Tenderi për karburantin e automjeteve të Bashkisë së Lezhës është abuziv, sipas këshilltares së PD-së zyrtare, Alfrida Marku. Ajo debatoi ashpër në mbledhjen e këshillit bashkiak me Kryetarin e Bashkisë, socialistin Pjerin Ndreu. I nervozuar, kryebashkiaku i kërkoi këshilltares së djathtë të mos bëjë politike, por të denoncojë në SPAK.
“Më 19 Prill ju keni ezauruar dy procedura prokurorimesh, me vlere 620 mln lek (të vjetra), dy procedura tenderash për të cilat ka dyshime të arsyshme se ka abuzime. Këto tendera janë me flamur të kuq”, tha Marku.
“Nëse ke dyshime shko tek SPAK-u, mos na bëj politike këtu. S’ke asnjë të drejtë të hedhësh aludime në këshill”, përgjigjet Ndreu.
Po kështu debate pati dhe për infrastrukturën, ku Marku akuzoi Ndreun se nuk ka parashikuar asnjë projekt për asfaltimin e rrugëve të 6 njësive vendore, duke e quajtur diskriminuese.
“Blinisht, Ungrejt, Shëngjin, qyteti i Lezhës, Dajç dhe Balldre nuk marrin asnjë investim në rrugë. Banorët paguajnë taksa dhe ata duhet të marrin shërbim pa diskrimin”, akuzoi Alfrida Marku.
“ Pas një muaji fillon investim i ujesjellisit në qytet, është shpall fituesi. Si mund të shtrojmë rrugë, por do hapen kanale për shtrimin e tubave të ujësjellësit?! Kaq llogjikë e ka dhe një fëmijë kopshti, por ty të ka turbulluar politika! Do bëhet njëhere ujësjellësi e kanalizimet e pastaj rrugët”, u përgjigj Pjerin Ndreu.
Në buxhetin e vitit 2024, Bashkia Lezhë ka parashikuar 5.3 miliard lek investime në infrastrukturen rrugore.
R.D/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?
-
Të drejtë
33.1%
-
Të gabuar
56%
-
Nuk e di
10.9%
Vota total: 384
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti Begaj viziton Mirditën për të promovuar turizmin
16 Maj, 16:29
-
I mori jetën nënës në Lezhë! 62-vjeçari me probleme mendore do shtrohet në spital psikiatrik
16 Maj, 11:13
-
Mbajti fëmijët peng me kallashnikov/ Zbardhet dëshmia e Aleks Markut në polici: Nuk jam treguar i dhunshëm! Me gruan kishim debate prej kohësh
16 Maj, 10:56
-
Rama inspektime në Lezhë: Plot punë të mira marrin jetë
15 Maj, 11:37
-
Mbajti peng fëmijët, daja i gruas së 40-vjeçarit për Report Tv: Mbesën e dhunonte, merrte fëmijët për t'ia vrarë në sy! E denoncuam mbi 30 herë, policia e mbrojti
15 Maj, 10:53
-
50-vjeçari vdiq teksa punonte në ndërtim, Gjykata e Lezhës cakton arrest shtëpie për administratorin e pallatit dhe punëtorin
15 Maj, 09:37
-
Qentë endacak kthehen në problem, pas turistes në Vlorë, një qytetar kafshohet nga qeni në Lezhë
15 Maj, 08:40
-
Aksidentohet Fuoristrada në afërsi të Rrëshenit, shpëton mrekullisht familja
14 Maj, 20:03
-
Aksi Thumanë-Kashar, Rama ndan pamjet: Gati më 30 qershor për qarkullimin e automjeteve
14 Maj, 19:19
-
I mori jetën nënës në Lezhë! 62-vjeçari me kartelë, psikozë skizofrenike, dëshmia në polici: Kam vrarë 2 mijë vetë
14 Maj, 15:09
-
Për herë të parë Lezha do të çelë sezonin turistik në Prishtinë! Bashkia: 60 për qind e pushuesve në Shëngjin janë kosovarë
14 Maj, 13:43
-
Lezhë/ Vrau nënën një ditë më parë, 62-vjeçari dëshmon para hetuesve: Kam vrarë 2 mijë veta, s'më beson njeri
14 Maj, 09:17