TIRANË - Qeveria shqiptare nuk do të vazhdojë marrëdhënien me kompaninë Patton Bogs. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit e kryeministrisë, sipas së cilës është zhvilluar një takim normal me përfaqësues të kësaj kompanie.
“Fakti është se qeveria shqiptare as nuk ka riaktivizuar dhe as nuk ka në plan të riaktivizoje marrëdhënie financiare me Patton Bogs”, ka bërë të ditur zyrtarisht selia e kryeministrisë. .
Të njëjtat burime thanë se, “ky takim është zhvilluar si shumë takime të tjera në zyrën e Kryeministrit me kërkesë të përfaqësuesve të kompanisë në fjalë”.
“Në asnjë rast nuk bëhen takim të fshehta në zyrën e kryeministrit dhe qeveria e re shqiptare nuk ka asgjë për të fshehur as në raport me këtë kompani dhe as në raport me çfarëdo kompanie që natyrshëm kontakton drejtpërdrejtë me kryeministrin e vendit”, thuhet në njoftimin për mediat të bërë nga zyra e shtypit e Kryeministrisë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com