprehur pas votimit në shkollë Stravri Themeli, se qytetarët duhet të marrin pjesë në zgjedhje për zgjedhur përfaqësuesit e tyre për pushtetin vendor.

"Do doja që në këtë ditë t'i bëja thirrje banorëve të Korçës të marrin pjesë në votim, të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në këshillin vendor. Kështu funksionon demokracia. Thirrja ime është për qetësi", tha Filo.

Ora 11:32
Voton edhe Niko Peleshi: Sot votohet për demokracinë e vendit (VIDEO)

Në votime sot ka dalë edhe Niko Peleshi, deputeti i Partisë Socialiste, i cili ka shkuar në qendrën e votimit së bashku me bashkëshorten e tij. Ai votoi tek "Stavri Themeli".

Peleshi deklaroi se këto zgjedhje kanë ardhur deri në ditën e sotme përmes një anormaliteti politik, por gjithsesi shqiptarët e kanë kuptuar mesazhin se sot votohet për demokracinë e vendit.

"Në qytetet tona votohet për projektet. Këto zgjedhje kanë marrë një ngarkesë shumë të fortë politike. Kemi ardhur në këtë situatë përmes një anormaliteti politik. Siç ishte dekretuar nga presidenti të gjithë shqiptarët janë në votime. Shqiptarët kanë kuptuar mesazhin se sot votohet edhe për demokracinë e vendit", tha Peleshi.

Ora 11:18
Ervin Demo pas votimit: Berati po tregon qytetari (VIDEO)

Kandidati i PS për Beratin, Ervin Demo deklaroi se pjesëmarrja është në nivele të kënaqshme, kjo edhe në shenjë të qytetarisë së Beratit.

"Pjesëmarrja është në nivele të kënaqshme, kjo edhe në shenjë të qytetarisë së Beratit. Për mua konkurrenca, sfida më e madhe është komunikimi i vazhdueshëm me qytetarët. Unë besoj se në çdo proces, kandidatët duhet të kenë mundësinë të shpalosin programet e tyre. në fund të ditës kontratën kush do që do zgjidhet kontratën e ka me të gjithë qytetarët", tha Demo.

Ora 11:17
Alfred Moisiu voton dhe jep një mesazh për dekretet e Metës: Une e ndryshova datën vetëm kur më lejoi Kodi Zgjedhor (VD)

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu ka qenë një zë ndryshe sot jashtë qendrës së votimit ku hodhi edhe votën për kryetar bashkie. Moisiu i bëri thirrje palëve politike të reflektojnë ndërsa e quajti të gabuar vendimin e opozitës për të djegur mandatet dhe për të bojkotuar zgjedhjet. Moisiu ceku indirekt edhe dekretet e njëpasnjëshme të Metës duke sjellë në vëmendje edhe precedentin e vitit 2007 kur ai ishte president duke thënë se e shtyu datën e zgjedhjeve vetëm pasi i dha të drejtën Kodi Zgjedhor.

1561885884_moisiu9.jpg

"Unë mendoj se këto zgjedhjet kanë një defekt për mospjesëmarrje të opozitës tradicionale se opozita tjetër ka edhe në zgjedhje edhe në kuvend. Për mua kjo ka qenë një fatkeqësi, nuk duhej të ndodhte, As nuk duheshin djegur mandatet dhe as nuk duheshin bojkotuar zgjedhjet. Ne çdo dy vjet kemi zgjedhjet. Isha dakord për 30 qershorin sepse moszbatimi i kësaj date do krijonte një precedent. Unë uroj që kjo situatë të zgjidhjet sa më parë.Tashmë palët politike kanë një përgjegjësi shumë të madhe. Kam bindjen se më në fund,politikanët shqiptarë duhet të ecin përpara. Në 2007 unë nuk kisha të drejtë të vlerësoja dekretin e mëparshëm pa më dhënë këtë të drejtë Kodi Zgjedhor dhe vetëm pasi m'u dha kjo e drejtë nxora dekretin tjetër", tha Moisiu.

Ora 11:07
Cakaj: Zgjedhjet e sotme në shërbim të shkëputjes nga e shkuara (VIDEO)

Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj votoi paraditen e sotme duke i bërë një thirrje qytetarëve që të shprehin vullnetin e tyre me votë si shenjë e shkëputjes nga e shkuara.

"Normat kushtetues nuk mund të bëhen subjekt i negocimeve politike. Mbarëvajtja e këtyre zgjedhjeve është e rëndësishme. Sot duhet të kemi një pjesëmarrje të madhe jo vetëm në shërbim të zgjedhjes së kryebashkiakëve të rinj por edhe në shërbim të shkëputjes nga e shkuara", tha Cakaj.

Ora 10:54
Sqaron Elisa Spiropali: Ja përse votova

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ka finalizuar votimin e saj ditën e sotme.

Në rrjetin personal Instagram, Spiropali ka publikuar një foto teksa shihet duke hedhur votën në kutinë  e votimit.

Bashkangjitur fotos, ministrja ka treguar edhe arsyen e votës së saj.

"Për më tepër shpresë, më tepër të ardhme, më tepër begati, më tepër paqe, më tepër drejtësi, më tepër mirëkuptim, më tepër Liri, për këto votova unë, për këto punojmë e luftojmë ne."- shkruan Spiropali.

Ora 10:54
Ndreu: Sot është dita kur lezhjanët shprehin me votë ndryshimin që kanë vite që e kërkojnë (VIDEO)

Kandidati i PS për Lezhën , Pjerin Ndreu deklaroi jashtë qendrës së votimit ku hodhi votën e tij i shoqëruar nga bashkëshortja, se sot është një ditë kur lezhjanët shprehin përmes votës ndryshimin që kanë kërkuar prej vitesh.

"Sot është një ditë shumë e qetë kur qytetarët lezhjanë shprehin me votë ndryshimin që kanë vite që e kërkojnë. Duhet të jetë një ditë me sa më pak tension duke pasur parasysh disa tensione të cilat duhet theksuar se në Lezhë janë kaluar me sukses dhe dua të falenderoj dhe palën tjetër që është treguar e matur. Falë edhe asaj që përfaqësojnë lezhjanët", tha Ndreu.

Ora 10:49
Voton kandidati i PS në Vorë: Qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje

Kandidati i PS për Bashkinë e Vorës i cili votoi pak momente më parë Agim Kajmaku u shpreh se votimi po shkon mirë dhe pa incidente. Ai tha se ka pasur provokime nga pala tjetër dhe ftoi qytetarë të marrin pjesë në votime. Ai tha se pjesëmarrja deri në këtë momente është e kënaqshme.

Ora 10:43
Bashkëshortja e kandidatit të PS për Dibrën, me barkun e rrumbullakosur drejt kutive të votimit (VIDEO)

Kandidati i PS për Dibrën Dionis Imeraj i bëri thirrje qytetarëve të japin votën e tyre pasi sot është një ditë feste.

"Sot është një ditë e vecantë, është një ditë feste, pasi cdo shqiptar ka të drejtën të japë mendimin e tij nëpërmjet votës. Ju bëj thirrje votuesve të vijnë patjetër të votojnë,sepse është suporti më i madh që i jepet familjes së tyre. Procesi po vazhdon normalisht dhe kështu do jetë. Dibranët dijnë gjithmonë të vlerësojnë mirë njerëzit", tha Imeraj.

1561904752_meshtatzenennevotime001.jpg

Ora 10:39
Balla nga Librazhdi: Sot fitoi Shqipëria e shpresës dhe e prosperitetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të PS, Taulant  Balla së bashku me bashkëshorten e tij votoi në Qendrën e Votimit 2704 në Pallatin e Kulturës "Sadi Halili" në Librazhd.

Pas përfundimit të votimit, Balla në një prononcim për mediat deklaroi se sot sovranitetin nuk mund tja heqë popullit askush prej kësaj dite.

“Sot eshte dita e njerëzve të thjesht dhe të zakonshëm të këtij vendi, të cilët kanë mundësi të zgjedhin dhe shprehen me votë dhe të drejtë e tyre të votës nuk mund tja heqi askush, qofshin dhe ata që nuk votojnë apo dhe ata që votojne. Kjo është një ditë që do të mbahet mend gjatë në historinë e Shqipërisë për shkak se prej sot nuk do të ketë më parti politike apo individë që do të bojkotojnë Parlamentin apo që do të bojkotojnë zgjedhjet”, tha Balla.

Sipas Ballës, kjo është një ditë e rëndësishme, sepse sot fitoi Shqipëria e shpresës dhe Shqipëria e prosperitetit.

“Sot fitoi Shqipëria e njerëzve të zakonshëm, Shqipëria me halle, por me shpresë kundër një shqipërie të cilët mundohen ta përçjanë politikanë të caktuar për qëllime të vogla politike. Sot është dita e Shqipërisë, prandaj them rroftë Shqipëria”, deklaroi Balla.

Ora 10:35
Balluku: Qytetarët të votojnë për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë (VIDEO)

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës ka votuar ditën e sotme dhe i ka bërë thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur në të mirë të vendit, imazhi i të cilit ka marrë një goditje përgjatë muajve të fundit.

"Sot është një ditë shumë e rëndësishme. të gjithë duhet të dalin për të votuar për faktin se këto zgjedhje morën vëmendje edhe ndërkombëtare. pra ne duhet të tregojnë situatën që sot është në vend. Të gjitha qendrat e votimit janë të hapura. Gjithçka është e qetë. Të gjithë duhet të dalin për të votuar edhe për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë e cila ka marrë një goditje gjatë muajve të fundit. Unë sot do jem në Vorë për të ndjekur procesin si vëzhguese. Qytetarët të dalin të votojnë para se të bëhet shumë vapë", tha Balluku.

Ora 10:30
Krali pas votimit: Do jem kryebashkiaku i Kavajës për të majtë dhe të djathtë (VIDEO)

Kandidati socialist për bashkinë e  Kavajës, Redjan Krali ka hedhur votën e tij në zgjedhjet e sotme vendore.

Në fjalën e tij për mediat, ai tha se procesi i votimit në Kavajë po shkon shumë mirë.  Më tej u bëri thirrje çdo qytetari që të marin pjesë në votime.

"Procesi në Kavajë po shkon jashtëzakonisht mirë, kisha besim se Kavaja është një traditë, ka qytetari. I ftoj të gjithë të marin pjesë sa më shumë, të bëjmë detyrën tonë qytetare. Pjesamarrja është jashtëzakonisht shumë mirë, goxha mirë. Nga të gjitha raportimet që kam është shumë mirë, çdo pikë votimi ka qetësi, nuk ka asnjë lloj problemi."- deklaroi Krali.

Ndërkaq, i pyetur për pritshmëritë e tij në këto zgjedhje, ai tha se është shumë i kënaqur.

"Pritshmëritë e mia besoj se po i kalojnë, nuk e prisja por jashtë mase mirë, jam shumë i kënaqur me pjesmarrjen deri tani. Kavaja ka treguar që është një qytet Evropian."- tha socialisti.

Më tej kandidati i PS shprehet i bindur se do jetë kryebashkiaku i Kavajës për të majtë dhe të djathtë, ndërsa dha edhe premtimin se do bëjë maksimumin e tij.

"Unë do jem kryebashkiaku i Kavajës për të majtë dhe të djathtë. Premtoj maksimumin tim, gjithë vizionin që kam dhënë në biznesin tim ashtu do ta sjell dhe Kavajën, për fëmijët e mi dhe të vendit. Do jap maksimumin tim. Do e shikojmë në katër vitet e ardhshme sesi do jetë Kavaja."- premtoi Krali.

Ora 10:28
Llatja voton dhe i bën thirrje qytetarëve: Sot është dita e kontratës së qytetarisë (VIDEO)

Kandidati i PS për Elbasanin, Gledian Llatja hodhi votën e tij para drekës duke i bërë thirrje edhe qytetarëve të votojnë para se të nisin temperaturat e larta. Llatja tha se sot është dita kur lidhet kontrata e qytetarit me kryetarin e bashkisë.

'Elbasanllinjtë po e tregojnë se jemi qyteti i kulturës dhe dijes. Kemi folur për 30 ditë ndërsa sot është dita e tyre për të lidhur kontratën e qytetarit me kryetarin e bashkisë. I uroj komisionerëve suksese dhe i ftoj qytetarët të votojnë para se të nisin temperatura akoma më të larta", tha Llatja.

Ora 10:26
Voton në Tiranë Astrit Patozi: Pas 1 korrikut frymë e re për vendin (VIDEO)

Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi votoi këtë të dielë në qendrën e votimit vendosur në shkollën "Lidhja e Prizrenit" në Tiranë. Nga kjo forcë politike për Tiranën, kandidon Arben Skënderi.

"Në fakt, kjo e sotmja nuk është, as ditë feste dhe, as ditë zie. Unë mendoj që sot është një ditë normale votimi, që Shqipëria duhet ta kapërcejë dhe duhet ta lerë pas.

Sigurisht, që këto janë zgjedhje të cunguara dhe nuk është vendi dhe as koha sot për të bërë një analizë apo për të nxjerrë se kush ishin përgjegjësit. Por mendoj që më mirë të kishim zgjedhje problematike, sesa të mos kishim zgjedhje fare. Sepse ky është i vetmi instrument në një vend demokratik për të të ndryshuar qeverisjen.

Nuk duhet të harrojmë që dy vite më parë ishim këtu në qendrat e votimit, pas një procesi nga më me pak incidente dhe nga më miqësorët, që ishin mbajtur ndonjëherë në Shqipëri. Madje nuk ishte aspak befasi nëse mund të gjeje brenda qendrave të votimit socialistë e demokratë, duke u përqafuar me njëri – tjetrin.

Por pas këtyre zgjedhjeve nuk u prodhua as paqe dhe as stabilitet, por erdhëm në krizën më të thellë politike që Shqipëria ka patur ndonjëherë.

Ndaj shpresoj dhe nuk është çudi që pas këtyre zgjedhjeve, me cen, do të thoja, të vijë një periudhë paqeje, një periudhë qetësie dhe normaliteti demokratik në Shqipëri. Unë besoj shumë që kjo do të ndodhë. Pas 1 korrikut, Shqipëria do të hyjë në një erë të re për komunikimin politik dhe për stabilitetin e institucioneve", tha Patozi në një prononcim për mediat pas votimit.

Ora 10:25
I biri shoqëron Dritan Lelin në votime: Kënaqësi që në fletë ishte dhe emri i babait tim (VIDEO)

Kandidati i PS për Bashkinë e Vlorës Dritan Leli është shoqëruar nga i biri i tij për të votuar i cili është votues për herë të parë.

"Në qendrën time elektorale bashkë me djalin tim që është votues për herë të parë shprehëm vullnetn tonë. I bë thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë. Ashtu si Veliaj dhe Skënderi në Tiranë edhe unë me Valbona Mezinin jemi të dy nga Vlora", tha Leli.

Ndërsa djali i tij deklaroi se ishte kënaqësi që votoi pasi në fletë ishte dhe babai i tij.

"Ishte kënaqësi që në fletë e votimit ishte dhe babai im. E zgjodha normalisht", u shpreh i biri.

Ora 10:06
Manastirliu: Votoni për të ardhmen e Shqipërisë europiane

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu votoi mëngjesin e sotëm në shkollën “Jeronim de Rada”, në Njësinë Administrate nr. 9 në Tiranë.
“Ftoj çdo qytetar të ushtrojë të drejtën demokratike të votës për të zgjedhur për të ardhmen e qyteteve të tyre, për të zgjedhur kryetarët që do t’i qeverisin në 4 vitet e ardhshme. Votoni për të ardhmen e Shqipërisë europiane”, tha Manastirliu pas votimit.
Procesi i votimit në Njësinë Administrative nr. 9 në Tiranë po vijon normalisht në 71 pikat e votimit të kësaj njësie.

Ora 09:39
Voton kandidati i pavarur në Sarandë: Sot bëhet ndryshimi i madh (VIDEO)

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Sarandës, Ilir Nikolla ka votuar pak momente më parë në qendrën e votimit pranë banesës së tij. Nikolla i bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime pasi sot është dita kur do të bëhet ndryshimi i madh.

"Sot është një dite e madhe për Sarandën. Sot është një ditë kur do vendoset e ardhmja e Saradndës. I ftoj qytetarët të votojnë pa frikë që nëpërmjet votimit të bëjnë ndryshimin e madh", tha Nikolla.

Ora 09:35
Lleshaj pas votimit: Na shqetëson fakti që opozita nuk merr pjesë por i pati të gjitha mundësitë (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka votuar paraditen e sotme në ambientet e shkollës Fan Noli. Lleshaj tha se opozita i ka pasur të gjitha mundësitë për të qenë në këtë proces.

“Sigurisht na shqetëson fakti që opozita nuk merr pjesë, por ama i ka pasur të gjitha mundësitë për të marrë.

Qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin ata që paraqiten ne zgjedhje, ata që janë shmangur është përgjegjësi e tyre jo e jona", tha Lleshaj.

Deklarata e plote

Një ndër vendimet më të rëndësishme që merr një qytetar, pra për të vendosur për ata që do të qeverisin pushtetin vendor, pas një periudhe shumë të ndërlikuar përgatitjeje, sot mund të them me kënaqësi që zgjedhjet po zhvillohen në të gjithë vendin të lira, të qeta, nën një atmosferë shumë të mirë.

Është e rëndësishme të theksoj dhe t’ju bëj ftesë gjithë qytetarëve që ta shfrytëzojnë mundësinë për të ushtruar përgjegjësinë e tyre qytetare, aq më tepër që jemi në vigjilje të një vendimi shumë të madh për Shqipërinë, pra për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. 

Këto zgjedhje janë po ashtu një kontribut i rëndësishëm në drejtim të dëshmimit të faktit se Shqipëria është një vend, i cili meriton hapjen e negociatave, i cili mund të zhvillojë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të drejta.

Gjithashtu ftoj të gjithë qytetarët që përveç pjesëmarrjes, të mundohen për të kontribuar në mbajtjen e këtij mjedisi të qetë dhe të sigurte, në mënyrë që secili të mundë ta ushtrojë të drejtën dhe përgjegjësinë e tij në këtë ditë të rëndësishme.

Në të njëjtën kohë theksoj që forcat e Policisë kanë marrë të gjitha masat për të krijuar mjedis të sigurt për zgjedhjet dhe do të jenë të gatshme, për të vazhduar këtë proces, për ta përmbushur me konsekuencë të lartë këtë përgjegjësi që kanë ndaj qytetarëve shqiptarë.

Pyetje: Zoti Ministër, si është ecuria deri në këto momente, ka pasur diçka problematike?

Ministri Lleshaj: Ecuria e zgjedhjeve deri këto momente është shumë e mirë, në të gjithë Shqipërinë po zhvillohen zgjedhjet ashtu siç pritet.

Pyetje: Zoti Ministër,.a ju shqetëson fakti që nuk merr pjesë opozita në zgjedhje?

Ministri Lleshaj: Sigurisht që na shqetëson fakti që opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, por ama opozita i ka pasur të gjitha mundësitë për të marrë pjesë në zgjedhje. 

E rëndësishme është liria për të zgjedhur dhe kjo është e garantuar tashmë.

Pyetje: Zoti Ministër, në më shumë se 30 bashki qytetarët nuk kanë të drejtë të zgjedhin, pasi kanë vetëm një kandidat?

Ministri Lleshaj: Qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin ata që janë paraqitur në zgjedhje. 

Qytetarët vijnë për të gjykuar ata që janë paraqitur në zgjedhje, ata që i janë shmangur gjykimit të qytetarëve është përgjegjësi e tyre, jo e qytetarëve, as e jona. Faleminderit!

Ora 09:33
Voton Gjici: Kuksianët nuk i ndal dot askush

Në Kukës ka votuar edhe kanidati i PS për këtë bashki, Safet Gjici. Ai shoqëtohej edhe nga familjarët e tij. Pas daljes nga qendra e votimit, Gjici i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë pasi procesi është i qetë dhe pa probleme.

"Sot është një ditë e qetë. I bëj thirrje qytetarëve të votojnë pasi siç e shikoni dhe ju është një ditë feste Kuksianët nuk i ndalon askush të votojnë. Nuk ka asnjë lloj problemi. Qytetarët të mos rrijnë në shtëpi, të dalin pasi është një ditë e bukur", tha Gjici.

Ora 09:30
Rama voton i shoqëruar nga bashkëshortja: Kush do t'i marrë sovranitetin e popullit shkon drejt dështimit (VIDEO)

Kreu i qeverisë Edi Rama ka votuar ditën e sotme në qendrën e votimit në Surrel i shqoëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama. Rama tha se kjo ditë është një mësim historik për t'i mësuar partive politike se kush tenton t'i marrë sovranitetin popullit nuk ka asnjë fund tjetër përveç dështimit.

"Sot është shumë herë më e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do i japë të gjithëve se sa vota që është e fshehtë. Kjo ditë konfirmon njëherë e përgjithmonë se me popullin nuk luhet dhe kush tenton t'i marrë populli sovranitetin nuk ka asnjë fund tjetër përveç  dështimit. Sot është e rëndësishme që çdo qytetarë të votojë dhe të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose për të mos votuar. Këto zgjedhje janë zgjedhje për Shqipërinë që duam për gjithë fëmijët tanë. Unë jam i bindur se sot në Shqipëri po ndodh çka historike dhe është një mësim që nuk harrohet kurrë dhe kurrë më interesat e një pale dhe hesapet e politike nuk do të mund t'i bien ndesh interesave të popullit", tha Rama.

1561879025_rama19.jpg

Në fund Rama refuzoi të përgjigjet lidhur me dekretin e presidentit për datën e re të zgjedhjeve më 13 tetor duke i kërkuar gazetarëve t'i hapin rrugën por edhe duke bërë një paralelizëm me kohën e komunizmit duke thënë se tashmë mund të ta zënë rrugën kur je në rrugën tënde dhe ti thjesht lutesh që të të lënë të kalosh.

"Akoma nuk e mësuar që rruga nuk i zihet aksujt që është në rrugën e vet. Ja dallimi madh mes të shkuarës dhe të tashmes, unë po ju lutem të më hapni rrugën", përfundoi Rama.

Ora 08:50
Veliaj voton me bashkëshorten e tij: Është momenti për të thënë si e duam këtë qytet (VIDEO)

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili kandidon për një mandat të dytë, ka hedhur votën në zonën e Parkut Olimpik, në lagjen 13 në kryeqytet. Pas daljes nga qendra e votimit Veliaj i bëri thirrje qytetarëve të lënë mënjëanë ndasitë politike dhe të votojnë pasi vota bën diferencën. Veliaj tha se me kandidatin e BD, Arben Skënderi i bashkon dëshira dhe vendimi për të rritur fëmijët në Shqipëri.

"Në një ditë fantastike të bukur me diel për Tiranën tonë. Jam i lumtur teksa vendosim për Tiranën tonë. Këto zgjedhje janë për qytetin tone, për çerdhet, kopshtet, ndaj edhe politizimi për të larë hesapet për me të kaluarën nuk përbëjnë sens. Me Arben Skënderin na bashkon diçka, si ai dhe unë kemi vendosur që fëmijët t'i rrisim këtu, ka më shumë gjëra që na bashkojnë se na ndajnë. Sot është ditë e nxehtë dhe do doja të ftoja qytetarët të gjenin një hapësirë. Kjo është një hapësirë e re në lagjen 13 dhe hapja e sa më shumë hapësirave ka shmangur edhe radhën. Votoni pasi vota mund të bëjë diferencën. Ky është momenti ynë dhe momenti jonë për të thënë se si e duam këtë qytet", tha Veliaj.

1561877510_veliajvoton.jpg

 

Ora 08:10
Armando Subashi voton bashkë me gruan: Procesi i qetë dhe pa probleme (VIDEO)

Kandidati i vetëm për bashkinë e Fierit nga radhët e PS ka hedhur votën e tij këtë mëngjes rreth orës 08:00. Ai ka qenë i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij. Pas daljes nga qendra e votimit, Subashi deklaroi se qytetarët duhet të dalin të votojnë pasi procesi është i qetë dhe pa probleme.

"Qytetarët të dalin të votojnë pasi siç shihet këtu fluksi është i madh, probleme nuk ka kështu që procesi është normal", tha Subashhi.

Ora 07:52
Voton Gramoz Ruçi: Zgjodha se Tirana ka dy kandidatë, s'ka burrë nëne që kthen diktaturën në Shqipëri (VIDEO)

Edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka zgjedhur të votojë në orët e para të mëngjesit, konkretisht rreth orës 07:45. Ai ka votuar tek qendra e votimit e vendosur tek Liceu artistik. Ruçi bëri apel për qetësi, maturi dhe vendosmëri ndërsa u shpreh diktatura në Shqipëri nuk mund të rikthehet më.

"Siç e patë unë jo vetëm që votova por edhe zgjodha. Besoj se nuk keni dyshim për kë kam votuar. Zgjodha sepse kemi dy kandidatë. Do ishte shumë mirë të kishim më shumë kandidatë në 61 bashkitë. Sot nuk është dita të analizojmë këtë çështje. Sot është dita të bëjmë apel për qetësi, maturi dhe vendosmëri që do të thotë procesi të jetë i qetë, të marrim pjesë dhe vendosmëri për të vazhduar reformat e vendit. Do shpresoj dhe besoj që klasa politike shqiptare që nga dita e hënë, as ata që vendosën të mos marrin pjesë në zgjedhje dhe as mazhoranca të mos zhvendosen nga ajo që ka më shumë rëndësi. Nuk ka burrë nëne të vendoset diktatura veçanërisht në Shqipëri", tha Ruçi.

Ora 07:38
Braçe hedh votën i pari nga qeveria, ka dhe një mesazh për shqiptarët (VIDEO)

Zv.kryeministri Erion Braçe ka qenë i pari nga qeveria që ka hedhur votën e tij sot në orën 07:10 të mëngjesit tek Liceu Artistik. Braçe deklaroi se zgjodhi të votojë që të votojë herët për shkak se më vonë do të ndjekë edhe dy zona të tjera në Fier dhe Divjakë. Ai i bëri thirrje edhe komisionerëve që të kujdesen për rregullësinë e procesit duke shmangur votimin familjar.

"Votoni, asgjë tjetër. Mua më duhet të ndjek edhe dy zona të tjera në Fier e Divjakë, por edhe pse është freskët. Më mirë të votohet tani në mëngjes. Zgjidhni orët e mëngjesit e më pas shihni punët tuaja. Zgjedhje ka, zgjedhjet po bëhen në datën dhe në orën e caktuar. Zgjedhjet i delegjitimon vetëm mungesa e standardeve, ndaj i bëj thirrje të zbatojnë ligjin, vetëm ligjin. Të ndalojnë vendimin familjar”, tha Braçe.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PROFESOR DOKTOR REXHEP PIÇDERR LEKA [ KEPI ]]: 30/06/2019 13:32

    Edi Rama ec përpara se i ke bo lylin e kryekriminelin salhe me kancer. Gjithashtu dhe buçen mona e ilir floririn që po qesh nga zori hori. Roft Shqipria e vërtet demokratike. Posht kriminelët salhe , ilir, lylzimi me shok.

    Përgjigju
  • andeti: 30/06/2019 10:34

    Suksese Dritan Lelit per nje Vlore me te bukur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren