TIRANE - Nuk mjaftoi që u dhanë 35 mijë eurot nga Ministria e Kulturës për veprën e vjedhur të monumentit përkujtimor të Pavarësisë në Tiranë, shumë që u deklarua publikisht në një intervistë të drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve Rubens Shima për "Shqiptarja.com". Nuk mjaftoi as skandali me lekët e hedhura dëm për shtatoren e pabërë të Ismail Qemalit dhe të gjitah këto nuk janë përmendur fare në listë. Por, do t'i vinte radha edhe abuzimi me Logon e 100-vjetorit të Pvarësisë.
Logoja e pavarësisë së Trinidad Tobago afër Xhamajkës ka vetëm dy vija më tepër se logoja e pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa ngjyrat e përdorura dhe forma e vijave në të dyja logot janë krejtësisht të njëjta, shkruan mediat kur u shpall fituesi. Logoja e 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, është marrë si model nga shteti i Trinidad Tobago, i cili këtë vit feston 50-vjetorin e pavarësisë. "Logoja e 100- vjetorit të Pavarësisë të shtetit tonë u pëlqye shumë dhe njerëzit këtë pëlqim e demonstruan duke e shpërndarë gjithandej nëpër rrjetet sociale, e madje disa e vendosën si foto të profilit të tyre.
Por, së fundmi është zbuluar se ka shumë ngjashmëri me logon për 50-vjetorin e shtetit Trinidad Tobago, i cili ndodhet afër Xhamajkës", transmeton portali Almakos. Trinidad Tobago feston sivjet pesëdhjetëvjetorin e çlirimit nga Britania e Madhe. Ndërsa ajo që bie në sy është ngjashmëria e madhe e logos së 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe 50-vjetorin e pavarësimit të tyre. Logoja e Trinidad Tobago ka vetëm dy vija më tepër se logoja e pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa ngjyrat e përdorura dhe forma e vijave në të dyja logot janë krejtësisht të njëjta. Që të dyja kanë ngjyrat kuq e zi, ndërsa forma e vendosjes së vijave është identike.
*Shkrimi u botua në numrin e sotëm (1 shtator) të së përditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com