Finalen e rradhës e ka cilësuar Sylvinho ndeshjen që kombëtarja do të luajë kundër Çekisë më 12 tetor, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024. Përballë është një kundërshtar delikat, në një kohë kur fitorja pothuajse do t’i kualifikonte kuqezinjtë në Gjermani. Jo më kot dhe entuziazmi është në qiell, pasi biletat janë shitur për gati 2 orë dhe kërkesat kanë qenë me qindra mijëra.
“Ka entuziasëm jashtë ambientit, por brenda skuadrës dhe stafit teknik nuk ka fare eufori, pasi e kemi mendjen vetëm te Çekia, që është një ndeshje shumë e forte. Çekia nuk ka bërë asnjë humbje, është e fortë dhe e strukturuar. Nuk do bëjmë asnjë llogari, pasi ato bëhen vetëm në nëntor. Është një grup i vështirë dhe i ekuilibruar,”-u shpreh Sylvinho, trajner i kombëtares.
Për dëmtimet e Ismailit, Gjimshitit, Cikalleshit dhe Bares trajner u shpreh se do ti vlerësonte gjatë grumbullimit, ndërsa nuk preferoi të ndalej shumë as te rikthimi i Armando Brojës.
“Është kënaqësi ta kem këtë lojtar në ekip, por ne jemi të ndërgjegjshëm se forca e kësaj kombëtareje është grupi. Nuk është një, dy apo tre lojëtarë të cilët bëjnë diferencën. Vetë futbollistët e kanë kuptuar këtë dhe vetëm me djersë dhe zemër kemi bërë mirë dhe mund të bëjmë në vazhdim,”-deklaroi Sylvinho, trajner i kombëtares.
Sylvinho sqaroi se ka grumbulluar Gjasulën dhe jo Abrashin për t’ju përshtuatur kundërshtarit, pasi Çekisa është një prej kombëtareve me gjatësi dhe forcë fizike të madhe. Sa i takon kuqezinjve, grumbullimi do të nisë zyrtarisht të hënën e 9 tetorit, por disa prej tyre mund të bashkohen që të dielën. Kundër Çekisë Shqipëria vjen si kryesuese e grupit me 10 pikë, 2 më shumë se kundërshtari i 12 tetorit në Air Albania.
SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.4%
-
Pak
20.5%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 1080
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Muçi 'ngroh' stolin, krisje me Sylvinhon? Trajneri: Duhet ta meritojë
25 Mars, 09:01
-
Kualifikueset e botërorit 2026/ Sylvinho: Me Anglinë ishim aty, nëse na linim e barazonim dhe fitonim! Me Andorrën do jetë ndryshe, kemi nisur një rrugë ku s'duhet të gabojmë
23 Mars, 17:16
-
Humbja e Kombëtares në Londër, Altin Rraklli për Report TV: Sylvinho të ndërrojë mënyrë loje, Anglia më zhgënjeu! Ja emrat që do ndryshoja unë
22 Mars, 12:55
-
Sylvinho besoi te barazimi, por Kombëtarja nuk goditi asnjëherë portën e Anglisë
22 Mars, 11:23
-
VIDEO/ Humbja me Anglinë, Sylvinho pas ndeshjes: Flas me Wengerin kur kam probleme, besoja te barazimi
22 Mars, 09:54
-
Botërori 2026/ Kombëtarja 'fut ujë' në mbrojtje, Anglia mposht 2-0 Shqipërinë në 'Wembley'! Historia përsëritet për 'Tre Luanët'
21 Mars, 15:59
-
Sot Angli-Shqipëri/ Ëndrra e Botërorit nis nga mitiku ‘Wembley’! Priten 20 mijë shqiptarë në stadium, Kombëtarja vetëm humbje me ‘Tre Luanët’
21 Mars, 10:20
-
Kombëtarja zhvillon stërvitjen gjenerale në Londër, Sylvinho: Anglinë s’e përballojmë dot ‘kokë më kokë’, jemi përgatitur! Gjimshiti: Ëndërr kemi Botërorin
20 Mars, 18:13
-
Armando Broja dhe 10 të tjerë, Chelsea nxjerr në shitje gjysmën e ekipit
20 Mars, 13:28
-
Formacioni/ ‘Migjeni’ zbret Kombëtaren në Londër, 20 mijë shqiptarë në ‘Wembley’! Sylvinho humbet Ismajlin (VIDEO)
20 Mars, 08:31
-
Kupa e Botës/ Gilman Lika për Report TV: 'Lufta' e vërtetë me Serbinë, Anglia shumë e fortë! Sylvinho më bind
19 Mars, 12:57
-
Angli - Shqipëri, diferenca të frikshme në shifra! Kombëtarja jonë vlen sa gjysma e Bellingham
19 Mars, 10:06