Locarno Film Festival,filmi i regjisorit
Fisnik Maxhuni shpërblehet në Zvicë

Locarno Film Festival,filmi i regjisorit<br />Fisnik Maxhuni shpërblehet në Zvicë
Një film i shkurtër që flet për trafikimin ilegal të emigrantëve nga Kosova, e që është realizuar nga regjisori kosovar që kishte emigruar në Zvicër, ka marrë çmim në festivalin “Locarno Film Festival”.

Filmi me titull “Lost Exile” i regjisorit të ri Fisnik Maxhuni ka marrë çmimin “Cinema & Gioventù” që festivali zviceran e ndan për filmin më të mirë të ri të metrazhit të shkurtër, shkruan “Koha Ditore”.

Filmi ka marrë këtë çmim “për përzgjedhjen e parë në festivale dhe premierën e vetë ndërkombëtare” ka shkruar ekipi i “Lost Exile” në rrjete sociale. Festivali “Locarno Film Festival” sivjet ka mbajtur edicionin e vetë të 69-të, mes datave 3 e 13 gusht.

Filmi ka personazhe kryesore aktorët e njohur Arben Bajraktaraj, May-Linda Kosumoviq, Sunaj Raça, Fatmir Spahiu etj. dhe gërsheton zhanret dramë e triler.

Filmi shtjellon trafikimin ilegal të emigrantëve nga Kosova për të vendet perëndimore, përmes Serbisë – dukuri kjo që ka prekur një numër të konsiderueshëm familjesh kosovare që ishin nisur të kërkonin një jetë më të mirë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!