Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha sot se Serbia do të kundërshtojë nëse do të nisë një lobim i ri nga Turqia për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Gjatë vizitës së tij në manastirin Manasi, kur u pyet në lidhje me paralajmërimin e presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan se ai do ta intensifikojë lobimin për pavarësinë e Kosovës, Vuçiç tha për TV Pink se kjo është realiste, sepse Turqia është superfuqi.
“Unë do të përpiqem të flas me të. Deri më 1 shtator, sipas marrëveshjes së Washingtonit, të dy palët detyrohet të mos lobojnë për njohje ose çnjohje. Nëse ata fillojnë aksionin e njohjes nga 1 shtatori ose ndoshta para kësaj, ne do ta kundërshtojmë atë”, theksoi Vuçiq.
Vuçiç theksoi se Turqia është fuqi e madhe por nënvizoi se “Serbia nuk është aq e vogël sa që nuk do të përpiqej të kundërshtonte”.
“Na mbetet të luftojmë për vendin dhe popullin tonë. Ne nuk kemi atdhe rezervë, kështu që do të shohim. Erdogan është shumë i fuqishëm, ne nuk jemi, dhe shpresoj se ai do të zbutet. Nëse ai nuk zbutet, ne do të luftojmë për vendin tonë. Dhe nga Zoti, ju do të shihni se ne nuk jemi aq të vegjël sa kam thënë”, tha Vuçiç.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha një konferencë për shtyp para vizitës në Republikën Turke të Qipros së Veriut se duhet të punohet për ta rritur numrin e shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës, gjë për të cilën ai do ta diskutojë edhe me presidentin amerikan Joe Biden.
.
Sondazhi i ditës:
Vizita e Presidentit Begaj në Kosovë, si i vlerësoni mesazhet dhe takimet që zhvilloi?
-
Të suksesshme
41.8%
-
Normale
48.4%
-
Nuk e di
9.9%
Vota total: 1631
Lajme të tjera
-
‘Shqipëria turistike’/ Llixhat e Dimalit, atraksion i ri për turizëm shëndetësor! Mjeku: Ujërat të pasur me squfur, kanë veti kurative
17 Gusht, 20:44
-
Tentoi të fuste kanabis në enë plastike keçapi dhe majoneze në burgun e Rrogozhinës, polica arreston 65-vjeçarin
17 Gusht, 20:43
-
Plehrat në Shkodër, Drejtuesja e PS-së në qytet akuzon Bashkinë: Jemi në rrezik epidemie
17 Gusht, 20:29
-
I besuari i Ilir Metës në aferën CEZ-DIA Kastriot Ismailaj drejt lirimit nga burgu! A do rrëfehet në SPAK, pse e ka humbur qetësinë kreu i Partisë së Lirisë?!
17 Gusht, 20:22
-
SHBA heziton të lëshojë fondet për Afganistanin, shkak shqetësimet lidhur me terrorizmin
17 Gusht, 20:19
-
Mero Baze: Vreri, që vjen nga suksesi i turizmit këtë vit
17 Gusht, 20:16
-
Vrasja në Sarandë/ Zbardhet shkaku i sherrit, autori qëlloi me thikë për vdekje 41-vjeçarin pas sherrit për parkimin
17 Gusht, 20:05
-
Kurti dhe Vuçiç takim me Stoltenberg, Berisha: Vazhdimi i dialogut, rëndësi jetike për paqen e stabilitetin në rajon
17 Gusht, 19:58
-
Goditi me thikë për vdekje 41-vjeçarin në Sarandë, shpallet në kërkim autori
17 Gusht, 19:53
-
Eksportet e energjisë mund t'i rrisin Rusisë të ardhurat për gati 100 miliardë dollarë
17 Gusht, 19:46
-
Erion Braçe ironizon shapkat e shtrenjta të Kryemadhit: Sa litra naftë bëjnë 480 dollarë?!
17 Gusht, 19:45
-
Ylli Pata: Pse 'sandinisti Meta' harroi Kirgistanin si 'revolucion antiamerikan'?
17 Gusht, 19:29