TIRANE - Në një lidhje telefonike ekskluzive për gazetarin Edvin Parruca të tv A1 Report gjenerali Sandër Lleshi tregon se si është njoftuar për shkarkimin e tij nga detyra e zv/shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe lirimin nga Forcat e Armatosura me një dekret vetëm një rresht të cilin e shikon me shumë trishtim.
Gjeneral Lleshi thotë se i duhet pak kohë për të kuptuar cfarë fshihet pas shkarkimit ndërsa në zërin e tij ndihet trishtmi për marrjen e këtij vendimi për largimin e tij nga Forcat e Armatosura ku ai ka shërbyer me devotshmëri dhe përkushtim për 35 vjet. Ai flet dhe për divergjenca që ka pasur me Imamin në qasjen e mënyrës së drejtimit të Forcave të Armatosura të cilat ia ka bërë të ditura zyrtarisht me shkrim edhe Presidentit, edhe Kryeministrit edhe ministrit të Mbrojtjes, edhe Kuvendit.
"I kam sistemuar me kohë me shkrim dhe prej kohësh e prisja reagim ndaj tyre, si duket ky dekret mund të jetë dhe reagimi"- thotë Lleshi.
Pyetja: Cila është arsyeja pas këtij shkarkimi
Sandër Lleshi: Nuk mund tju jap një arsye, atë duhet ta kërkoni tek autorët, pra tek presidenti i Republikës. Unë mund ‘ju konfirmoj se dje kam marrë njoftim pothuajse gjysëm zyrtar se presidenti i Republikës dekretoi lirimin tim nga funksioni i zv. Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe lirimit nga Forcat e Armatosura. Pra janë dy lirime me një dekret. Arsyet nuk mund t’i ti është një suprizë e pakëndshme që më ka befasuar dhe më ka stepur për një moment për të kuptuar se çfarë po ndodh. Di të them që nga studimi që i bëra dekretit të Presidentit, i cili ka një rresht, konstatova me keqardhje e trishtim që bëhet fjalë për një dekret i cili nuk i referohet as formalisht ligjit për karrierën dhe gradën e Forcave të Armatosura. Në gjykimin tim të shpejtë dekreti është absolutisht i pambështetur në ligjet e vendit tim.
Po kështu konstatoj me keqardhje se nuk është mbështetur as në procedurat minimale të komunikimit që më bën që edhe moralisht këtë dekret ta shikoj me shumë trishtim.
Zoti Lleshi jeni emër i njohur për publikuan, propozuar për të qenë kandidat për president nga Kadare, cilat kanë qenë marrëdhëniet tuaja personale me presidentin Nishani
Sandër Lleshi: “Me zotin Nishani nuk kam marrëdhënie personale. Kam njohje të largët të cektë. Për fat të keq dhe marrëdhëniet institucionale nuk kanë pasur ndonjë intensitet, me këtë dua të them se presidenti nuk ka pasur ndonjë komunikim intensiv me Forcat e Armatosura, në kuptimin e lidershipit
Po me Imamin cilat kanë qenë marrëdhëniet a keni pasur përplasje me zotin Imami
Sandër Lleshi:Me ministrin e Mbrotjes nuk kam pasur përplasje në raport institucional, por ka pasur divergjenca në tema, në qasjen e mënyrës së drejtimit të Forcave të Armatosura të cilat ia kam bërë të ditura zyrtarisht me shkrim edhe Presidentit, edhe Kryeministrit edhe ministrit të Mbrojtjes, edhe Kuvendit.
Këto janë gjëra që unë i kam trajtuar zyrtarisht me të gjitha këto autoritete të larta të vendit më përpara. Ndërkohë që pas këtyre qëndrimeve të mia shihet dhe një motivë për vendimin e djeshëm të presidentit.
Parruca: Pra është kjo përplasja me ministrin e Mbrojjes në kuptimin e konceptimit që keni, ju keni shkruar
Sandër Lleshi: Nuk duhet përdorur termi përplasje, do të them mosmarrëveshje mbi principet e mëdha për drejtimin e FA.
Mund të ishit më konkret
Sandër Lleshi:Nuk i gjykoj të përshtatshme momentin të bëj konkret,. Unë do të organizoj në ditët që vijnë bashkë me kolegët e mi që janë liruar një ditë si unë. Bëhet fjalë dhe për dy gjeneralë të tjerë. Pra janë liruar 3 gjeneralë, pra 30 % e gjeneralëve të FA në një ditë. Në ditët në vijim do organizoj një komunikim të mirinformuar me mediat.
Ju thatë me shkrim i keni njoftuar të gjitha autoritetet e larta, për mendimet tuaja të ndryshme nga Imami?
Sandër Lleshi: Pa tjetër i kam sistemuar me kohë me shkrim dhe prej kohësh e prisja reagim ndaj tyre, si duket ky dekret mund të jetë dhe reagimi
Do i bëni publike letrat që keni dërguar?
Do i bëj publike ato që mund të bëhen publike. Më kuptoni që jo gjithçka mund të bëhet publike, për arsye të ndryshme, por ato që janë për tu bërë publike do bëhen.
Sandër Lleshi: Një mesazh përshëndetës FA të cilave i shërbeva për 35 vite me devotshmëri e përkushtim maksimal. Përshëndetje burrave e grave që i shërbejnë e i japin këtij vendi nder.
Si e shikoni të ardhmen tuaj nga sot në vazhdim.
Sandër Lleshi: Në të ardhmen e afërt do të kuptoj se çfarë ka ndodhur dhe kjo meriton pak kohë për t’u kuptuar. Pastaj kam shumë opsione. Mbi mua vendi ka bërë një investim kolosal. Vite të tëra eksperiencë e shkollim të cilin e marr me vete dhe diku do përpiqem ta vë në dispozicion për vendin tim.
Me Sandër Lleshin janë shkarkuar dhe gjeneralët Abaz LLeshi, Dhori Spirollari
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com