Llogari Bankare në emër të Edi Ramës, arrestohet lezhjani që mashtroi qindra shqiptarë duke abuzuar nga ndjeshmëria pas tërmetit (VIDEO)

TIRANË- Në mesin e situatës së vështirë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë me dhjetëra viktima, qytetarë të ndryshëm kanë përfituar duke hapur llogari fiktive në emër të kryeministrit Edi Rama, dhe duke mashtruar qytetarët të cilët kanë dhuruar vlera monetare për të prekurit nga tërmeti i së martës.

Në një konferencë për mediat nga Policia Shqiptare u bë e qartë se i vetmi kanal zyrtar për donacionet është e-Albania, Shqipëria dhuron.

"Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe në dhënien ndihmë të çdo qytetari në nevojë. 

Krahas kësaj, Policia e Shtetit është duke punuar intensivisht për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e të gjithë personave, që me qëllim apo me papërgjegjshmëri po tentojnë të përfitojnë nga situata e krijuar. Policia e Shtetit, nëpërmjet strukturave të saj të specializuara kundër krimit kibernetik, në bashkëpunim me strukturat kundër krimit ekonomik dhe financiar gjatë ditës së sotme ka evidentuar dhe goditur një rast flagrant të përfitimit nëpërmjet solidaritetit mbarëpopullor për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.

Në këto momente, në Lezhë, është arrestuar në flagrancë shtetasi Arjan Meli, 30 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë.  Ky shtetas, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka hapur një llogari me emrin "Rilindje". Në këtë faqe, ky shtetas, ka postuar një status në emër të Kryeministrit, duke u bërë thirrje qytetarëve për solidarizim duke kontribuuar në vlera monetare në dy numra llogarie, të cilat ky shtetas i kishte publikuar në këtë status.

Theksojmë faktin se numrat e llogarisë ishin llogari private të këtij shtetasi dhe se gjatë kësaj kohe të shkurtër qytetarë të ndryshëm kanë rënë pre e këtij mashtrimi duke bërë derdhje shumash të ndryshme.  Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Inteligjencës Financiare dhe të sistemit bankar kanë marrë masa për bllokimin e kësaj llogarie.  Policia e Shtetit dënon çdo fenomen abuzimi në këto momente kritike për të gjithë dhe ju informon se nëpërmjet strukturave të specializuara të saj, si dhe në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese është duke punuar intensivisht për kontrollin, monitorimin e vazhdueshëm të situatës, zbulimin dhe goditjen e çdo rasti të abuzimeve me këtë situatë të fatkeqësisë natyrore.

Ashtu siç është bërë e ditur vazhdimisht nga strukturat shtetërore, i vetmi kanal unik shtetëror për ofrimin e donacioneve apo ndihmave është nëpërmjet portalit e-albania/dhuro.  Policia e Shtetit, duke shprehur solidaritetin e plotë me të gjitha familjet e dëmtuara, mbetet e angazhuar maksimalisht, në misionin e saj në shërbim të qytetarëve. Për çdo denoncim apo sinjalizim të çfarëdolloj abuzimi apo shkeljeje të ligjit, telefononi në numrin 112" njofton policia. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 28/11/2019 22:00

    Dërrmojeni kete bajge lezhe!

    Përgjigju
  • SERVET ABAZI: 28/11/2019 19:42

    Nuk ka nevojë që të ndërhyjë policia me agjentët e sajë ky është një problem fare i thjeshtë për tu zgjidhurbangat i kanë të gjitha llogaritë nën kontroll kujtllogari ihyjnë shuma lekësh në këtë periudhë ti vëri nën kontroll

    Përgjigju
  • Alb: 28/11/2019 18:11

    E hapet vet ju dhe e mbyllet gjoja me pretwndimin vjedhje po shteti ca te ardhurash ka ne dispozicion,ca aparaturash disponon se mesa pam dhe nje qen te stervitur e solli kosova shtet i lodhur keta politikanet bene ndonje donacion apo u quraviten neper tv.

    Përgjigju
    • KORÇARI: 29/11/2019 23:07

      Shteti Shqiptar (TaksapaguesitShqiptarë) pagoi mbi 200 mijë euro për qenë të stërvitur për raste emergjencas si ky i tërmetit , por.... qentë s'erdhën kurrë..ndërkohë që lekët u zhdukën.

    • Alb: 28/11/2019 21:43

      Ca tani na ben si nene tereza ti arberi se une sthash ndonje gje kundra viktimave perkundrazi do doja shume qe te kishim sa me pak viktima. Hajduta e vertet ketu jane qeveritaret qe u can ne te vjedhur japin leje ndertimi per pallate kartoni vjedhin fonde si ka mundesi mo vlla vend i natos kaq i lodhur i pe ekipet shpetuese rumune italiane kosovare eshte per te vene duart ne koke

    • Arbëri: 28/11/2019 20:30

      Shkruaje emrin dhe mos mbrojë kriminelin sepse është turp dhe mëkat ndaj viktimave.

    • Toçi: 28/11/2019 19:48

      Po qentë e Reneas i ke parë.Ulet shefi në kafe e i thotë qenit shko luaj stërvitur vet.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Plagosen dy persona me kallashnikov, transportohen në spital

Vlorë/ Plagosen dy persona me kallashnikov, transportohen në spital