Llogaridhënia publike çon qeverinë në Gjirokastër, Rama takim me të gjithë drejtorët

Llogaridhënia publike çon qeverinë në Gjirokastër, Rama takim me të gjithë drejtorët

Kryeministri Edi Rama

Qeveria do të zhvendoset këtë fillim jave në qarkun e Gjirokastrës, për të kryer dy procese: llogaridhënien publike dhe mbledhjen e qeverisë në këtë qark. Të hënën veç inspektimeve në Libohove do të ketë në orën 14:00 dëgjesë me minoritetet në Dervican për ndryshimet ligjore në këtë kategori.

Në 16:00 do të ketë mbledhje qeverie në Gjirokastër, e më pas një takim llogaridhënës me banorët e këtij qyteti në Pallatin e Sportit. Në orën 19:30 do të zhvillohet një darkë me personalitetet të spikatura të qarkut, ndërsa të martën axhenda do të vijojë me një darkë të Ramës me drejtuesit e partisë.

Të martën, axhenda nis në orën 9 në një takim me të gjithë drejtorët rajonalë të këtij qarku, ndërsa në 11 do të prezantohen projektet zhvillimore të Tepelenës, e më pas do të ketë një drekë me fermerët për të promovuar skemat nxitëse në këtë drejtim në Ballaban.



(Axhenda e qeverisë gjatë turit të llogaridhënies në Gjirokastër)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 20/05/2018 18:08

    Ka me ta tregu qejfin Babolja ty ty Edvin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori