Lodrat gjigande “përplasen”
kokë më kokë në dyqane

Lodrat gjigande “përplasen”<br />kokë më kokë në dyqane
Nxjerrja e serisë së fundit të “Transformers”, e katërta ndër seritë ekskluzive të alienëve që shndërrohen në makineri njerëzore, ka patur një sukses të madh në dyqanet e lodrave gjigande që adaptohen bazuar në filma dhe libra komikë. Momentalisht konkurrentët më të fortë janë filmat e suksesshëm “The Lego” si dhe “Battleship”. Por megjithatë konkurrenca reale është më tepër midis dy kompanive që i kanë prodhuar ato; Mattel dhe Hasbro. Seria e fundit e ‘Transformers” ka bërë më shumë se 1 bilionë dollarë në të gjithë botën që nga publikimi në fund të qershorit.

Që prej transmetimit të parë imazhet e heronjve dhe personazheve të filmave apo librave komikë bëhen të suksesshëm dhe në shitje në formën e lodrave. Kompania Daneze ‘Lego Group’ ka bërë më shumë se 500 milionë dollarë në të gjithë botën vetëm nëpërmjet shitjes së lodrave të saj. Pronari i kompanisë gjigande Mattel ka vendosur të realizojë një bashkëim të librave komikë dhe filmave në një produkt super të shitur, me personazh një adoleshent superhero të quajtur Max Steel.

Ai tregon sesi mendon ta realizojë këtë produkt dhe ka besim për suksesin e tij pasi ka një eksperiencë prej 15 vitesh në tregun mediatik të kukullave për fëmijë si me ‘Barbie-n’, me të cilën ka korrur një sukses të padiskutueshëm. Në rastin e Max Steel, O’Dowd mendon se do jëtë mjaft e lehtë pasi ai e ka ndërkohë një vend ne treg si superhero i librave komikë me figura dhe i mungon vetëm përshtatja në lodër, që sipas tij nuk do të vonojë shumë.

Filmi i “Max Steel” është xhiruar dhe është duke u bërë gati, ndaj pritet që të publikohet në janar të 2015-tës, çka sipas O’Dowd do të jetë një risi për shkak se nje hero i ri po vjen për adoleshentët e ditëve tonë, të cilët ende kanë mbetur me heronj të brezave të kaluar si “Superman” dhe “Batman”.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

I burgosuri nga Shkupi dhe shqiptari grabisin në banesën e 3 të moshuarve në Greqi, i lidhin dhe më pas i dhunojnë

I burgosuri nga Shkupi dhe shqiptari grabisin në banesën e 3 të moshuarve në Greqi, i lidhin dhe më pas i dhunojnë