Llogaritë/ Sa pikë i duhen Shqipërisë për kualifikimin në Europianin 'Gjermani 2024'

Llogaritë/ Sa pikë i duhen Shqipërisë për kualifikimin në Europianin 'Gjermani 2024'

Kombëtarja

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi dje 3-0 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Në stadiumin e tejmbushur të Tiranës vendosi goli i Jasir Asanit në minutën e 10-të dhe dopieta e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73. Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të "Gjermani 2024".

"Shqiponjat" tona kanë edhe dy takime, ndërsa në 17 nëntor udhëtojnë për në Moldavi dhe në 20 nëntor presin Ishujt Faroe në Shqipëri. Me të gjitha kombinimet në këtë moment, dy pikë do na dërgonin edhe matematikisht në fazën finale Euro 2024. Me Poloninë dhe Çekinë që kanë ndeshje direkt, skuadra jonë do kalonte më tej edhe nëse do kishte pikë të barabarta me dy skuadrat e sipërpërmendura, kjo për shkak të ndeshjeve direkte që i kemi në favor.

Skenari më i keq është që mos marrim asnjë pikë, megjithëse edhe kështu kemi shanse të kalojmë, kjo në varësi të rezultateve të kundërshtarëve. Për shkak të formës së mirë të kuqezinjve, një gjë e tillë duket e pamundur. Në Moldavi në datën 17 nëntor, tanët mund të kualifikohen edhe matematikisht për në Gjermani. Rasti më i mirë do ishte që ekipi i Sylvinhos të merrte katër pikë në dy ndeshjet e radhës, për vendin e parë në grup. Gjithsesi, me një këmbë e gjysmë në Europian, ka mbetur vetëm që gjithçka të formalizohet.

Me Çekinë dhe Moldavinë që kanë nga tre ndeshje për të zhvilluar dhe Shqipërinë, Poloninë apo Ishujf Faroe me dy ndeshje të mbetura, tanët në këtë fazë që ndodhemi duan edhe dy pikë për të kaluar më tej.

Gjithsesi shanset janë që skenari më i keq mos ndodhë dhe tanët të kalojnë më tej edhe qoftë më një barazim, gjë që do merret vesh të dielën kur të luhen ndeshjet e radhës në grupin E. Kujtojmë se kuqezinjtë e kanë pushim, teksa do luajnë miqësoren kundër Bullgarisë të martë në "Air Albania".

Ndeshet e radhës:

(15 tetor)      

Çeki – Ishujt Faroe

Poloni – Moldavi

(17 nëntor)     

Moldavi – Shqipëri

Poloni – Çeki

(20 nëntor)     

Shqipëri – Ishujt Faroe

Çeki – Moldavi

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ramadan Kafsha: 13/10/2023 11:14

    Bravo Shqiperisë!!!! Nje fitore na duhet me ishujt faroe, mos them jemi te kualifikuar qe me ndeshjen me moldavine me vellezerit tanë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi