Lobimet e PD-së në Amerikë/ Letërporosia konfirmon kontratat e KQZ-së, Prokuroria: Presim deklarimet e Nicolas Muzin

Prej tre javësh në Prokurinë e Tiranës ka mbërritur përgjigja e letërporosisë nga Amerika për dosjen hetimore të lobimit ndaj Partisë Demokratike.

Të kontaktuar nga ReportTv pjestarë të grupit hetimorë sqaruan se kjo përgjigje ka mbërritur dhe konfirmon me vulë apostile kontratat të cilat janë sekuestruar edhe më parë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë në kërkesë të letërporosisë prokurori Gjergji Tkao kishte kërkuar edhe deklarimet e shtetasit Nicolas Muzin, por këto ende s'kanë mbërritur sqaruan burimet.

Në këto kontrata, sipas hetuesve konfirmohet një marrëdhënie në vlera ekonomike prej 165 mijë dollarë por e gjitha është paguar pasi një pjesë e marveshjes është anulluar.

E ndërsa ky hetim ka nisur muaj më parë kryesisht nga prokuroria e tiranës pas raportimit në media të faktit se PD kishte fshehur një lobim 500 mijë dollarësh.

Hetimi është regjistruar pa emër autori dhe për të hedhur dritë mbi këto transaksione pritet mbërritja e deklarimeve të Nicolas Muzin ndërsa më parë kanë dëshmauar financieri i PD-s dhe sekretari Arben Ristani.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 12/10/2018 19:11

    Rraseni brenda Lulaqin çfar prisni... te shterrngoj sumen se syri bakerr u eshte bere burgaxhinjve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat